LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Televizori i së ardhmes

9 Mars 2018, 22:40, Lifestyle CNA

Gjithnjë e më tepër teknologjia po avancon, e një nga ndryshimet më të mëdha që vëmë re janë aparaturat që ne i përdorim çdo ditë.

E një ndër to janë edhe televizorët. Këta të fundit, ndryshe nga vitet më parë ku vinin të stërmëdhenj, sot po prodhohen gjithnjë e më të hollë. Por ajo çfarë sjell kompania ?Tv-Two? mund të përcaktojë të ardhmen e aparaturave të televizorëve që ne kemi në shtëpi.

Efekti i saj është i dyfishtë, pasi përveçse funksionon si një televizion normal, ai është tërësisht transparent kur është i fikur dhe pas tij mund të vendosësh edhe sende dekorative.

Ky model është ende në fazën e prezantimit, ndërsa kompania bën me dije se ka filluar të pranojë edhe porositë e para.

Kjo lloj teknologjia mund të ndryshojë tërësisht evoluimin e aparaturave që përdoren në shtëpi, duke i dhënë tërësisht një koncept të ri atyre./CNA.al

Lajmet e fundit nga