LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë ndodhi me drogën?

6 Mars 2018, 12:43, Politikë CNA

Në një dalje për mediat nga selia e PD, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se qeveria Rama sulmoi Lazaratin dhe më pas droga u mboll në të gjithë Shqipërinë, ndërsa asnjë bos nuk është kapur.

?Çfarë ndodhi me drogën? U sulmua Lazarati dhe nuk u shkatërrua asnjë organizatë kriminale dhe s?u kap asnjë bos. Më pas droga u mboll në gjithë Shqipërinë. E njëjta gjë po ndodh edhe me kokainës. Mbretërit e kokainës së Xibrakës janë të njëjtë me atë të Maminasit dhe kontrollohen nga klanet e Ramës.?- u shpreh Basha.

Po ashtu ai tha se nuk ka vend për rritje ekonomike, pasi ekonomia është kapur nga droga.

? Shumica e shqiptarëve kridhen në varfëri. Zgjidha e këtij problemi kërkon transformim të thellë politik dhe ekonomik. Kërkon çlirimin e ekonomisë nga kthetrat e drogës. Duke i kuptuar shqetësimet e ricikluese e konsiderojmë aferën si pjesë të Edi Ramës, i cili duhet të çminohet deri në fund për t?iu hapur rrugë Shqipërisë europianë. Ai e kthehu në lavatriçe?- u shpreh  Basha.

Lajmet e fundit nga