Connect with Us

Zëri i Amerikës: PD, pagesa të dyshimta për lobim në SHBA

Kryesore

Zëri i Amerikës: PD, pagesa të dyshimta për lobim në SHBA

Publikuar

-

kreu i PD lulzim basha

Në Shqipëri, Partia Demokratike hodhi poshtë të mërkurën një shkrim të botuar në revistën amerikane “Mother Jones” lidhur me fondet, që kjo parti ka paguar për aktivitete të lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para zgjedhjeve të qershorit të vitit të kaluar.

Artikulli ngre dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP”, me bazë në Skoci, qëndrojnë biznesmenë rusë. “Makina e propagandës së Edi Ramës ka prodhuar dje një shkrim me pagesë në një media të majtë të dorës së dytë për të shpifur për financimin e Partisë Demokratike. Shkrimi është qesharak për nga përmbajtja dhe skandaloz për nga fallsifikimi i fakteve dhe kapërcimet logjike”, thuhet në deklaratën e PD-së, duke theksuar se ajo nuk ka asnjë lidhje me individë apo kompani ruse.

Çështja e pagesave për lobim të kryera nga ana e PD-së u hap në nëntorin e kaluar, kur firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë. Sipas deklarimeve të kompanisë ‘Muzin’ ajo ka marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017: pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Nga këto deklarime të firmës Muzin, vetëm ajo prej 25 mijë dollarësh, është pranuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha që është paguar nga PD-ja. Dy të tjerat janë të paqarta.

Partia Demokratike nuk ka pranuar asnjë lidhje me firmën ‘Biniatta Trade LP”, e cila rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë – një shtet i Amerikës Qendrore, i njohur si parajsë fiskale. Sipas investigimit të revistës “Mother Jones”, “Biniatta Trade LP” është një partneritet i krijuar nga dy kompani: Asverro Corp dhe Liminez Commerce, për të cilat “nuk ka të dhëna publike për ndonjë aktivitet tregtar”. Pas këtyre dy kompanive, sipas “Mother Jones”, qëndrojnë dy shoqëri të tjera të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar, “Babyonica” dhe “KF Global Management”, aksionet e të cilave zotërohen në masën 75 për qind nga dy shtetas rus, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev.

Në deklaratën e saj PD thekson se ajo “nuk ka thyer asnjë ligj, as shqiptar, as amerikan dhe të asnjë vendi tjetër. Partia Demokratike nuk ka patur e nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me individë apo kompani ruse”.

Megjithatë mbetet i paqartë angazhimi i “Biniatta Trade LP” në favor të Partisë Demokratike, duke paguar 150 mijë dollarë. “Muzin Capitol Partners” deklaron se është “kompensuar nga “Biniatta Trade LP” për aktivitetet e organizuara në emër të Partisë Demokratike për të promovuar lidershipin konservator shqiptar pranë biznesve dhe udhëheqësve politikë​ në Shtetet e Bashkuara”.

Sipas ligjeve shqiptare, partitë duhet t’i deklarojnë në KQZ shpenzimet për aktivitetet e tyre. Në dokumentacionin e dorëzuar nga PD në KQZ, rezulton se ajo ka paguar 100 mijë dollarë për një firmë tjetër lobuese në ShBA, “Barnes&Thornburg”. Deklarimi i PD-së, nuk përfshin kompensimet e tjera që firma Muzin i ka deklaruar në Departamentin amerikan të Drejtësisë se i ka marrë nga PD-ja (500 mijë dollarë), ose për punë në favor të saj (150 mijë dollarë nga Bienatta).

Për herë të parë çështja shpenzimeve të padeklaruara nga PD-ja, u zbardh nga një shkrim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative, BIRN, në nëntor të vitit të kaluar. Në reagimin e saj Partia Demokratike theksoi se “Kontratat e lobimit të Partisë Demokratike janë dokument publik që janë të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë. Kontratat dhe pagesat e bëra janë subjekt i ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë audituar dhe kontrolluar nga qeveria amerikane”.

Por gati një muaj më pas, gjatë emisionit “Opinion”, në TV Klan, zoti Basha do të jepte shpjegime dhe për shumën prej 500 mijë dollarësh për “Muzin Capitol Partners”. “Kjo kompani ka marrë dhe kontribute të tjera. Ka marrë një kontribut me një shumë prej 500 mijë dollarësh, përmes një skeme plotësisht në përputhje me ligjin amerikan, nga shqiptaro-amerikanët që kanë bërë grumbullim fondesh. Ky është një transaksion i drejtpërdrejtë, mes këtij fondi dhe kompanisë së lobimit. Këto para as nuk kanë ardhur në PD dhe as nuk janë paguar nga PD”, u shpreh zoti Basha, sipas të cilit kanë qenë të paktën 100 shqiptaro-amerikanë që kanë kontribuar për këtë fond.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/Berisha po zgjidh krizën politike

Mbetet ende e paqartë kjo mospërputhje faktesh, ku “Muzin Capitol Partners”, deklaron se është paguar nga PD-ja, ndërsa zoti Basha deklaron se pagesa është bërë nga shqiptaro-amerikanët.

Për ta komplikuar çështjen edhe më tej, një shifër prej 500 mijë dollarësh, përmendet edhe në kontratën fillestare midis firmës Muzin dhe firmës “Biniatta Trade LP”, të depozituar në Departamentin amerikan të Drejtësisë, si një pagesë që Biniatta duhet t’ia bënte firmës Muzin.

Si përmbledhje, PD ka deklaruar në KQZ 100 mijë dollarë për firmën “Barnes&Thornburg”, zoti Basha ka pranuar edhe 25 mijë dollarë pagesë për firmën Muzin, ndërkohë që mungojnë nga deklarimet në KQZ 150 mijë të bëra për PD-në nga Biniatta dhe 500 mijë, që Muzin thotë i ka bërë PD, ndërsa PD pretendon se i ka paguar komuniteti shqiptaro-amerikan.

Në fund të nëntorit, kur çështja u bë publike, Prokuroria e Tiranës, njoftoi se kishte nisur verifikimet dhe se kishte kërkuar dokumentacionet përkatëse si nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për deklarimet e PD-së, ashtu dhe nga vetë Partia Demokratike për të marrë kontratat e e lidhura me kompanitë amerikane. Por për rezultatet e këtyre verifikimeve nuk ka patur deri më tani asnjë njoftim zyrtar./ Zeri i Amerikes

https://www.zeriamerikes.com/a/4284957.html

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore

Drogë e fshehur në zarf/ Arrestohet i riu shqiptar në Itali

Publikuar

-

Nga

Policia italiane ka arrestuar nje shtetas shqiptar pasi iu gjet në kuzhinën e banesës së tij, në Romë një zarf me 26 gramë kokainë.

Në pranga u vu shtetasi N.J., 23 vjeç i cili  vëzhgohej prej një kohe të gjatë nga autoritetet italiane.  Droga dhe materialet e tjera paketuese iu gjetën pas një sërë kontrollesh në banesën dhe lokalet që frekuentonte shqiptari.

I riu ëshë dërguar në qendrën e vuajtjes së dënimit ‘’La Costarelle’’, ku do të përgatitet për të dalë në gjyq për akuzën e trafikut të drogës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kryesore

Zëri Amerikës përplas aktorët, dalin detaje të reja/ Soros, Berisha, Rama, Basha dhe Veliaj

Publikuar

-

Nga

Xhorxh Soros, është një filantrop i cili ka zgjedhur të investojë për një shoqëri të hapur në Shtetet e Bashkuara dhe mjaft vende të botës dhe ta mbështesë karierën e tij rreth kësaj ideje. Ai krijoji në Amerikë në fund të viteve 60 Fondin Kuant, një prej fondeve më të sukseshme të investimeve më risk. Miliarderi, në fund të viteve 80 çeli zyra të fondacionit në disa vende të Europës lindore, dhe pas rënies së sistemit komunist edhe në Shqipëri.

Mirëpo edhe pse ai ka investuar qindra miliona dollarë në vendet ish-komuniste, në fusha si arsimi, shëndetësia, dhe në mjaft projekte me ndikim për shtresat në nevojë, sot debati është përqendruar në ndikimin e tij politik në këto vende. Në Shqipëri ky debat kulmoi gjatë hartimit dhe miratimit të Reformës në Drejtësi 3 vjet me parë.

“Lidhet drejpërdrejt dhe vetëm me rolin e reformës së drejtësisë dhe me faktin se kjo reformë ka filluar të japë rezultatet e para, sado pikëpyetje dhe problematika që ka patur në ecurinë e vet”- thotë Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

“Le të marrim pak reformën në drejtësi. Le të më thotë mua çdo njeri, çfarë do Fondacioni Soros të hartojë strategjinë e reformës në drejtësi. Një qëllim të vetëm ka, për të shëndrruar drejtësinë shqiptare në degë të ekzekutivit të Edi Ramës”– shprehet Sali Berisha, ish Presdient i Shqipërisë.

