LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kontenieri me 613 kg kokainë/ Çani zbulon të fshehtat

6 Mars 2018, 21:24, Politikë CNA

I ftuar në “360 Gradë” në Ora News, gazetari Artur Çani ka zbuluar të vërtetën të sipas tij të kontenierit me banane ku u kapën 613 kg drogë, duke theksuar se autoritetet italiane kanë njoftuar autoritetet shqiptare për drogën.

Çani shprehet se nëse Guardia di Finanzat nuk do të kishin zbuluar asgjë, kontenjeri me drogë do të ishte arrestuar në Itali, duke pohuar se policia shqiptare ka pasur bashkpunim me vendet partnere.

Çani: Ka një histori të veçantë ky kontenier që ka vënë në alarm DEA-n që në fillim. Në një port të Kolumbisë ka një shoqëri shumë të madhe dhe të organizuar që quhet “Bana Kol”. Ajo merr të gjithë kontenierët, që janë në pronësi të shoqërive të transportit botëror një prej të cilëve është edhe CMA-ja. Në 2 janar 2018, mbërrin ky kontenjer dhe i thotë se ka ca defekte ky kontenier dhe duhet riparuar. Pasi merr OK-në e fut në magazinat e veta.

Më datë 12 janar, shkon për ngarkim për banane. Ky riparim vuri në alarm agjencitë inteligjente. Më 13 janar niset nga porti në drejtim të Livornos. Pasi mbërrin më 27 janar në Livorno, më 29 janar njoftohet që ky kontenjer do të shkarkohet i gjithi.

Më datë 2 shkurt, në një proceverbal, janë 7 policë të Guardia di Finanza dhe dy të doganave italiane.

Më datë 8 shkurt niset për në Maltë dhe më 17 shkurt niset nga Malta për në Durrës. Më 27 shkurt është zhdoganuar pasi janë paguar të gjitha detyrimet.

Në qoftë se Guardia di Finanza nuk do të kishin zbuluar asgjë do të ishin të arrestuar në Itali. Pasi u shkarkua malli u pa se ishte hapur shasia sepse ishte ngjitur me silikon. U desh 6 orë për ta hapur.

Italianët kanë dashur të dinë se ku shkon kjo drogë. Ata kanë njoftuar shefin e hetimit doganor në Shqipëri. /CNA.al

Lajmet e fundit nga