Connect with Us

Shpalli martesë me grua të martuar, një vit pritje për t’u ndarë

Denoncim

Shpalli martesë me grua të martuar, një vit pritje për t’u ndarë

Publikuar

-

Suad Morina u përball me situatën më të sikletshme të jetës kur bëri aktin e shpalljes së martesës me një vajzë, me të cilën kishte vendosur të ndante jetën. Kur po procedonte me celebrimin në Dërmenas mësoi se partnerja kishte një tjetër martesë të shpallur në Gjendjen Civile të Korçës.

Në këtë moment nisi odiseja për të anuluar aktin e shpalljes së martesës, pasi Gjendja Civile Dërmenas dhe Fier nuk e bënë dot këtë gjë. Pas interesimit të emisionit “Stop” pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, përgjigjja zyrtare ishte se është pranuar kërkesa e shtetasit për zgjidhjen e martesës, por ky akt fshihet nga sistemi për një vit.

“Unë jam Suad Morina, nga fshati Dërmish i qytetit të Fierit. Iu drejtova emisionit “Stop” për një arsye. U njoha me një vajzë para disa kohësh dhe vendosa të lidhesha e të martohesha me të. Bëra shpalljen e martesës dhe kur erdhi koha për të bërë celebrimin na doli që ajo kishte bërë një shpallje martese me dikë tjetër. Në momentin që unë e mora vesh, doja që të tërhiqesha nga kjo. Shkova për ta tërhequr shpalljen e martesës, por këto të komunës nuk e tërheqin dhe nuk e di pse e bëjnë këtë. Pa kaluar një vit thonë nuk ke drejtë të drejtë të bësh shpallje tjetër martese. Nuk jam më me atë unë se ajo është e martuar me dikë tjetër, ka bërë celebrimin”.

Suadi rrëfen se është ndjerë shumë keq, por tanimë ka vazhduar jetën dhe dëshiron të martohet me një grua tjetër. Por problemi qëndron te shpallja e parë e martesës, e cila ende nuk është anuluar.

Gazetarja e emisionit “Stop” sëbashku me denoncuesin iu drejtuan Njësisë Administrative Dërmenas për të pyetur sesi mund të anulohet kjo shpallje martese.

“Zotëria është paraqitur tek unë për të bërë shpalljen e martesës me certifikatën e bashkëshortes, të marrë në Gjendjen Civile Fier.  Pranvera Isufaj ndërkohë ka patur një shpallje martese në Gjendjen Civile Korçë. Zonja ka bërë edhe martesë në datën 17.05.2017 me Adem Isufaj. Mua nuk më del në sistem sepse në momentin që merr certifikatë del vetëm në Gjendjen Civile Fier. Unë kam bërë shpalljen e martesës për banorin tim. Zotëria është paraqitur pas 11 ditësh për të bërë martesën dhe unë atëherë e kam hapur problemin që Pranvera ka qenë me dy shpallje martese”.

Punonjësja e Njësisë Administrative Dërmenas tregoi se kishin kaluar 11 ditë nga shpallja e martesës, ndaj ajo  nuk mund të anulohej. Ajo shtoi se Suad Morina duhet të presë një vit nga shpallja e martesës së parë për të shpallur një tjeër.

LEXO EDHE:  “Njeri fasadash”/ Qytetari zbulon mashtrimin e Veliajt

Ndërsa në Gjendjen Civile të Fierit u tha se denoncuesi nuk është banor i qytetit të Fierit, ndaj dhe nuk ishte përgjegjësi e tyre. Gjithashtu u fajësua punonjësia e Njësisë Administrative Dërmenas për shpalljen e martesës, pasi duhej të kishte kontrolluar të dhënat për Pranvera Isufaj.

“Ne lëshojmë dy certifikata për shpallje martese, një e dërgojmë në destinacionin e shpalljes dhe një e mbajmë ne.  Kjo ka bërë dy shpallje njëkohësisht, të parin e ka bërë në Korçë, ku ka realizuar edhe martesën dhe tjetra është shpallja e martesës së dytë padashej nga punonjësja. Nuk e di si vepron ajo, por e ka bërë padashje.  Ajo duhej ta kontrollonte nëse kjo (Pranvera) ose personi tjetër (Suadi) kishte shpallje apo jo. Kjo ka kërkuar për Suadin, por po të kishte kërkuar për Pranverën, atëherë do të dilte që kishte shpallje tjetër”.

Ashtu si edhe Njësia Administrative Dërmenas, Gjendja Civile Fier tha se Suad Morina duhet të presë pak kohë derisa të bëjë një tjetër shpallje për martesë. / tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Dalin fotot e llotos së hapur përballë Ministrisë së Mbrojtjes/ Policia e mbyll dy orë kur vjen kontrolli”

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, thotë se bixhozi po lulëzon.

