LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ka një bilanc të tmerrshëm”/ Patozi heq paralele mes Bashës dhe Renzit

6 Mars 2018, 19:35, Politikë CNA

I ftuar në emisionin ?Provokacia? në ABC News, ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka thënë se gabimet e kreut të PD-së, Lulzim Basha  janë se ka ndërmarrë vendime ekstreme të cilat as Berisha me aureolën e tij nuk i ka ekzekutuar.

Patozi nuk ka nguruar të bëjë një krahasim me ish-kreun e PD-së së Italisë, Mateo Renzi i cili dha dorëheqjen ditën e djeshme, duke lënë të nëkuptohet se bilanci i tmerrshëm që Basha i ka shkaktuar PD-së, duhet të ketë të njejtin fund.

?Basha ka marrë vendimet më ekstreme që Sali Berisha me gjithë aureolën e tij nuk ka mundur ti ekzekutojë.

Jam përpjekur që të mos jem subjektiv në prezantimin e kësaj platforme që mund të ndryshojë politikën.

Basha po të ishte për mua do të ishte i falur, por ka një bilanc të tmerrshëm dhe dje Renzi dha dorëheqjen, për të njëjtën arsye?-u shpreh Astrit Patozi. /CNA.al

Lajmet e fundit nga