LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Themelimi i një partie të re?/ Reagon për herë të parë Basha

6 Mars 2018, 12:25, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka reaguar sot për herë të parë në lidhje me lëvizjet e kritikëve të tij, të cilët nuk e kanë mohuar edhe themelimin e një partie të re.

?PD sapo ka përfunduar procesin e analizës. Është e drejta e çdokujt të bëjë zgjedhjen politike. Pretendimi që propozimet nuk janë shqyrtuar nga kryetari janë pretekst. Nuk është kryetari që i diskuton propozimet, por forumet.?

Sipas Bashës, kryetari ka të drejtë të bëjë propozimet e tij, bashkë me të tjerët.

?Unë ftoj të gjithë që të bëjnë propozimet e tyre. Sulmet ndaj kryetarit dhe PD-së nuk i shërbejnë demokratëve, kur ka krim në pushtet, kur policia është e kapur nga krimi etj.?- tha ndër të tjera kreu i PD, Basha.

Lajmet e fundit nga