Ndonëse qeveria i ka mbyllur të gjitha llotot dhe lojërat e fatit dhe i ka ndaluar me ligj, në mesazhin e  publikuar nga Berisha thuhet se përballë Ministrisë së Mbrojtjes është një dyqan llotosh.

Më tej, ngrihen akuzat se në momentin kur do të vijë kontrolli, policia e mbyll dyqanin për rreth dy orë.

“Edi Rama ka thënë që janë të gjitha bixhozet e mbyllura, por unë do të dërgoj disa foto që të të them ty që në policinë e Lleshajt janë të gjithë të korruptuar. Si ka mundësi që një lokal përballë me Ministrinë e Mbrojtjes është hapur me lloto dhe kompjutera dhe policia e Lleshajt në momentin që do ti vijnë për kontroll i mbyll 2 orë dhe i hap prap”, thuhet në mesazh, ndërsa ish-kryeministri ka publikuar edhe fotot e llotos së hapur./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Dy mësues humbën jetën në aksident/ Berisha dënon qëndrimin përçmues nga qeveria

Publikuar

-

Nga

Një aksident tragjik më pasojë vdekjen e dy mësuesve ka ndodhur dje në Memaliaj.

Mësuesit që humbën jetën ishin duke u kthyer nga shkolla në fshatin Krahës të Tepelenë, me një makinë tip “Benz”, por mjeti ka rënë në greminë, duke shkaktuar vdekjen e 2 prej tyre ndërsa dy të tjerë mbetën e të plagosur.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili teksa shpreh ngushëllimet për humbjen e tyre, denoncon dhe mungesën e transportit për arsimtarët.

“Shpreh dhimbje per vdekjen aksidentale te dy mesuesve dje ne Tepelene
Lexoni mesazhin e tij!

Duke shprehur ngushellimet me te ndjera familjareve te te dy mesuesve qe humben jeten dje ne aksident rrugor por dhe denoj me ashpersine me te madhe qendrimin perçmues qe mbahet ndaj mesuesve, nxenesve dhe sistemit arsimor ne teresi nga narkoshtetit ne Shqiperi! sb

Pershendetje I nderuar doktor!marr shkas nga ngjarja e djeshme ku humben jeten dy mesues per shkak te kesaj qeverie te babezitur ku mesuesit paguhen akoma me rritjen qe keni bere ju kur ishit ne pushtet,Zyra Arsimore duhet të mundësojë transportin e mësuesve dhe nxënësve me furgon ose autobus, por kjo çështje është lënë prej vitesh në harresë. E njëjta problematikë është në gjith të vendit, ku tenderët për transportin janë ndër aferat kurruptive kryesore të zyrave arsimore dhe institucionet heshtin përballë këtij abuzimi që sot mori 2 jetë njerëzish. Shumë mësues janë të detyruar të japin mësim në zona të thella malore larg shtëpive dhe Zyrat Arsimore i detyrojnë të shkojnë me makinat private. Fondet e parashikuara për transportin e mësuesve vidhen sistematikisht dhe hetimet nuk finalizohen asnjëherë as nga organet ligjzbatuese”,jane shume mesues qe ndyshojne vendbanimin thjesht per te perfituar transportin ne menyre te padrejte faleminderit publikoje ta marre vesh i gjith populli se ca qeverie naziste qe kemi.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ “Trajtim kafshëror i punonjësve të RTSH, Gëllçi lë pa ngrohje dhe energji stacionin në Llogara”

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë për drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçin.

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili pretendon se është punonjës i RTSH në stacionin e trasmentimit në Llogara.

Duke iu referuar denoncimit, Berisha thotë se Gëllçi ka një trajtim kafshëror ndaj punonjësve të tij, pasi deklaron se punojnë 48 orë pa ngrohje, energji dhe pa transmetim.

“Unë që po ju shkruaj jam një punonjës i RTSH në stacionin e trasmentimit në Llogara, 1500 m mbi nivelin e detit dhe temperatura këto ditë shkon – 11grad. Problemi është se qëndrojmë 48 orë në shërbim, pa ngrohje dhe pa trasmentim. Arsyeja është se drejtoria e RTSH nuk na furnizon me karburant, për energji elektrike s’bëhet fjalë fare, ka disa vite”, thuhet në mesazh.

LEXO EDHE:  Denoncimi / Sponsorizuesi i PS-së mban peng 3 ditë një qytetar, policia fshehu ngjarjen

LEXO EDHE:  Ish-stafi i Fiksit nga Agoni në Klan/ Lind ‘Stop’

Më tej, punonjësi i RTSH deklaron se kur ankohen për kushtet në punë i përgjigjen: “Po doni qëndroni po të doni ikni se vijnë të tjerë”.

Sipas tij, kushtet në stacion janë mizerabël, ndonëse para një viti u kryen punime, për të cilat pretendon se janë bërë me njerëz të afërm të tyre që kanë vjedhur edhe fondet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE