LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet deputeti që Basha nuk lejoi të përballej me Patozin në "Të paekspozuarit"

8 Mars 2018, 22:12, Aktualitet CNA

Emisioni “Të paekspozuarit”, i gazetarit Ylli Rakipi, pati mbrëmjen e sotme si temë diskutimi gjendjen aktuale në të cilën ndodhet Partia Demokratike, dhe lëvizjet nga kritikët e Bashës për ringritjen e PD-së.

Ai tha në fillim të emisionit, se kishte ftuar zyrtarë nga PD-ja që të ishin përballë Patozit dhe ish-ministrit të Ekonomisë Genc Ruli, por që nuk kishin shkuar.

CNA.al, investigoi lidhur me këtë, dhe zbuloi se ai që ishte kontaktuar për të qenë në emision ishte deputeti i Bashës për Vlorën, Agron Shehaj. Mësohet se Shehaj e kishte konfirmuar vajtjen e tij në emision, por më vonë ka pasur ndërhyrje nga kryetari Lulzim Basha, që ka bërë që ai të mos jetë i pranishëm në emision. /CNA.al

Lajmet e fundit nga