Connect with Us

Lobimi i PD –së në SHBA/ Shpërthen ish-Ministri i Drejtësisë

Politikë

Lobimi i PD –së në SHBA/ Shpërthen ish-Ministri i Drejtësisë

Publikuar

-

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese/ Yuri Kim dhe Luigi Soreca i shkojnë në zyrë Bashës

Ish- ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reguar në lidhje me lobimet e PD –së në SHBA.

Spas tij partitë politike shqiptare duhet kuptojnë se nuk vlen asnjë cent i shpenzuar për sekserët amerikanë, që njihen si Lobbistë.

“E gjitha kjo për të shmangur vemendjen nga trafiku qeveritar i drogës; grabitjet e ngjarjet kriminale të përditshme; nga koncensionet shkatërrimtare të ekonomisë e nga korrupsioni galopant në vend.

Harxhohen para për propagandë dhe anti propaganda”, ka shkruar Manjani në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Para & propagandë

PS, PD e LSI duhet të kuptojnë se nuk vlen asnjë cent i shpenzuar për SEKSERËT amerikanë, që njihen si Lobbistë!

Asnjë cent!

Me aq para sa shpenzohet për lobime turlillojesh, partitë mund të paguanin shqiptarë të mençur që kanë ide e prodhojnë programe politike e qeverisëse! Mund të paguhen stafe e bëhen sondazhe e aktivitete pa fund, këtu në Shqipëri, për Shqipërinë e shqiptarët!

LEXO EDHE:  Kastriot Myftaraj përgjigjet "dhëmbë për dhëmbë"/ Manjan o shkolla e Vishinskit, edhe përgjigjesh, edhe thua se nuk merresh me argumentet e mi

E papranueshme që paguhen sekserë e shkrime dashakeqëse në amerikë, për Shqipërinë e shqiptarët!

Do ti kishim paguar me qejf aq para për lobbim, nëse të paktën Amerika të na pranonte pa viza!

Por edhe lobbing edhe viza, kjo është idiotësi e pa masë e partive tona!

E pafalshme që harxhohen para nga ekonomia jonë e varfër për të paguar amerikanë, që të na akuzojnë për propagandë se qenkemi edhe Rusë!

Kulmi! Kësaj i thotë të blesh qeder me paret e tua!

E gjitha kjo për të shmangur vemendjen nga trafiku qeveritar i drogës; grabitjet e ngjarjet kriminale të përditshme; nga koncensionet shkatërrimtare të ekonomisë e nga korrupsioni galopant në vend.

Harxhohen para për propagandë dhe anti propagandë!

Në fund fitojnë sekserët (lobbistë), por qartësisht humbet Shqipëria!

Kjo është politika!

Turp!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Publikuar

-

Nga

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Ditët e fundit në media apo edhe në rrjetet sociale, është lakuar shumë emri i Sekretarit të Përgjithshëm të Republikës së re, Gazment Bardhi.

Fillimisht në rrjete sociale dhe në media u komentua fakti, që Gazment Bardhi tashmë shoqërohet me badigardë.

Se kush e kërcënon Gaz Bardhin apo nga çfarë ka frikë ky i fundit, këtë përgjigje mund ta japë vetëm ai.

Por, një tjetër detaj që bie në sy, është fakti se duket se disa personazhe mediatikë apo politikë, janë “vërsulur” në kritika, a thua se fajin për humbjen e zgjedhjeve e ka Gaz Bardhi.

Kujtojmë këtu fillimisht professor Mark Markun, i cili në Kuvendin e PD ishte mjaft kritik për gjendjen ku ndodhet PD sot, për mënyrën e drejtimit, por sigurisht pa lënë mënjëanë, edhe Gazin e Lulit.

Më tej nëpër rrjete sociale kishte dhe shumë komente, qëndrime. Njëri e sulmonte, e tjetri e mbronte. Duke ardhur deri edhe tek “lëpirjet” e djeshme të kreut të degës numër 4 të PD në Tiranë, i cili e quante Gazment Bardhin, si kundërshtarin gjigant të Edi Ramës.

