LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manastirliu: Shërbime falas për gratë e komunitetit rom dhe egjiptian

7 Mars 2018, 18:55, Politikë CNA
Manastirliu: Shërbime falas për gratë e komunitetit rom dhe

Në kuadër të nismave të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në muajin e grave, Ministrja Ogerta Manastirliu vizitoi sot qendrën e gruas në Maternitetin ?Mbretëresha Geraldinë? në Tiranë, ku lajmëroi nismën për ofrimin e shërbimit të dedikuar, pa pagesë për gratë e komunitetit rom dhe egjiptian, të cilat do të përfitojnë ekografitë obstetrikale dhe gjinekologjike, pap test, vizita falas dhe të gjitha shërbimet për të cilat kanë nevojë.

?Në këtë muaj të veçantë, në muajin e grave, çdo ditë po punojmë për përmirësuar cilësinë e jetës për çdo grua, me fokus të veçantë tek gratë e margjinalizuara, për të rrëzuar barrierat për marrjen e shërbimeve shëndetësore në kohë dhe me cilësi. Jemi këtu në këtë qendër tërësisht të rinovuar ku lançojmë nismën më të re të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që ju vjen në ndihmë grave më në nevojë. Në një fashë orare të dedikuar enkas për gratë e komunitetit rom dhe egjiptian dhe gratë në nevojë, çdo ditë nga ora 14.00-16.00 mjekët dhe stafi i Maternitetit Mbretëresha Geraldinë do të jenë në shërbim të këtyre grave, të cilat për shumë arsye që lidhen edhe me barrierat socio-kulturore, nuk arrijnë t?i marrin këto shërbime?, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Sipas Ministres, kjo nismë jo vetëm do të rrisë aksesin në shërbime për gratë e margjinalizuara por do të ndikojë padyshim edhe në uljen e sëmundjshmërisë apo komplikacioneve, duke synuar drejt parandalimit të smëundjeve përmes kontrolleve të hershme.

?Kjo nuk është nisma e parë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sa i takon aksesit në shërbime për kategoritë në nevojë. Nga Janari ne kemi nisur programin tashmë kombëtar të Kujdesit Shëndetësor në Komunitet, përmes të cilit po ofrohet shërbim shëndetësor pranë vendbanimeve, kryesisht të grupeve të margjinalizuara si komuniteti rom dhe egjiptian?, tha Manastirliu.

Rezultatet e ofrimit te sherbimit ne komunitet, aty ku jane nevojat, tashme jane konkrete, pasi vetem ne dy muajt e pare te vitit, u kryen 830 mamografi nepermjet mamografeve te levizshem, nderkohe qe gjate gjithe vitit te kaluar u kryen 4250 mamografi. Vetëm në dy muaj, 1070 femije jane vaksinuar aty ku jetojne, prane vendbanimeve te tyre, fale programit te kujdesit shendetesor ne komunitet te Ministrise se Shenetesise dhe Mbrojtjes Sociale.

Ndërsa drejtoresha e Maternitetit Mbretëresha Geraldinë dr. Eljona Demaliaj mbështeti nismën dhe garantoi se mjekët dhe stafi i maternitetit do të jenë në shërbim të dedikuar për të përmbushur deri në fund këtë nismë që garanton shërbimin shëndetësor falas për gratë në nevojë.

Lajmet e fundit nga