“Ne nuk kemi ofruar asnjë paketë për Komisionin e Vencias apo për çdo institucion tjetër. Ne kemi asistuar financiarisht parlamentin e Shqipërisë në punën që kanë kryer 60 ekspertët e e emëruar prej tij. Ne kemi investuar 600 mijë dollarë për parlamentin shqiptar praktikisht. Këtu fillon dhe mbaron mbështetja e Fondacionit Soros për Reformën në Drejtësi”– sqaron Andi Dobrushi drejtor

Edi Rama, Alex Soros, George Soros

ekzekutiv i Fondacionit “Soros”.

Por debati mbi veprimtarinë e Fondacionit Soros në Shqipëri është më i hershëm se Reforma në Drejtësi. Ish-presidenti Berisha përkundrejt rezervave të forta dhe incidentit me dy punonjës të Fondacionit Soros që u shpallën non grada prej tij, me argumentin se ishin kapur nga shërbimet sekrete shqiptare duke iu dhënë informacione shërbimeve serbe, e vlerëson kontributin e Sorosit në fillim të viteve 90.

“Por kjo natyrisht nuk ndërpreu marrëdhëniet midis vendit tonë dhe Xhorxh Soros. Investimi i tij në Shqipëri për ngritjen dhe mbështetjen e shoqërisë civile, ishte shumë i mirpritur nga unë. Unë isha president i një vendi, në atë përiudhë i treti më i varfër në botë. Njerëzit nuk kishin asnjë mundësi të udhëtonin, nuk kishin mundësi të siguronin zyra, dhe e vërteta është së në këtë drejtim Fondacioni Soros, mendoj se ishte burimi kryesor i financimit dhe krijimit të këtyre organizatave”– pohon zoti Berisha.

Xhorxh Soros ndikoi në Shqipëri në fillim të viteve 90-të në mbështetjen dhe organizimin e shoqërisë civile. Por kjo veprimtari u shoqërua nga opinione dhe gjykime të ndryshme shpeshherë dhe të ashpra.

“Pas 4-5 vitesh konstatova se ky ishte një investim pothuajse tërësisht i njëanshëm dhe Xhorxh Soros ngriti një rrjet shoqatash të cilat në 80-90% të tyre ishin leva të ish-partisë komuniste, të partisë socialiste që ndërroi emrin. Ishte një dëmtim palcor i rolit dhe misionit të shoqërisë civile”– shprehet Sali Berisha, ish- Presdient i Shqipërisë.

“Në një kuadër më të gjerë Xhorxh Sorosi është njeri pas politikave progresiste dhe liberale dhe njëkohësisht dhe një nga kontribuesit në vendet postkomuniste. Kështu që dihet që është një antikomunist. Nuk mund të jetë një njeri që investon tek e majta”- shprehet Edlira Gjoni, Drejtuese e Qendrës për Ndikim Publik.

“Në një fondacion që punon për gratë e trafikuara, ti nuk i thua një gruaje a je e majtë apo e djathtë që unë të të shërbej dhe të jap shërbimin tim. Për këtë arsye them që paratë që janë derdhur për shoqërinë civile 80% e tyre kanë shkuar tek ata që kanë patur nevojë për t’i marrë këto shërbime”– thotë Iris Luarasi, aktiviste e të drejtave të grave.

Protagonistë të shoqërisë civile veçojnë meritën e Xhorxh Sorosit në lëvrimin e 130 milion dollarëve në arsim, mjekësi, në ndihmë të komunitetit rom dhe egjiptian, në ndihmë të familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, duke iu dhënë mbështetje ligjore si dhe mjaft projekte të tjera.

“Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se në kohën kur Berisha ishte president, ky njeri financonte ndërtimin e mbi 200 shkollave. Kështu që nuk mund të mohohen investimet që Soros ka bërë, pavarësisht se cila parti ka qenë në pushtet”– thotë Edlira Gjoni, Drejtuese e Qendrës për Ndikim Publik.

“Asgjë si mohohet asgjë. Dhe unë kam bashkëpunuar me Xhorxh Sorosin në dekadën e romëve. Qeveria ime me Organizatën e Kombeve të Bashkuara është angazhuar me interes të veçantë në këtë drejtim”– shprehet Sali Berisha ish Kryeministër i Shqipërisë.

“Problemi që ka lindur në Shqipëri me problemin Soros lidhet kryesisht me programin politik, pra të trajnimit të lidershipit dhë të forcimit të kapaciteteve të partive politike”- shprehet Lavdrim Lita, bashkëthemelues i Qendrës Zëri i Integrimit.

Komponenti politik është dhe fusha gri e gjithë debatit ndaj figurës së Xhorxh Sorosit. Kundërshtarët e tij në Shqipëri shohin tek ai një mbështetës dhe financues të fuqishëm të së majtës dhe eksponentëve të saj.

LEXO EDHE:  Ora e fundit e ultimatumit/Dyshime për marrëveshje

LEXO EDHE:  Ekskluzive/Berisha po zgjidh krizën politike

“Kemi një ç’ekuilibrim të balancës politike në raport me Fondacionin Soros. Kemi një raport 8-2, pra kemi një favorizim e partive politike më bindje të majta dhe lënie mënjanë e PD dhe partive të qendrës së djathtë” – argumenton Lavdrim Lita, bashkëthemelues i Qendrës Zëri i Integrimit.

“Në këtë mes është e vështirë të spekulosh se mbështetja ka qenë 80% për të majtët dhe 20 për të djathtët sepse unë nuk e di se kush është kjo shoqëri civile që është e majtë dhe kush është e djathtë” – sqaron Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

“Ai mund të thotë se unë kam financuar edhe qendrën e djathtë, por ato kanë qenë stërpika krahasuar më milionat e milionat, që ai derdhi për financimin e ish pasardhësve të nomenklaturës”– shprehet Sali Berisha ish Kryeministër i Shqipërisë.

“Për rastin e zotit Basha, për çfarë informacioni kam unë, ka patur një marrëveshje mes Univeristetit të Uhtretit dhe Fondacionit Soros për bursa të përbashkëta për studentët shqiptarë. Dhe ka rastisur që dhe zoti Basha ka qenë student në atë kohë dhe ka përfituar prej tyre. Nuk besoj se ka patur një bursë specifike për zotin Basha”– sqaron Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

“Unë nuk di të këtë marrë bursë, por edhe sikur të ketë marrë bursë, kjo nuk do të thotë që unë të mbetem skllav i një burse. Po të jetë ashtu dhe nësë do të isha në vendin e tij ja ktheja ato para”– pohon ish Kryeministri Sali Berisha.

Fondacioni Soros drejtohet nga një bord, në përbërje të të cilit vit pas viti kanë qenë mjaft përsonalitete të jetës shoqërore dhe politike në Shqipëri. Sot nën dritën e re të diskutimit dhe debatit mbi rolin dhe ndikimin e Xhorxh Soros për një shoqëri të hapur, mjaft emra shigjetohen si tregues, se filantropi ka mbështetur të majtën ekstreme duke sjellë pasoja për vendin.

“Edi Rama vetë ka qenë kryesor në Fondacionin Soros. Linda Rama vetë ka qenë drejtuese e Fondacionit Soros. Erjon Veliaj gjithashtu. Në një aspekt, me paratë e tij është mbjellë fara e korrupsionit e paimagjinueshme. Nuk është se nuk ka ekzistuar korrupsi

oni, por dhe ka ndikuar”– shprehet Sali Berisha ish Kryeministër i Shqipërisë.

“Në bordin e Fondacionit Soros njerëzit nuk vijnë të bëjnë karrierë dhe nuk e ndërtojnë karrierën e tyre nga bordi i fondacionit përkundrazi të mos harrojmë se në bordin e fondacionit kanë qenë njerëz si Ylli Popa, Ismail Kadareja. Ka patur gjithnjë një balancë në përbërjen e bordit sidomos përsa i përket si bindjeve po ashtu dhe prurjeve dhe ideve”– argumenton Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

Ish Kryeministri Sali Berisha thotë për Zërin e Amerikës se takimi i tij i fundit me zotin Soros ishte pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2005.

“Xhorxh Sorosin e kam pritur në 2005-ën. Fitova zgjedhjet dhe ai erdhi për Edi Ramën. E prita në një drekë, diskutova, i përcaktova qëndrimet e mija se unë kam ndërmend të bashkëpunoj më të gjithë pushtetin vendor, dhe natyrisht dhe me kryetarin e bashkisë së Tiranës, kam ndërmend të bashkëpunoj me opozitën. Interesi i tij në këtë takim ishte Edi Rama.”

“Ne kemi punuar dhe bashkëpunuar me të gjitha qeveritë si të majta ashtu dhe të djathta. Mund të jemi konfrontuar madje me to, siç ka qenë rasti i Gërdecit. Raste të tjera janë aktuale. Një çështje e pacientes hemofilike, që është fituar në gjykatë kundër Ministrisë së Drejtësisë. Çështje tjetër është një e sëmurë që vuante nga kanceri dhe që nuk i jepeshin medikamentet nga Ministria e Shëndetësisë. Në Tepelenë përshëmbull kundër ndërtimit të hidrocentraleve. Kemi raste të tjera të ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë. Janë çështje juridike që vazhdojnë”– argumenton Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

Lidhur me pyetjen e Zërit të Amerikës se kritikët shprehen se Partia Demokratike po kërkon të gjejë një armik të jashtëm pasi nuk arrin të jetë frymëzuese për mbështetësit e saj, zoti Berisha shprehet se:

“Sot opozita është shumicë dhe do të ishte absurde të mendohej se PD do të preferonte për armik një superspekulant të planetit me një fuqi të jashtzakonshme, sepse përdor paratë për të blerë politikanët dhe politikë, si askush tjetër në botë. Por Partia Demokratike guxon dhe do të guxojë t’i thotë të vërtetat në sy.”

Debati mbi aktivitetin e miliarderit Xhorxh Soros dhe rolin e tij në mbështetje të shoqërisë civile nuk është një çështje thjesht dhe vetëm shqiptare. Filantropi është i atakuar edhe në Amerikë pasi ai mbështet demokratët dhe është kundërshtar i fortë i Presidentit Tramp. Kritika ndaj ideologjisë Soros për një shoqëri të hapur, pati vitet e fundit edhe në disa vende të Europës, veçanërisht në Hungari dhe Maqedoninë e Veriut. Vala e këtij diskutimi ngre pikpyetje mbi këtë figurë komplekse, që u bë i pasur duke investuar fonde më risk, dhe që një pjesë të parave të tij, në ndryshim nga mjaft miliarderë të tjerë, ka zgjedhur t’i shpenzojë për forcimin e atyre që ai e quan shoqëri të hapura./VOA

LEXO TE PLOTE

Kryesore

Hetimi i Ilir Metës/ Fatmir Mediu injoron deputetët

Publikuar

-

Nga

 Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane, ka qenë pjesë e të intervistuarit në “Ditarin” e televizionit “A2-CNN”, ku si temë diskutimi ishte dalja e presidentit Ilir Meta, paraditen e sotme, përpara trupës së Komisionit Hetimor parlamentar.

Ndërsa e ka vlerësuar qëndrimin e Presidentit, Mediu ka injoruar deputetët pjesëmarrës në aktin e marrjes në pyetje të Ilir Metës, duke i etiketuar si shërbetor të verbër të urdhërave politik etj.

“Sot ishte shfaqja më e turpshme e Kuvendit të Shqipërisë, deputetë që nuk njohin as Kushtetutën, por i shërbejnë verbërisht urdhrave politikë. Nga ana tjetër, Presidenti, me përgjegjësinë dhe me autoritetin që i jep Kushtetuta, shpjegoi vendimin e tij për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, e cila nuk u respektua për shkak të urdhrit politik të Edi Ramës. Ku objekt hetimi ishte i ndërtuar qëllimisht nga ana e Partisë Socialiste, e cila pas raportit të OSBE/ODIHR duhet të kishte një reflektim. Interesi i tyre politik dominon mbi interesin kombëtar. Më bëri përshtypje analiza e Presidentit, më tërhoqi vëmendjen qëndrimi i tij kur tha se nuk donte të kishte një Rajshtag në Shqipëri. Ky komision është një zgjatim i pavlerë. Edi Rama ka shpërfytyruar shtetin dhe shtetarin. Sot shqiptarët mendojnë se shteti dhe shtetari janë një gjë e keqe. Rama e ka bërë këtë qëllimisht. Nuk ka parlament. Jemi në një vend ku nuk kemi as Gjykatë të Lartë e as Prokurori. Edhe Partia Socialiste është drejt degradimit”, , ka deklaruar Fatmir Mediu./CNA.al.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: