LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ku ti gjej rrënjët e tua Lulzim?

9 Mars 2018, 10:42, Aktualitet CNA

Tre ditë më parë Mother Jones, një media investigative amerikane publikoi skandalin e  financimeve për lobimet e PD në SHBA.

Në fakt, gjithçka është përgatitur dhe firmosur nga vetë Lulzim Basha dhe përgjegjësia është e këtij të fundit.

Akuzat ndaj siglës së PD ?së, janë një rast i gabuar, megjithëse, Basha ka firmosur në emër të partisë që drejton.

Asnjë njeri në PD, përfshirë dhe vetë Arben Ristanin që ka dëshmuar sot në Prokurori, nuk kanë pasur dijeni mbi skenarët e kreut të PD ?së.

Dje, Lulzim Basha në  Opinionin e BLendi Fevziut, tha se nuk e njihte dhe s?kishte asnjë dijeni për kompaninë ?Biniatta Trade LP?

CNA.al publikoi dokumentin që tregonte se Lulzim Basha, kishte firmosur me kompaninë, ?Muzin Capitol Partners? dhe në të njëjtin dokument ishte edhe ?Biniatta Trade LP?.

Për t?u kuptuar më lehtësisht, Basha kishte firmosur një kontratë me një partner lobimi ku pranonte që 150 mijë dollarë në emër të PD, të paguheshin pikërisht nga kompania ?Biniatta Trade LP?, të cilën Basha tha, se nuk e njihte.

Dokumentet ndodhen në dy lajmet e mëposhtme. Njëri që sjell firmën e  Bashës, kontratën me ?Muzin Capitol Partners? dhe ?Biniatta Trade LP?,  si dhe tjetri që sjell linkun zyrtar të Deprtamentit të Drejtësisë në SHBA dhe zbardh të plotë kontratën.

Basha u përpoq ta kalonte në mohim dhe me sulm ndaj Mother Jones si media e majtë e financuar nga SOROS.

Në fakt është vetë Lulzim Basha që priti SOROS në selinë e PD -së dhe shumë media shpesh kanë raportuar se Luli dhe bashkëshortja e tij kishin kryer studime me mbështetjen e SOROS dhe se ka lidhje të forta me miliarderin amerikan, i cili është pronari i Mother Jones.

Pra teoria e SOROS ?it bie poshtë, pasi Luli është vetë një bashkëpunëtor i tij.

Por, edhe sikur të ekzistonte kjo, çfarë mund të thotë Lulzim Basha, për New York Times, edhe  kjo e majtë komuniste në Amerikë, por kurrsesi nuk mund të mohojë Zërin e   Amerikës. (VOA) është zëri zyrtar i Deprtamentit të Shtetit, që drejtohet nga një konservartor si Rex Tillerson.

(VOA), është zëri i Departamentit të shtetit, është zëri i Tillersonit, këtë e di Luli, këtë e dimë ne, këtë e dinë të gjithë shqiptarët dhe shkrimi i publikuar në VOA, thotë se ka paqartësi për burimin e fondeve për lobimin e  PD ?së.

Dhe  përtej asaj që thonë gazetarët e Mother Jones, VOA, konfirmon dokumentet e dorëzuara në Departamentin amerikan të Drejtësisë dhe thekson se ka ende mospërputhje faktesh, të cilat në fakt i pamë dhe dje në Opinion të përkthyera në konfuzitet dhe tentativë për të shpëtuar nga Lulzim Basha.

Ku ti gjej rrënjët e tua Lulzim, tek denoncimi i gazetarëve amerikan, tek Zëri i Amerikës, apo tek gënjeshtrat e tua që kërkojnë të mbulojnë një financim 150 mijë dollarë nga kompani offshore në pronësi të shtetasve rus.

Kontrata është në Departamentin e Drejtësisë, zëdhënësi i ?Muzin Capitol Partners? e konfirmon, firma e Bashës është në kontratë bashkë me ?Biniatta Trade LP?,  e deklaruar se ka paguar për PD, 150 mijë dollarë.

Tani përveç gënjeshtrave dhe tentativës për të dalë pa lagur që dëgjuam mbrëmë, Bashës i ka ngelur një rrugë, të paktën njëherë në jetën e tij, të jetë i sinqertë, të tregojë ku i gjeti 500 mijë dollarë, cilat janë lidhjet e tij me ofshore, janë para të tij personale apo fonde të tjera të dyshimta dhe çfarë e lidh me rusët?

Këto pyetje ia ka shtruar pak a shumë në mënyrë dioplomatike Zëri i Amerikës.

Tani jo vetëm demokratët por të gjithë shqiptarët kërkojnë të dinë se ku gjenden rrënjët e Lulit dhe çfarë janë paratë e paguara në ofshore me pronarë rus.

Ekskluzive-Dokumenti që vërteton se Basha gënjeu publikisht në Opinion/ Luli e njeh kompaninë Biniatta

 

Ja dokumenti Ministrisë së Drejtësisë në SHBA që nxjerr gënjeshtar Lulzim Bashën

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga