LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal/ Nuk ka shofer, ambulanca rri në magazinë prej 1 viti

5 Mars 2018, 21:41, Denoncim CNA

Në Gusht të vitit 2017 Nuredin Sadikaj nga Cakrani, tashmë mjek në Milano, i dhuroi qytetit të tij një autoambulancë, duke deklaruar se në këtë mënyrë realizoi një nga ëndrrat e jetës së tij.

Por gati një vit më pas, autoambulanca jo vetëm që nuk ka punuar asnjë ditë, por nuk dihet se ku ndodhet.

Mjekët e Qendrës Shëndetësore Cakran thonë se kur ka raste urgjencash, pacientët transportohen me makina private.

Administratori i Cakranit, Tonin Xhelaj thotë se në organikë nuk ka shofer për autoambulancën dhe është kjo arsyeja që ajo nuk ka dalë në punë.

Gazetarja e emisionit ?Stop? gjen vendndodhjen e autoambulancës së dhuruar, e cila dergjet në një magazinë të vjetër.

Mjeku Nuredin Sadikaj i ka dhuruar një autoambulancë të pajisur me të gjitha mjetet për të dhënë ndihmën e specializuar spitalit ?Ethem Kapllanaj? në Gusht të vitit të kaluar.

?Arrita të realizoj një ëndërr që flinte brenda meje!?, u shpreh ai.

Gazetarja e emisionit ?Stop? iu drejtua Cakranit për të parë gjendjen e autoambulancës së dhuruar, por nuk gjendej askund.

Mjeku i Qendrës Shëndetësore Cakran ? S?e di. Ne na është dhuruar një ambulancë nga një mjek që punon jashtë.

Gazetarja ? Si ia bëni kur merrni një telefonatë te emergjenca?

Mjeku i Qendrës Shëndetësore Cakran ? Ne nuk marrim telefonata. Vijnë i sjellin pacientët vetë familjarët.

Gazetarja ? Po nëse ndodh një aksident, si transportohet i plagosuri?

Mjeku i Qendrës Shëndetësore Cakran ? Me makinat e tyre personale.

Gazetarja ? Deri në Fier?

Mjeku i Qendrës Shëndetësore Cakran ? Deri në Fier.

Gazetarja ? Po autoambulanca ku ndodhet?

Mjeku i Qendrës Shëndetësore Cakran ? S?e di, s?kam informacion për këtë.

Ndërsa një mjek tjetër u shpreh se në spital kanë qenë dy ambulanca dhe dy shofera, por me kalimin e kohës kanë dalë jashtë përdorimit dhe shoferët kanë ikur. Të pyetur nga gazetarja e emisionit ?Stop? se ku ndodhej ambulanca, mjekët e spitalit ?Ethem Kapllanaj? thanë se nuk e dinë, ndërkohë që njëri prej tyre tregoi se ajo nuk mund të gjendet, pasi është pa letra.

Një banor i Cakranit tregoi se mungesa e ambulancës në Qendrën Spitalore çoi në një fatkeqësi, vdekjen e një 22-vjeçare.

?Para një jave patëm një fatkeqësi, na vdiq një djalë 22 vjeç. E sollëm këtu se nuk kishte ambulancë. E dimë që ambulanca është bërë dhuratë, por se ku është nuk e dimë. Na ndodhi fakeqësia, mbaroi djali këtu, e morëm me shërbimet funerale dhe e kemi çuar në Fier?.

Gazetarja e emisionit ?Stop? mësoi se autoambulanca e dhuruar një vit më parë gjendej në një magazinë të vjetër. Ajo iu drejtua Njësisë Administrative të Cakranit për të pyetur nëse do gjendet një zgjidhje, pasi një Qendër Spitalore nuk mund të qëndrojë pa shërbimin e ambulancës.

?Autoambulanca ndodhet në Cakran. Është në gjendje shumë të mirë pune, mirëpo duke mos patur organikë, shofera në Qendrën Shëndetësore të Cakranit, autoambulanca për momentin nuk mund të vihet në punë. Në asnjë rast të vetëm nuk ka lëvizur, veçse rasteve kur ka patur përmbytjet e lumit Vjosa?.

Ai shtoi se spitali ?Ethem Kapllanaj?  ofron shërbim 24 orë për banorët e Cakranit dhe të zonave përreth tij, duke numëruar 30 deri në 40 mijë banorë, ndaj dhe autoambulanca është e domosdoshme. /tvklan.al

Lajmet e fundit nga