LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-deputeti demokrat paralajmëron një tjetër marrëveshje Basha-Rama

7 Mars 2018, 20:03, Aktualitet CNA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, i ftuar në studion e emisionit “Byro politike” Juli Xhokaxhi, ka folur për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike në prag të zgjedhjeve vendore.

Ai ka hedhur akuza ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha, që sipas tij po e drejton partinë në bazë të interesave të tij personale.

Cara u shpreh se marrëveshja e 18 majit Basha-Rama me shumë gjasa do të përsëritet, pasi sipas tij nuk do të realizohet reforma zgjedhore.

“Nuk do të realizohet qëllimisht, që Basha të ketë një arsye që të mos pranojë të hyjë në zgjedhje dhe të bëjë një tjetër marrëveshje që të marrë një tjetër llokmë pushteti nga Edi Rama.”, – tha ish-deputeti Igli Cara. /CNA.al

Lajmet e fundit nga