LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Diplomat false/ Ahmet Muça përballet sot me togat e zeza

8 Mars 2018, 08:00, Kronika CNA

Pronari i ish-universitetit ?Kristal?, Ahmet Muça do të dalë sot para trupës gjykuese në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Prokuroria ka kërkuar  ?arrest me burg? ndaj Muçës, pasi akuzohet për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit.

Mësohet se edhe Ministrisë së Arsimit, i është dërguar një kërkesë për informacion në lidhje me numrat e amzës të vendosura nga Muçaj në 4 diplomat e hetuara si të falsifikuara. Po ashtu Ministrisë i është kërkuar informacion për numrat e protokollit dhe firmat e titullarëve në këto diploma të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale.

Muçaj u prangos dy ditë më parë nga Policia e Tiranës për llogari të hetimit se edhe pas mbylljes së universitetit të tij ai lëshonte diploma kundrejt vlerës 2500 euro./ CNA.al

Lajmet e fundit nga