LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja si mund t’i shpëtosh ekstradimit me 10000 euro

6 Mars 2018, 20:25, Politikë CNA
Ja si mund t’i shpëtosh ekstradimit me 10000 euro

Vijojnë denoncimet në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, nga qytetarë të ndryshëm dixhitalë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili tregon se me 10000 euro mund t?i shpëtosh ekstradimit.

Qytetari e ka cilësuar këtë si një biznes të policisë së shtetit ndërsa ka dhënë një rast konkret, të një qytetari i cili ndodhet në paraburgim në Durrës.

Statusi i plotë i Berishës:

Ekstradimet, biznes i majme i narkopolicise se narkoshtetit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital:
Te denuarit me 10000 euro i shpetojne ekstradimit. sb

?Mirmbrema doktor po ju njoftoj se ne policine e rilindjes ka filluar biznesi i radhes me personat qe arrestohen per llogari te shteteve te ndryshem ku keta persona kane kryer krime dhe jane denuar ne mungese.Po te shpjegoj se cfare ndodh.Per personat qe nuk jane te njohur per median ,politiken dhe popullin pagesat qe sekseret marin jane deri ne 10 mije euro qe dosja dhe njoftimi qe keta persona u arrestuan ti shkoje shteteve perkatese.Dhe ka nje limit kohe qe shtetet perkatese duhet te fillojne ekstradimin per rekuperimin e te arrestuarve per llogari te tyre,ne te kundert personat ne baze te ligjit tone lirohen sepse nga vendi perkates nuk ka ardhur procedura.Por vendet perkatese nuk kane nga ta nisin proceduren sepse nuk marin njoftimin dhe dosjen nga policia e rilindjes e cila e ka kthyer ne biznes kete gje dhe po fitojne shuma maramendese.po ju sjell nje rast dhe ju e keni te lehte ta verifikoni personi ne fjale qe ndodhet ne foton poshte eshte denuar me 8 vite ne mungese per pedofili ne Bergamo te Italise por per Rilindjen nuk ka problem se cka bere per aq kohe sa mer leket
Personi ka dy muaj qe eshte arrestuar dhe pritet vetem te kalojne afatet qe te dale perseri i lire sepse rilindja ka mare leket dhe nuk ka njoftuar autoritetet italiane par arrestimin Personi ndodhet ne paraburgimin e durresit? /CNA.al

Lajmet e fundit nga