Connect with Us

Mblidhet Kryesia e PD/ Basha propozon ngritjen e një grupi proaktiv

Politikë

Mblidhet Kryesia e PD/ Basha propozon ngritjen e një grupi proaktiv

Publikuar

-

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, e paralajmëruar ditën e djeshme, pas gati 5 muajsh.

Pasi të gjitha degët e partisë kanë përfunduar procesin e analizës së humbjes së zgjedhjeve, mbledhja sikurse ajo e fundit e cila ishte në shtator të vitit të kaluar, pritet të jetë e nxehtë.

Ajo që pritet të diskutohet janë shkaqet që çuan në humbjen e thellë të PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit.

Kryetari Basha ka bërë propozimet e tij në mbledhjen e kryesisë së PD:

“Pikëpamjet e mia ju i dini. Çdokush që ka dëshirë të kontribuojë të ketë hapësirën totale të kontribuojë në proces. Të papenguar nga asnjë pengesë të asnjë forme, qoftë edhe statuore.

-të paraqitet për vendimmarrje çdo kontribut për fuqizimin e PD

-të caktojë kohë të mjaftueshme që propozimet të shqyrtohen

LEXO EDHE:  Udhëtimi politik i Balilajve nga PD tek LSI dhe PS

-të ngrihet një gru proaktiv që për një periudhë dyjavore të mundësojë kontakt direkt me ata që dëshirojnë të kontribuojnë.

-t’i shqyrtojmë propozimet bashkë me sekretariatin ligjor dhe te kemi nje vendimarrje.

Ky grup pune përbëhet nga nënkryetarët Paloka, Spaho, sekretari përgjithshem, Ristani, sekretarët Bozdo, Kadilli, anëtarët e kryesisë Malko e Imami,” ka thënë ai.

Mbledhja e cila organizohet në prag të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, temë diskutimi do të ketë edhe caktimin e datës së Kuvendit.

Debati i brendshëm pritet të jetë interesant se pjesë e kryesisë së partisë janë dhe emra që mbështesin tezën e ringritjes së PD, do të jenë ata që do kërkojnë llogari më shumë për zgjdhjet. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Unioni gazetarëve thirrje qeverisë/ Tërhiq urgjentisht paketën “Antishpifje”

Publikuar

-

Nga

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i ka bërë thirrje qeverisë të tërheqë menjwherw projektligjin e “Paketës Antishpifje”.

Në deklaratën për mediat thuhet se dy projektligjet, ai për transformimin e AMA-s në një agjenci censure dhe të AKEP-it në një agjenci përmbarimore për vendimet censuruese të AMA-s, përbëjnë një akt të paprecedent në botën demokratike.

Njoftimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë:

Kete thirrje e shperndan çdo anetar i UGSH

Unioni i Gazetareve Shqiptare bashkohet ne thirrjen:

Qeveri terhiq projektligjet e “Paketes Antishpifje”!

Gazetarët shqiptarë, mediat shqiptare, organizatat e medias dhe ato të shoqërisë civile i bëjnë thirrje qeverisë të tërheqë menjëherë dhe pa negociata dy projektligjet e prezantuara si “Paketa Antishpifje”; i bëjnë thirrje Qeverisë që të tërheqë urgjentisht këto projektligje.Organizatat vërejnë se dy projektligjet, ai për transformimin e AMA-s në një agjenci censure, dhe të AKEP-it në një agjenci përmbarimore për vendimet censuruese të AMA-s, përbëjnë një akt të paprecedent në botën demokratike.
Çështjet e etikës, të tilla si e drejta e përgjigjes ndaj një akuze, apo e drejta e dhënies së fjalës para publikimit të një akuze, në çdo vend demokratik trajtohen nga kodet e etikës dhe organet vetërregulluese të medias.
Çështje të luftës hibride, dizinformimit, financimit me para të pista të medias apo partive politike nga politika apo krimi i organizuar janë të tilla që duhet të hetohen nga organet ligjzbatuese në përputhje me ligjet dhe garancitë që ofrohen nga ligjet ekzistuese, të tilla si kodi penal apo kodi i procedurës penale.
Shqipëria ka ligje që rregullojnë çështjet kur media shkel të drejtat e të tjerëve dhe çdo ndërhyrje tjetër, përfshirë krijimin e një organi administrativ është krejtësisht i panevojshëm në një shoqëri demokratike.
Çështjet e shpifjes dhe fyerjes në Republikën e Shqipërisë dhe në çdo vend ku sundon shteti i së drejtës duhet të shqyrtohen vetëm dhe vetëm në gjykata si pushtet i pavarur. Tentativa për të zëvendësuar gjykatat me organe drejtpërsëdrejti në varësi të pushtetit politik përbën bazë për shkelje të rënda të të drejtave themelore të njeriut dhe mund të transformohet në një gur themeli për një regjim diktatorial.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manjani për të prekurit nga tërmeti/ “Veç hallit që i ka zënë mbajnë në kurriz dhe talljen e shtetit”

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me një status në rrjetet sociale, lidhur  me situatën nga tërmeti.

Sipas Manjanit, me këto ritme që po ecën qeveria për strehimin e banorëve, mbase vetëm dimrin tjetër mund të zgjidhet ndonjë gjë, pasi sipas tij, vetë konferenca e donatorëve që do të mbahet në janar, ka procedurat e veta deri sa parat të kalojnë  në borde e projekte.

Postimi i plotë:

Ushqehemi me lugë bosh.
=========
Kush ka mbetur pa shtëpi e pa ushqim nga tërmeti, të mos mërzitet fare. Opozita dhe media, gjithashtu të mos shqetësohen fare!

LEXO EDHE:  Prokurori nga PS dhe PD?/ Deputeti: Ekziston ende si mundësi

LEXO EDHE:  Videoskandali i plotë/ Si u rizgjodh Basha në krye të PD-së me vota të manipuluara

Ja, nga fundi i janarit do mblidhen donatorët. Pastaj Kryeministri mbushet me energji.

Në ardhtë ndonjë para (që kurrë nuk do jenë aq sa kemi nevojë), jalla nga maji-qershori mund të vijë. Sa të kalojë nëpër borde e vendime e projekte e më the e të thashë, iku dimri….

Ja ku dolëm më të fortë nga tërmeti!!!

Mbase bëhet ndonjë gjë që dimrin tjetër të zgjidhet ndonjë gjë… Ky dimër iku!

Pfffffffff.
Mjer ata që kanë hall, se përceç hallit që i ka zënë mbajnë në kurriz dhe talljen e shtetit!

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Grupet e kërkim-shpëtimit s’kishin pajisje”/ Çako: Kush i fyen s’është shqiptar

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako foli ditën e sotme lidhur me akuzat se forcat e ndërhyrjes nuk kishin pajisjet e duhura për emergjencën civile që u krijua pas tërmetit të 26 nëntorit.

Çako deklaroi në “Ora News” se të gjitha strukturat kanë përdorur pajisjet që kanë pasur, ndërsa theksoi se kush fyen punën dhe kontributin e grupeve të kërkim-shpëtimit nuk është shqiptar.

“Nuk është e vërtetë që forcat e mbrojtjes nga zjarri kanë qenë pa kokore, pa mjete. Le t’i kthejnë pamjet filmike dhe të gjithë kontributin e këtyre njerëzve. Kanë qenë 38 jetë njerëzish që u shpëtuan nga këto forca. Ato kanë qenë po kaq aktive sa edhe heronj. Kush fyen dhe përbuz punën dhe kontributin e tyre, jo vetëm që nuk është shqiptar, por nuk është as realist, nuk ka as dashamirësinë më minimale”, tha Çako./ CNA.al

LEXO TE PLOTE