LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjen videoja "spektakolare" e deputetit të Lulit

6 Mars 2018, 18:23, Aktualitet CNA

Deputeti i Lulzim Bashës, njëherësh çuni i ish-gazetarit të “Zërit të Popullit”, Klevis Balliu, ka vijuar me gafat e tij të cilat që kur është zgjedhur deputet nuk kanë të sosur. Ai ka publikuar sot në rrjetet sociale një video me disa fëmijë që thërrasin “Lulzim Basha”, vepër kjo në shkelje të ligjit.

Është e turpshme që të mbledhësh kalamajtë për Lulin, e krahas turpit është në shkelje e ligjit, përdorimi i fëmijëve për fushatë politike.

Të përdoresh kalamajtë për t’iu servilur kryetarit, pasi babai i ka çuar kryetarit ndonjë llokmë me para, është akoma më e ndyrë. Nuk duhet të bërtasin fëmijët për Lulzim Bashën, por këtë gjë duhet ta bëjnë shqiptarët, por ata nuk e duan Lulzim Bashën, sepse ai është vegla dhe instrumenti i financuar nga Edi Rama për t’i zgjatur Rilindjes pushtetin.

Video e mëposhtme është një sharlatanizëm i deputetëve servilë të Lulit, të cilët vijojnë gafat e tyre njëra pas tjetrës. /CNA.al

Lajmet e fundit nga