LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet në Rinas me karikator kallashi/ Prangoset italiani

9 Mars 2018, 09:49, Kronika CNA

Policia kufitare ka ndaluar në Rinas, shtetasin italian Stefano Carli. Ndalimi i tij u bë, pasi ka tentuar të transportonte municione drejt Italisë.

Në bagazhet e tij, skaneri zbuloi një karakator kallashnikovi AK-56. Mirëpo ai ka thënë në polici, se nuk e ka blerë armatimin, por e ka gjetur.

?Karikatorin e gjeta në metalurgjikun e Elbasanit?, mësohet të ketë thënë Carli në polici.

Pas verifikimeve shtetasi italian është lënë i lirë./CNA.al

Lajmet e fundit nga