Connect with Us

Thirrja e një nëne në 8 Mars: “Shtëpia po më zë brenda”

Denoncim

Thirrja e një nëne në 8 Mars: “Shtëpia po më zë brenda”

Publikuar

-

8 Marsi nuk është një urim për të gjitha gratë. Realiteti shqiptar tregon se shumë prej tyre vuajnë në kushte të vështira ekonomike, sakrifikojnë jetën për familjen, por nuk gjejnë zgjidhje në institucionet e vendit.

Shumë nëna kryefamiljare janë dorëzuar duke jetuar në varfëri ekstreme. Ky është rasti i Fiqirete Çapit e cila është një nënë që kërkon ndihmë, pasi jeton në kushte të vështira ekonomike. Ajo i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” në pamundësi për të zgjidhur problemin e saj me pronën. Fiqiretja jeton në varfëri ekstreme, shtëpia e saj rrezikon të shembet.

Kjo zonjë banon në fshatin Mashkull, Pezë e vogël. Infrastruktura e keqe e rrugës që të çon në shtëpinë e saj e ka izoluar totalisht këtë nënë e cila jeton vetëm me djalin e saj të papunë. Shtëpia e Fiqiretes është drejt shkatërrimit, një nga dhomat rrezikon të shembet, tavani duket qartë që ka nisur të bjerë.

Fiqiretja tregon se ka frikë të shtrihet pasi rrezikon të vdesë. Të vetmet orendi në shtëpinë e saj janë një divan i vjetër i kohës së komunizmit dhe një frigorifer i cili është i boshatisur , aty ka vetëm një tenxhere me qumësht. Fiqiretja tregon se shpesh herë e ndihmojnë fqinjët ose motra e saj .

LEXO EDHE:  Fiks Fare/Përgjegjësi i Sigurisë së portit të Sarandës përdoror makinën e tij si taksi për tursitët

“Unë jetoj në kushte të vështira. Jam një nënë pa mbështetje . Djali nuk punon, nuk kam para as në shkollë ta çoj. Ja shiheni tavani gati për të rënë , kam frikë të fle natën se më zë brenda . Veç këtyre halleve i jam drejtuar emisionit tuaj, pasi në hipotekë nuk ma njohin pronën që e kam trashëguar nga bashkëshorti im i ndjerë . Vetëm këtë kam dhe asgjë tjetër , nuk kërkoj lëmoshë, por të paktën të më japin atë që e kam trashëguar” thotë ajo me lot në sy.

“Fiks Fare” ju drejtua Hipotekës së Tiranës e cila nëpërmjet një shkrese zyrtare na njoftoi se Bashkia e Tiranës nuk e ka përcjellë dokumentacionin e plotë të qytetares për regjistrim, pasi qytetaria nuk e ka kërkuar në bashki. Megjithatë hipoteka thotë se pasi të paraqiten aktet për regjistrim, zyra vendore e pasurive të paluajtshme do të vijojë procedurën për regjistrimin e pasurisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Detajet/ Si u hakmor Edi Rama me artistët

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili përmend disa detaje, sipas të të cilave kryeministri Edi Rama, prej vitit 2013 ka treguar urrejtje dhe hakmarrje ndaj artistëve.

Denoncuesi rendit disa fakte dhe argumente që tregojnë se çfarë u bë pro artistëve gjatë qeverisjes së PD, ndërsa heq një paralel me qeverisjen e Ramës.

“Përshendetje doktor po ju sjell me fakte dhe argumente se çfarë bëri PD për artin dhe artistët dhe si i rrënoj ata piktori i shkarravinave. Periudha 2005-2020…!

Në 2005 kur erdhi Partia Demokratike në pushtet , rroga e një artisti u rrit 200%.

Pra: Nga 220,00 lek (te reja), u bë 47 000 lek.

Në 2009 u shtua 30% . Dhe deri në 2013 rroga vajti 78 000 lek.

Në 2006 për herë të parë u firmos “Kontrata Kolektive” ndërmjet Sindikatës dhe Institucionit të T.K.O.B.

Në 2006 u bë Ligji për artin skenik.
(a ishte një Ligj perfekt?) ka vend për debat.
Institucionet e Artit morën statusin “INSTITUCIONE KOMBËTARE”.
Në 2008 u miratua në Parlament Ligji për të “Drejtën e Autorit”.

Në çdo fundvit për Festat, qeveria e Doktor Berishës jepte 9 000 lekë të reja.

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Skandali në Burgun e Drenovës, drejtori dhe juristi vjedhin naftën e institucionit

LEXO EDHE:  Kryepleqtë në Lezhë nuk marrin rrogat/ Shkak mosdorëzimi i vulave nga paraardhësit

Nuk u pushua asnjë artist apo punonjës.
Nuk u bë asnjë protestë nga artistët.
Po kur erdhi PS në 2013 në pushtet,  Edvini shfryu të gjithë urrejtjen kundër artistëve dhe artit të vërtetë.

Kështu:
U shkatërua “Kontrata Kolektive” në shkelje me Dispozitat Ligjore Kodi i Punës etj.

U pushuan nga puna artistë dhe punonjës të Administratës.
U vendos kontrata individuale për t’i bërë shantazh artistit.
Po Rroga e Artistit?
0% e rritjes së Rrogës.
Po kompensim të inflacionit?
0% ngritje.
Po dietat?
0.5% e rasteve….janë dhënë.
Po shpërblimi për fundvit a është dhënë gjatë periudhës 2013-2019?
0% të rasteve……”-shkruan denoncuesi.

Më tej, ai reagon edhe në lidhje me ligjin për Teatrin Kombëtar, ndërsa shkruan se :U miratua nga shumica ligji Fusha për vjedhjen e tokës publike dhe shkaterimin e Teatrit Kombëtar!
Sot, artisti është totalisht i dhunuar, frustruar dhe i depersonalizuar, i demotivuar dhe pa identitet.
Artistet dolën në protestë kundër dhunës dhe politikave që ndërmori Qeveria Rama.
Pra: Një skallav i shfrytëzuar egërsisht nga autokracia e kesaj qeveria, e cila si menyre komunikimi ka vetem arrogancën dhe prepotencën.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Aman o ti, si e kanë bërë të tjerët”/ Si ndryshon nota tek Mjekësia për 150 Euro

Publikuar

-

Nga

Emisioni “Stop” në Tv Klan solli, këtë të martë, në vëmendje korrupsionin në universitet ku me para në dorë, studentët shndërrohen nga ngelës në kalues, madje me një notë të mirë në librezë.

Kamera e fshehtë “Stop” tregoi sesi një studente Masteri e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, që kishte ngelur në provim, takoi pedagogun Besnik Faskaj, i cili pasi mori paratë, notën 4 e bëri 8. Për 150 euro, ai “tejkaloi” edhe vështirësinë e faktit, se notat ishin hedhur në sistem.

Studentja në fjalë pretendon, se pedagogu Faskaj e bën në mënyrë masive këtë pazar me notën. Madje ajo thotë se në provim në lëndën “Urgjencë kirurgjikale” kishte shkruar dhe notën 4 e ka marrë enkas, që të vinte puna te paratë.

Studentja: Jam një studente e Universitetit të Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike. Mes shumë provimesh që kam pasur këto dy vjet, vitin e parë kam pasur një provim me profesor Besnik Faskaj, lënda “Urgjencë kirurgjikale”, në vit të parë të Masterit Shkencor. Pasi kam shkuar tek ky provim për notën 7 ose 8, profesori më ka vlerësuar me notën 4. Kisha dëgjuar nga shumë studentë që për të marrë notën në këtë lëndë me këtë profesor duhej të paguaje një shumë lekësh prej 150 Eurosh. Gjithsesi kur shkova vetë të takoja profesorin për t’i kërkuar tezën për një rivlerësim të notës, ai më konfirmoi të njëjtën gjë. Që domethënë se më kërkoi 150 Euro për një notë kaluese. Unë e dhashë përsëri këtë provim në vjeshtë dhe përsëri profesori më vlerësoi me të njëjtën notë. Unë i jam drejtuar emisionit “Stop” sepse unë nuk kam mundësi për të paguar këtë provim dhe për të marrë këtë notë kaluese.

Gazetarja: Të gjithë studentëve u kërkohej 150 Euro për të marrë një notë kaluese?

Studentja: Po. Kështu kam dëgjuar që të gjithë studentëve u kërkon 150 Euro për një notë kaluese, pastaj në varësi të notës, normalisht që një vlerë monetare më të lartë. Unë ndihem e pashpresë sepse nuk kam mundësi ta paguaj atë provim, por nuk jam as studente e keqe që të detyrohem të paguaj për një provim. Ndihem shumë e inatosur me sistemin arsimor në Shqipëri dhe mendoj se duhet bërë diçka për këtë gjë.

Fillimisht, studentja kontakton më profesorin për t’u takuar në lidhje me provimin. Pedagogu i thotë se notat janë dërguar tek sekretarja.

Studentja: Alo!

Profesori: Alo!

Studentja: Profesor, si kalove?

Profesori: Mirë!

Studentja: Jam një studente e Masterit Shkencor. Ke mundësi të takohemi në lidhje me atë provimin?

Profesori: Në lidhje me atë provimin…

Studentja: Me atë provimin e kirurgjisë.

Profesori: Tani unë i çova ato, se Margi (sekretarja) i donte urgjent, urgjent. Unë nuk e di, ca ka bërë Margi, nëse ajo nuk i ka hedh në sistem… Në qoftë se ajo i ka çuar për firmë te Dekani pastaj…

LEXO EDHE:  Kryepleqtë në Lezhë nuk marrin rrogat/ Shkak mosdorëzimi i vulave nga paraardhësit

LEXO EDHE:  “Fiks Fare” publikon skandalin/ Seks dhe drogë nëpër lokale

Studentja: Po gjithsesi takohemi njëherë dhe flasim!

Profesori: Po takohemi, kur të duash. Unë jam te fakulteti tani, se kam mësim deri në 10 e gjysmë.

Studentja: Në rregull! Në orën 10 e gjysmë të të telefonoj përsëri, që ta lëmë, për t’u takuar?

Profesori: Po! Ok! Flasim.

Studentja: Në rregull! Faleminderit!

Emisioni “Stop” ka publikuar pasqyrimin në sistem ku rezulton se është hedhur më 6 Nëntor nota 4. Pas kësaj, studentja takohet me pedagogun, ku i jep 150 Euro për notën.

Edhe në bashkëbisedimin me studenten, ai i tregon asaj që vështirësia më e madhe qëndron për të ndryshuar notën në sistem.

Studentja: Si ke qenë ti profesor?

Pedagogu Besnik Faskaj: Mirë mo, mirë! Si shpirt! Mund të jetë ndonjë rrufë, ndonjë gjë.

Pedagogu Besnik Faskaj: Tani unë po bëj këtë: Unë fola çikë me Margin (sekretaren) dje dhe i thashë kështu, kështu, kështu, kështu… Asnjëra nga këto i thashë, që thua ti, nuk ka probleme me atë… me bursën. Ata mbi 6, që the ti në vit të parë, marrin bursë, apo nuk është për Masterin kjo?

Studentja: Jo, nuk është për Masterin.

Pedagogu Besnik Faskaj: Është vetëm për Bachelorin. Dhe i thashë këto nuk kanë probleme kështu. “Jo, se unë do dorëzoj aneksin.” Mirë, mirë, i thashë unë. Gjithë ideja është, që të bëjmë ato ndryshimet…

Studentja: Gjithsesi profesor, unë e kam këtu, që më është bërë ferr ky provimi. E kupton? Më është bërë shumë ferr edhe…A, i paskam këtu (për lekët).

Pedagogu Besnik Faskaj: Aman o ti, si e kanë bërë të tjerët. Ata kanë kopjuar, i kanë bërë, s’i kanë bërë etj.

(I jep 150 Euro)

Pedagogu Besnik Faskaj: Sa e vret mendjen ti.

Studentja: Jemi në rregull bashkë?

Pedagogu Besnik Faskaj: Mbetet… ja t’i them asaj.

Studentja: Profesor, unë kam edhe këtë pjesën, që kam mesatare edhe e kupton? E dua një farë note!

Pedagogu Besnik Faskaj: Do ta shohim atë ne!

Studentja: Në qoftë se s’prish punë, ma thuaj!

Pedagogu Besnik Faskaj: E di ku është…Ajo sforco më e madhe, është të bëj ndryshimin. E ke parasysh? Nuk ka rëndësi nota. Të bëj ndryshimin atje, që mos të kem konflikte.

Studentja: Ishalla bëhet, po gjithsesi më telefono dhe më thuaj!

Pedagogu Besnik Faskaj: Gjithsesi do të njoftoj!

Studentja: Mirupafshim!

Pedagogu Besnik Faskaj: Mirupafshim!

Pedagogu i urgjencës kirurgjikale duket se e rregulloi edhe me sekretaren Margi, që e përmend vetë në video, për të ndryshuar notat e publikuara tashmë.

“Stop” ka rritur të dokumentojë të dyja notat, para dhe pas pagesës nën dorë të pedagogut. Provimi është bërë më 6 Shtator të vitit të kaluar. Ndërkohë më 6 Nëntor në sistem ishte vendosur nota 4. Por menjëherë pas dhënies së parave, më 14 Nëntor, në sistem nota ndryshoi dhe u bë 8./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Dhuna në familje/ Prokurori: Kërko azil, largohu që t’i shpëtosh dhunës dhe burgut

Publikuar

-

Nga

I riu nga Laçi që u ankua në Fiks Fare për harresën në burg nga Drejtësia shqiptare, ngriti edhe një problem tjetër, atë të dënimit të padrejtë.

Është proceduar dy herë nga prokuroria e Kurbinit për dhunë ndaj babait, edhe pse prokurori që ka ndjekur hetimet ka qenë i vetëdijshëm, se i riu ka qenë disa herë viktimë e dhunës në familje.

Dhuna në familjen e tij nga i ati i alkoolizuar është e përsëritur. Për këtë arsye nëna më një nga vëllezërit është larguar drejt Francës ku ka kërkuar azil, ndërsa vëllai tjetër në Itali. I vetmi që ka qëndruar në shtëpi është ai, dhe ky nuk është rasti i parë që babai e ka akuzuar për dhunë. Ata janë arrestuar të dy babë e bir pasi janë gjetur me shenja në trup dhe kokë, ku kanë pretenduar që janë rrahur me njëri tjetrin.

Sipas prokurorit Bardhyl Shehu, babai i djalit është i alkoolizuar dhe përsëritës në shfaqje dhune. Në një kohë kur dosjen e ka çuar në gjykatë për këtë të ri, e vetmja zgjidhje që i jep për t‘i shpëtuar dhunës së ushtruar nga babai i alkoolizuar, është azili politik. Ai i sugjeron disa hetë të largohet nga vendi, pasi kjo është e vetmja zgjidhje për të.

LEXO EDHE:  Kryepleqtë në Lezhë nuk marrin rrogat/ Shkak mosdorëzimi i vulave nga paraardhësit

LEXO EDHE:  Fiks Fare publikon skandalin/ AKU me laboratorë të pa akredituar

Prokurori, i cili ka trajtuar një tjetër çështje, po për dhunë në familje, duket se e njeh shumë mirë të atin e djalit, dhe i kujton atij që ai i ka futur të dy në burg. Ai i thotë gjithashtu që djali duhet ta shmangë përballjen me të atin, të mos e kundërshtojë kur ai e keqtrajton, të mos ngrejë dorë, pasi babai  është më i madh. Ndërkohë që i riu i përsërit prokurorit dëshirën e tij të vetme, të zbardhet e vërteta dhe të mos ketë më probleme as me policinë, as me prokurorinë dhe as me babain e tij të dhunshëm./TCH

 

LEXO TE PLOTE