LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Apeli i Berishës për bashkim/ Patozi: Basha dha përgjigjen e tij...

9 Mars 2018, 16:18, Aktualitet CNA

Astrit Patozi ka komentuar vendimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për mbledhjen e Kryesisë dhe thirrjen e Kuvendit Kombëtar, një ditë pas thirrjes së Berishës për bashkimin e të gjitha kontributeve në PD.

I pyetur nga gazetarja e Report TV, rreth thirrjes së Berishës, dhe se sa dëgjohen ato në “selinë blu”, Patozi tha:

“Fakti që një ditë pasi zoti Berisha bëri thirrjen, Basha mblodhi Kryesinë dhe mori atë vendim, kjo është përgjigjja më e mirë që ai i dha edhe zotit Berisha. Sa herë që kam dëgjuar zotin Berisha që të ftojë, kam pasur parasysh se ai i drejtohet zotit Basha, se njeriu i drejtohet shkakut dhe jo pasojës. Ai që bëri ndarjen duhet të bëjë edhe bashkimin, ai nuk e ka ndërmend, por nuk ka shqetëson kjo gjë.”

PD nëse nuk do të ndryshojë qasjen e Bashës, që e konsideron partinë si biznes privat, do ketë një të ardhme shumë më të zymtë. Unë jam shpresëplotë se e vetmja dritë në fund të tunelit që ka mbetur te PD është lëvizja për ringritjen e saj, dhe në përgjithësi demokratët që e refuzojnë lidershipin dhe mënyrën sesi drejton Lulzim Basha PD-në, të cilët e detyruan atë të zgjohet nga gjumi dhe të marrë një vendim, pavarësisht se është një vendim i gabuar, por besoj se duke mbajtur të ndezur debatin se cila do të jetë e ardhmja e opozitës, i bëjmë shërbim jo vetëm PD-së por edhe Shqipërisë në Përgjithësi.? deklaroi ai për Report Tv. /CNA.al

Lajmet e fundit nga