LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Refuzoi detyrën që i dha Basha/ Imami: Kryetari dhe PD janë në rënie

8 Mars 2018, 18:12, Politikë CNA

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, ish-ministri Arben Imami, ka sqaruar pse nuk ka pranuar detyrën e ngarkuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Imami tha se PD dhe Basha është në rënie të vazhdueshme dhe sipas tij nuk mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD, pa u thirrur më parë Këshilli.

Ai tha se duhet një diskutim i thellë ku duhet të përfshihen të gjithë zërat.

?Që pas zgjedhjeve në sondazhet e zgjedhjeve kryetari i PD dhe partia janë në rënie të vazhdueshme. Unë nuk jam as i afruar dhe as i larguar nga PD dhe nuk përfaqësoj askënd.

Këtu janë plot njerëz të tjetër që kanë folur, që kanë qenë kritik dhe duhet të përfshihen në një diskutim të thellë , të hapur e transparent. Diskutimi bëhet vetëm në parti. Nuk mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD, pa u thirrur më parë Këshilli.

Bëmë një mbledhje para disa muajsh po këtu, dy çështjet kryesore ishin respektimi i statutit dhe bashkimi. Statuti s?është respektuar se nisi një proces pa kaluar në këshillin kombëtar, bashkimi, ky Kongres apo Kuvend do çojë në asgjë më shumë se formalizimi dhe legalizimi i mosbashkimit nëse kjo çështje do trajtohet në mënyrë burokratike?,- u shpreh Arben Imami. /CNA.al

Lajmet e fundit nga