LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shpërthen” ish deputeti socialist / Ja, kujt i trembet Edi Rama në PD

9 Mars 2018, 13:55, Politikë CNA

Ish-deputeti socialist Andis Harasani ka hedhur dritë mbi të pathënat e marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha.

Sipas Harasanit, largimi i figurave kyçe të PD ?së, nuk erdhi nga ish kreu i PD ?së Sali Berisha, por gjithçka u firmos në marrëveshjen e 18 majit, me sugjerimin e Ramës dhe me bindjen e Bashës.

Ka qenë Rama,-shkruan Harasani,-  që ka luajtur kartën se s?mund të jetë në qeverisje me Topallin, Astrit Patozin, Ridvan Boden e me të tjerë, dhe për më tepër edhe Bashës do ia vështirësonin drejtimin e PD ?së.

?Sigurisht që mund të jem gabim por besoj shumë që listat e PD dhe largimin e figurave kryesore të PD nuk e bëri Berisha por Rama.

Në takimin mes Ramës dhe Bashës, kam bindje që kur është folur për mundësinë e bashkëqeverisjes, Rama ka luajtur kartën se s?mund të jetë në qeverisje me Topallin, Astrit Patozin, Ridvan Boden e me të tjerë, sepse s?do e lënë të qeverisë dhe jo vetëm aq, por do ja bëjnë më të vështirë dhe Bashës drejtimin e partisë. Dhe Basha që është po aq hilacak sa Rama ka rënë dakort?, ka shkruar Harasani.

Ky i fundit më tej është ndalur lëvizjet e Ramës, sa herë që kryefjalë janë skandalet.

?Duhet të pranojmë se Rama është mjeshtër. Mjafton fakti se sot, në këtë qeveri të mbytur në koncesione, kokainë, hashash e rritje taksash të gjithë merren me PD e jo me zullum-qeverinë?, ka shkruar ndër të tjera Harasani./CNA.al

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga