LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Itali/ Arrestohet shqiptari me 7,8 kilogramë drogë

6 Mars 2018, 18:36, Kronika CNA
Itali/ Arrestohet shqiptari me 7,8 kilogramë drogë

Policia rrugore ndaloi afër qytetit Forli një BMW me targa italiane dhe me shofer emigrantin shqiptar L.E. 31 vjec.

Ndalimi u bë, sepse makina rezultonte, që nuk kishte paguar detyrimet fiskale. Nga kontrolli i makinës, u gjetën në bagazh dy thasë plasmasi të mbushura me kanabis me peshë 7,8 Kg.

Emigranti shqiptar u arrestua në kushtet e flagrancës dhe u dërgua në Burgun Rocca. /Gjergj Thanasi /CNA.al

Lajmet e fundit nga