Connect with Us

Meta takim me zyrtaren e lartë zvicerane

Aktualitet

Meta takim me zyrtaren e lartë zvicerane

Publikuar

-

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ka zhvilluar sot një takim me Sekretaren e Shtetit për Çështjet Ekonomike të Konfederatës Zvicerane, Ineichen – Fleisch.

Takimin me Fleisch, Meta e ka njoftuar me anë të një postimi në ttjetet sociale, ku shkruan:

“Të dashur miq,
Sot pata kënaqësinë të takoja Sekretaren e Shtetit për Çështjet Ekonomike të Konfederatës Zvicerane, Znj. Ineichen – Fleisch, e cila nesër do të prezantojë në Tiranë “Strategjinë e Zhvillimit Zviceran për Shqipërinë”, për periudhën 2018-2021, me një vlerë prej 105 milion franga zvicerane. Mirënjohje të përzemërta për kontributin e çmuar financiar dhe asistencën teknike të dhënë nga Zvicra për vendin tonë ndër vite. 🇦🇱🤝🇨🇭” /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Presidenti Trump paralajmëron Biden/ Do hysh në Shtëpinë e Bardhë vetëm nëse…

Publikuar

-

Nga

Donald Trump e ka ndryshuar përgjithmonë politikën amerikane

Presidenti në detyrë i SHBA Donald Trump, ka paralajmëruar ish-nënpresidentin e SHBA Joe Biden, se nuk do ta lirojë Shtëpinë e Bardhë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Trump deklaron se do ta lërë Biden të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si President vetëm nëse provon se nuk ka manipuluar votat.

Biden mund të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si President vetëm nëse mund të provojë se “80,000,000 votat” e tij qesharake nuk ishin marrë në mënyrë mashtruese ose ilegale. Kur sheh se çfarë ndodhi në Detroit, Atlanta, Filadelfia dhe Milëaukee, mashtrim masiv i votuesve, ai ka një problem të madh të pazgjidhshëm!”, shkruan presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau shokun nga pakujdesia/ Vihet në pranga 27-vjeçari, sekuestrohen armët

Publikuar

-

Nga

Vrau shokun nga pakujdesia/ Vihet në pranga 27-vjeçari, sekuestrohen armët

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Bulqizë, ku humbi jetën 22 -vjeçari Elidon Basha.

Policia raporton se ka gjetur armën e zjarrit tip ‘Kallashnikov’, me të cilën autori nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 22- vjeçarin, ngjarje e ndodhur në vendin e quajtur Fusha e Peladhisë, në afërsi të ish Repartit Ushtarak , vend në të cilin kishin shkuar për gjueti.

Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale motomjeti me të cilin kishin lëvizur për gjueti, një armë gjahu , një kallashnikov, një pushkë sportive, një gjerdan me fishekë, një elektrik dore si dhe rrobat me njolla gjaku që autori kishte veshur në momentin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i Klodian Kolës, 27 vjeç, lindur dhe banues Fushë Bulqizë.

Gjithashtu janë proceduar penalisht prindërit e autorit të dyshuar konkretisht shtetasit H.K., e M.K., pasi autori së bashku me prindërit kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe konkretisht kanë fshehur motorin me të cilin ka lëvizur i arrestuari dhe viktima, kanë fshehur robat me njolla gjaku të cilat mbante veshur autori, në momentin e ngjarjes, si dhe kanë çmontuar e pastruar armën e gjahut të cilën i arrestuari e ka patur në momentin e ngjarjes.

LEXO EDHE:  Kryemadhi “kryqëzon” Metën/ T’ju kërkojë falje shqiptarëve

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore/ Nesër Rama-Meta negociatat për kandidatët

Sakaq, materialet hetimore në ngarkim të autorit të dyshuar dhe prindërve të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale në ngarkim të shtetasit K.K, ” Vrasja nga pakujdesia”, “Armëmbajtje pa leje”,”Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”, dhe ndaj prindërve të tij për veprën penale “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kreu i Këshillit të Kukësit i kërkon falje Surroit/ Na shtynë emocionet

Publikuar

-

Nga

Kreu i Këshillit të Kukësit i kërkon falje Surroit/ Na shtynë emocionet

Kreu i Këshillit të Qarkut të Kukësit, Avdullah Domi duke komentuar vendimin e marrë sot për t’i hequr titullin “Qytetar Nderi” Veton Surroi, tha se gjithçka kishte qenë emocionale.

Në vendim, Këshilli i Qarkut argumentonte se z. Surroi ka mbajtur kohët e fundit për luftën e UÇK-së në Kosovë por z. Domi përveç ndjesës për vendimin e nxituar shtoi se “ndoshta nuk ishte momenti i duhur”.

“Morëm indicie nga një letër e dërguar në Këshillin e Qarkut. Ishin emocionet që na shtynë në një vendim të tillë që nuk duhej marrë apo që nuk ishte momenti i duhur. Kërkesa është depozituar para 3-4 ditësh. Në relacionin përmbledhës nuk kishte argumente ligjore por argumente moralë. Kjo çështje nuk ka lidhje me gjyqin e UÇK-së në Hagë është një rastësi”, tha z. Domi për Euronews Albania.

“Duam t’i kërkojë ndjesë z. Surroi dhe të gjithë qytetarëve që janë prekur nga ky vendim. Duhet thënë që të kërkosh falje është fisnikëri. Nuk ishte tamam momenti i duhur”, shtoi ai.

Për reagimin e kryeministrit Edi Rama që e cilësoi “lajthitje kolektive” vendimin z. Domi deklaroi se ata kanë pozicione politike dhe vendimet duhen marrë në mënyrë të përgjegjshme.

LEXO EDHE:  Ilir Meta fiton në burgje/ Banditë e kriminelë e votojnë masivisht

LEXO EDHE:  Ilir Meta fiton në burgje/ Banditë e kriminelë e votojnë masivisht

“Tashmë ky vendim është marrë dhe ka institucione të tjera që e konfirmojnë apo jo. Do të shohim hapat që do të ndiqen. Institucioni i prefektit do të jetë kompetent që të konfirmojë apo jo ligjshmërinë.

Z. Rama kishte të drejtë sepse ndoshta duhet të jemi më të kujdesshëm si institucione vendore në marrjen e këtyre vendimeve pasi kanë ndikim përtej qarkut tonë”, përfundoi z. Domi.

Veton Surroi u shpall “Qytetar Nderi” i Kukësit në vitin 2015 me propozim të klubit letrat “Anton Pashko” për kontribut të veçantë në fushën e medias dhe politike gjatë krizës së luftës dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

LEXO TE PLOTE