LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi i avokatit: Ja si e izoloi Luli i Sorosit PD në SHBA

8 Mars 2018, 16:17, Politikë CNA
Denoncimi i avokatit: Ja si e izoloi Luli i Sorosit PD në SHBA

Avokati Altin Goxhaj, në një postim në rrjetet sociale, ka treguar se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në marrëdhënie me SHBA-të e ka marrë më qafë PD-në.

Goxhaj e jep këtë arsyetim pasi sipas tij “refuzimi nga Luli në Janar 2017 për të kontraktu një kompani serioze pranë Trump dhe përzgjedhja e një skeme të pisët të rekomanduar nga njerëzit e Podesta  e morën në qafë dhe PDnë dhe Shqipirinë”.

Më tej Goxhaj shkruan se republikanëve amerikanëve në pushtet sapo u del emri i Lulit apo i PD, largohen si nga zgjebja për shkak të hetimit të FBI për ndikimin rus në zgjedhjet në SHBA.

Statusi i plotë:

Luli i Soros ja doli ta izolojë përfundimisht PD në SHBA!!!

JA PSE REPUBLIKANËT AMERIKANË I LARGOHEN PD DHE LULIT SI TË LARGOHEN NGA ZGJEBJA!!!

Nga Levizja AntiSoros

Në SHBA mediat AntiTrump po akuzojnë PD dhe Lulin se ka përdor financime ruse offshore për të siguruar lobim për një copë foto të Lulit me Trump! Ata i referohen disa të dhënave mbi hetimet për ndikimin rus që në fakt është një fake story por ama investigim ka! Është pjesë e luftës politike atje!

Unë si njohësi më i mirë i marëdhënieve të Lulit me SHBA jua them me siguri të plotë që Luli nuk ka marrë financime ruse por ama një fakt është i vërtetë: refuzimi nga Luli në Janar 2017 për të kontraktu një kompani serioze pranë Trump dhe përzgjedhja e një skeme të pisët të rekomanduar nga njerëzit e Podesta e morën në qafë dhe PDnë dhe Shqipirinë! E them me përgjegjësi të plotë që zbatimi i urdhërave nga Luli për të ndjekur skemën që ndoqi sot kanë izoluar totalisht PD dhe Shqipërinë nga çdo marëdhënie me SHBA sepse sa u del emri i Lulit apo i PD, republikanët amerikanë në pushtet largohen si nga zgjebja për shkak të hetimit të FBI për ndikimin rus në zgjedhjet në SHBA! Sps burimi i financimit të lobimit të Lulit është nën hetim jo prej Lulit por për shkak të pislliqeve të tjera të tij me Rusinë por që s’kanë asnjë lidhje me fushatën presidenciale amerikane të 2016!!! Por fakti është që asnjë republikan amerikan nuk mund të pranojë të ketë të bëjë me PD dhe Lulin pa u sqaruar kjo punë (dmth 1 vit të paktën) duke i krijuar Edit të Soros fushë të lirë lobimi në SHBA!!! Kshu funksionon politika!!!

JA PRA! TA GËZONI LULIN, DIVERSANTIN E SOROS QË REALIZOI ME SUKSES IZOLIMIN E PD NË SHBA PAS FITORES SË TRUMPIT ANTISOROS!!! /CNA.al

Lajmet e fundit nga