LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bebja i bllokon telefonin mamasë për 47 vjet

8 Mars 2018, 21:40, Kuriozitete CNA
Bebja i bllokon telefonin mamasë për 47 vjet

Një vogëlush dy vjeçar në Shangai ka bllokuar telefonin celular të nënës së tij, pasi po luante me të dhe ka vënë vazhdimisht kodin e gabuar, duke e lënë të kyçur për 25 milion minuta, ose 47 vjet.

Sipas mediave të huaja, incidenti ndodhi në Janar, pasi nëna i kishte lënë fëmijës iPhone-in e saj në mënyrë që ai të shikonte video edukative.

Ajo u kthye në shtëpi dhe kur kontrolloi telefonin, pa që ishte bllokuar për 25 milion minuta, pasi 2 vjeçari kishte shtypur telefonin në mënyrë të përsëritur, kur i ishte kërkuar kodi.

Sa herë që ai shtypte numrat e gabuar, telefoni bllokohej për një periudhë kohore duke e bërë atë të papërdorshëm për plot 47 vjet./CNA.al

Lajmet e fundit nga