Connect with Us

Shqipëria me barrën më të lartë të sëmundje në Rajon, por me numrin më të ulët të mjekëve  

Sociale

Shqipëria me barrën më të lartë të sëmundje në Rajon, por me numrin më të ulët të mjekëve  

Publikuar

-

Indeksi i Europian Shëndetit (EHCI)  e renditi Shqipërinë në zonën e kuqe në hartën e Europës si vendi më problematike të lartë në sektorin e shëndetësisë.

Indeksi vë në dukje se Shqipëria ka burime shumë të kufizuara të kujdesit shëndetësor. Shqiptarët shkojnë të doktori vetëm kur janë në gjendje të rënduar, prandaj koha e pritjes në Shqipëri nuk është shumë problem. Shqipëria, Rumania dhe Bullgaria po vuajnë nga një strukturë shëndetësore e vjetruar, me një raport të lartë dhe të kushtueshëm të kujdesit në pacient për kujdesin jashtë-pacientit, thuhen në vlerësim.

Sipas matjeve nga të dhënat kombëtare dhe ndërkombëtare si OBSH nëpërmjet Global Health Data Shqipëria ka barrën më të lartë të sëmundjeve në Rajon, dhe nga ana tjetër ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë.

Sipas indeksit të EHCI Shqipëria ka 130 mjekë për 100 banorë niveli më i ulët në 35 vende të Europës të marra në vlerësim.  Ndërsa Greqia është vendi me numrin më të lartë mjekëve, me rreth 620 të tillë për 100 mijë banorë.

LEXO EDHE:  Skenarët/Çfarë do sjellë në Shqipëri marrja e Shtëpisë së Bardhë nga Trump, prerja e lidhjeve të Soros rrezikon Ramën, Veliajn dhe Bashën

Krahasuar me vitet 2008-2013, nga të gjithë Qendrat Shëndetësore sipas zonave gjeografike të përcaktuara në kontratë, për vitin 2016 ka një rritje të numrit mesatar ditor të vizitave për mjek nga 7.2% në 2008 në 10.8 % në 2016

Gjithashtu Shqipëria ka treguesit më të ulët të fuqisë blerëse për shërbime mjekësore PPP (Pariteti i Fuqisë Blerëse) 600 dollarë për pacient në vit në në krahasim me  mbi 6000 dollarë në Norvegji, Zvicër dhe Luksemburg.

Sipas të dhënave të FDSKSH-së nga realizimi i vizitave të kryera në Qendrat Shëndetësore të kujdesit parësor në rang vendi përqindjen (%) më të madhe të vizitave e kryejnë kategoria e pacientëve mbi 60 vjeç që zënë 44% të totalit vizitave, të pasuar me vizitat e moshës 15-60 vjeç me 36 %, vizitat e moshës 1-18 vjeç me 17 %, dhe vizitat e moshës 1-12 muajsh me 3% të vizitave./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Lajm i keq për të dashuruarit/ Surprizat e pakëndshme të motit

Publikuar

-

Nga

Një lajm i keq për të dashuruarit vjen nga Shërbimi Meteorologjik. Mësohet se nga dita e nesërme do të kemi ndryshim total të situatës meteorologjike.

Duke nisur që nga orët e vona të mbrëmjes së sotme, nis shtimi i vranësirave mesatare dhe të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e para të mëngjesit, gradualisht nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët në të gjithë territorin, ndërsa në jugperëndim-veriperëndim reshjet do të jenë në formë shtrëngatash.

Parashikohet se nesër moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme dhe lokalisht të herëpashershme me intensitet mesatar deri dhe të lartë në qarqet Shkodër, Berat, Elbasan, Vlorë e Gjirokastër. Në zonën e Alpeve si dhe lartësitë mbi 700-800 metër në verilindje dhe juglindje reshjet e shiut pas orëve të mesditës kthehen në reshje dëbore. Pas orëve të pasdites bie itensiteti i reshjeve dhe bëhen të herëpashershme dhe të dobëta.

LEXO EDHE:  Skenarët/Çfarë do sjellë në Shqipëri marrja e Shtëpisë së Bardhë nga Trump, prerja e lidhjeve të Soros rrezikon Ramën, Veliajn dhe Bashën

LEXO EDHE:  Shqipëria e kërcënuar?/ Avokati i njohur zbulon armiqtë

Ndërkohë, temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga 4ºC në zonat malore deri në 12ºC në ato bregdetare ndërsa në vlerat e mesditës ato parashikohen nga 6ºC në zonat malore deri në 15ºC në ato bregdetare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pakti për Universitetin/ Manastirliu: Laborator biosimulimi klinik për studentët e Mjekësisë

Publikuar

-

Nga

Studentët e Universitetit të Mjekësisë do të kryejnë praktikat mjekësore në laboratorin e ri të biosimulimit klinik pranë Fakultetit të Mjekësisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bashkë me drejtuesit e Universitetit të Mjekësisë dhe një grup studentësh, panë nga afër investimin e ri, që përmbush një kërkesë të kahershme të studentëve, të cilët tashmë do t’i kryejnë praktikat klinike si në vendet europiane.
“Ky është një premtim i mbajtur. Realizojmë një investim të munguar prej shumë vitesh dhe po aq të kërkuar nga studentët e Mjekësisë, laboratorin e biosimulimit për praktikën klinike të studentëve, një tjetër angazhim i përmbushur në kuadër të Paktit për Universitetin”, tha Manastirliu.

Investimi prej 26 mijë dollarë për laboratorin e biosimulimit klinik është mundësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fakulteti i Mjekësisë, në bashkēpunim me Fondin Global.
Duke theksuar se investimet për mbështetjen e studentëve do të vazhdojnë, Manastirliu theksoi se në kuadër të Paktit për Universitetin janë mbajtur premtimet e dhëna.

“Angazhimet tona në kuadër të Paktit për Universitetin vijojnë të përmbushen, duke ju dhënë mundësi studentëve të Mjekësisë të kryejnë praktikat klinike siç e meritojnë dhe një ndër këto angazhime është mundësimi i praktikave klinike për studentët e degës së Farmacisë, të cilët nuk e kanë patur këtë mundësi deri më sot dhe do ta kenë në kushte dhe standarde europiane në depon e re farmaceutike në QSUT”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Skenarët/Çfarë do sjellë në Shqipëri marrja e Shtëpisë së Bardhë nga Trump, prerja e lidhjeve të Soros rrezikon Ramën, Veliajn dhe Bashën

LEXO EDHE:  Skenarët/Çfarë do sjellë në Shqipëri marrja e Shtëpisë së Bardhë nga Trump, prerja e lidhjeve të Soros rrezikon Ramën, Veliajn dhe Bashën

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale renditi një sërë angazhimesh të përmbushura në kuadër të Paktit për Universitetin.
“Është premtim i mbajtur praktika mësimore për studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore qe kanë kryer për herë të parë – me angazhim tonë për Paktin- praktikën mësimore pranë Laboratorit të Kontrollit Shëndetësor Bazë. Është premtim i mbajtur mundësimi për herë të parë i trajnimeve jashtë vendit të studentëve, gjatë kohës së kryerjes së studimeve. Siç është premtim i mbajtur salla kirurgjikale digjitale në spitalin e ri të kirurgjisë, e cila do i shërbejë studentëve të mjekësisë për të ndjekur ndërhyrjet kirurgjikale”, tha Manastirliu.

Gjatë takimit me studentët, Ministrja e Shëndetësisë tha se së shpejti do të prezantohet projekti amicioz i ngritjes së Qendrës së Biosimulimit Klinik brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, që do t’i vlejë formimit profesional të studentëve të Universitetit të Mjekësisë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surprizat e motit/ Mësoni sa do arrijnë sot temperaturat

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme do të mbizotërojë moti me kthjellime e vranësira të pakëta deri mesatare.

Sipas SHMU, në zonat malore, lugina dhe bregdet kryesisht në orët e mëngjesit mjegull e mjegullinë.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:
Zonat malore -1ºC deri në 11ºC
Zonat e ulëta 3ºC deri në 18ºC
Zonat bregdetare 6ºC deri në 18ºC

LEXO TE PLOTE