LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkëlzen Berisha tek Krimet e Rënda/ Padi penale ndaj deputetit socialist

9 Mars 2018, 11:01, Kronika CNA

Shkëlzen Berisha sërish është paraqitur pranë Gjykatës  së Krimeve të rënda.

Mësohet se Berisha do të ngrejë padi ndaj kreut të grupit parlamentar të PS ?së Taulant Ballës. Ai ka kërkuar rihapje të hetimeve për padinë ndaj Taulant Ballës.

Berisha e ka kallëzuar Ballën penalisht për shpërdorim detyre.

Pak kohë më parë Gjykata e pushoi çështjen që kishte hapur ndaj Ballës.

Më herët Balla, në Komisionin Hetimor të CEZ, pati deklaruar se Shkëlzen Berisha nuk kishte paguar taksat, mirëpo Berisha në vijimësi e ka  hedhur poshtë këtë deklaratë si dhe ka akuzuar për shpifje Ballën./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga