LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohen 300 kg marijuanë në Itali/ Në pranga disa shqiptarë

8 Mars 2018, 09:26, Kronika CNA

Policia Italiane ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 300 kg marijuanë, ndërsa ka vënë në pranga disa shqiptarë dhe marokenë.

Mësohet se operacioni është zhvilluar nga Guardia Di Finanzia në Bergamo, ndërsa droga e sekuestruar kap vlerën rreth 3 milion euro.

Lënda narkotike sipas mediave italiane ishte trafikuar nga Maroku në Spanjë dhe më pas në Itali me destinacion final.

Banda e drogës përbëhej nga shqiptarë dhe marokenë, ndërsa në hetim janë edhe italianë. Policia vijon hetimet për persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

Lajmet e fundit nga