Por, të quash Gaz Bardhin si fajtor për humbjen e PD-së, apo ta quash kundërshtarin gjigant të Edi Ramës, kjo është më shumë sesa qesharake.

Por, dardha e ka bishtin prapa dhe detajet tregojnë një tjetër anë.

LEXO EDHE:  Deputeti i PD-së: Policia hesht prej 10 ditësh nën urdhërat e Edi Ramës

LEXO EDHE:  PD-LSI, dy parti që më shumë shijojnë aksesin në pushtet se opozitën

Me të ashtuquajturat “sulme” ndaj Gazment Bardhit, duket se përfitues ka dalë vetë kreu i Republikës së re, Lulzim Basha.

Përqëndrimi i vëmendjes tek Gazment Bardhi, e ka lënë të qetë Lulin, ndërsa ky i fundit vijon “betejat me mullinjtë e erës”, në ëndërrat në gjumin e tij të thellë.

Pra nga njëra anë gjasme sulmohet Gazment Bardhi, por ama Basha vijon i qetë pushimet. Gjë që në fakt të bën të dyshosh se është një skenar i pastër, që “Luli të flejë i qetë”.

Premtoi “beteja të mëdha” kundër regjimit Rama-Doshi, sikurse e cilëson ai, por në fakt të vetmen betejë që bëri është ajo për mbajtjen e karriges së kryetarit. Fillimisht me zgjedhjet e 13 qershorit, e më pas me ndryshimet në statut, duke “minuar” kështu karrigen e tij.

E tani që servilët ia “vërsul” Gaz Bardhit, ai mund vetë mund të vazhdojë të flejë i qetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dritan Leli thumbon Ramën/ “Edhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep pa marrë pluhrat”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë, u shfaq në nhë video, duke mbledhur mbeturina në një fushë sporti në Vlorë, ku dhe nuk la pa thumbuar edhe kryebashkiakun e këtij qyteti, Dritan Leli.

Por, duket se edhe kryebashkiaku Leli i ka kthyer “reston” kryeministrit Edi Rama.

Vetë Dritan Leli në një intervistë për Ora Verore thotë se situata e menaxhimit të mbetjeve nuk është më e mira e mundshme, por ka bërë progress të vazhdueshëm.

Gjithashtu ai iu përgjigj edhe Ramës, ndërsa tha se “si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat”.

Qyteti jeton si një i tërë dhe kontributi duhet të jetë shumplanësh. Bashkia që punon dhe qytetarët që janë të përgjegjshëm për të bërë më të mirën. Nuk është më e njëjta situatë që ishte 6 vite më parë. Ka problematika pa fund, sidomos në ditët e pikut, të shtunave dhe të dielave ndonjëherë bëhet e pamundur të përpunosh të gjithë volumin e mbeturinave që prodhon qyteti.Mbetet gjithmonë shumë për të përmirësuar. Si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat. Për fatin e mirë të qytetit dhe për konsolidimin e të ardhmes falë programit të menaxhimit të rregulluar të mbetjeve që e mbështet qeveria gjermane jemi duke punuar dhe jemi në faza të rëndësishme të zhvillimit të projektit të landfillit të Sherishtës, me të cilin do të kemi një largim përfundimtar të plehrave që pas 30 vitesh janë akoma në qendër të qytetit. Do kemi zëvendësim të gjithë kazanëve të plehrave në qytet, në zonan turistike dhe historike do të përdorim kazanët e nëndheshëm dhe do të kemi një flotë dhe armë të re të përpunimit të mbetjeve.Si kryebashkiak, thirrja ime do të ishte se nëse 200 mijë qytetarë të Vlorës do të ishin përballë 200 punëtorëve të pastrimit të Vlorës luftën do ta fitojnë qytetarët. Duhet të jemi të kujdesshshëm dhe bashkëpunues në hedhjen e plehrave në vendin e caktuar. Gjatë sezonit të verës trefishohet puna.”-tha Leli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Arrestimi i Kastriot Myftaraj/Manjani: S’ndodh askund të të fusë Policia në burg pse shprehe një mendim

LEXO EDHE:  Sot, rikonfirmimi tinzar i Bashës por legjitimimi humbjes së PD edhe në 2025!

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE