LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohen armë dhe municione luftarake/ Një në pranga

8 Mars 2018, 12:05, Kronika CNA

Në Vaun e  Dejës, Shkodër, policia ka sekuestruar armë zjarri, tritol, municione luftarake dhe lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë një shtetas, si posedues i tyre.

Nga strukturat e D.V.P Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau Dejës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L, 30 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale,1 armë zjarri tip pushkë, me disa fishekë, 2 copë kallëpë lëndë plasëse e dyshuar si tritol C4,12 copë tela zjarrpërcjellës për kapsolla detonatore, një sasi lëndë narkotike kanabis, 1 armë sportive, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të ?Prodhimit e shitjes së narkotikëve? ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit? dhe ?Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive? të parashikuara nga nenet 283, 278 dhe 280 të Kodit Penal./CNA.al

Lajmet e fundit nga