LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush janë dy zhvillimet pozitive dhe gabimet, sipas Albin Kurtit

9 Mars 2018, 17:20, Aktualitet CNA

Kreu i lëvizjes VetëVendosje, Albin Kurti, ka thënë se përgjatë procesit të demarkacionit kemi dy zhvillime pozitive.

“Mund të themi që kemi dy zhvillime pozitive dhe dy propozime për gabim në harta. Zhvillimi i parë pozitiv është gatishmëria e Malit të Zi të bisedojë. Zhvillimin tjetër është gatishmëria e  Thaçit për të pranuar gabime”, tha Kurti, i cituar nga “Zeri.Info”, duke shtuar se paralelisht me zhvillimet pozitive po bëhen edhe gabime në hapa. Pikërisht për këtë arsye Kurti ka dhënë dy propozime për gabim në hapa.

“Paralelisht për këtë kemi dy propozime me gabim në hapa. Së pari duhet të bëhet ratifikimi i saj e pastaj të korrigjohet ky gabim në hapa dhe do t?i ndihmonte zhvillimet në hapa. Në këto dy kritere të mbetura, ne duhet doemos ta ratifikojmë marrëveshjen e demarkacionit e vetëm me luftimin e krimit dhe korrupsionit. Ne mendojmë se luftimi i korrupsionit është proces ndërsa demarkacioni akt. Pse do duhej që një herë ta ratifikojmë demarkacionin e pastaj ta luftojmë korrupsionin. Le ta përmbushim një herë kriterin e krimit dhe korrupsionit e pastaj ta vëmë në rend dite edhe demarkacionin”, ka thënë ai.

Për Kurtin është i domosdoshëm një debat parlamentar për raportin Bulliqi. Po ashtu Kuvendi duhet të nxjerr një deklaratë për fqinjësi të mirë me Malin e Zi dhe për korrigjime të mëtejme të marrëveshjes.

Sipas kreut të rizgjedhur të VetëVendosjes kur flitet për korrigjim fjala është për korrigjime minimale dhe jo ato për humbjen e territorit./CNA.al

Lajmet e fundit nga