LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jepen sinjalet e bashkimit/Ish-kreu i LSI ftesë PD: Ka vend për të gjithë, jemi përballë Ramës

28 Korrik 2017, 15:30, Aktualitet CNA

Ish-kreu i LSI, Petrit Vasili, ka folur pasditen e sotme për një front të gjerë opozitar, duke lënë të hapur mundësinë e bashkimit të partisë ku ai bën pjesë me Partinë Demokratike.

Në studion e lajmeve në News 24, Vasili tha se ka një front opozitë, në të cilin ka vend për të gjithë dhe ku përballë tyre është vetëm Edi Rama.

?Këtu ka një front opozitë, në të cilin ka vend për të gjithë. Përballë nesh është vetëm Edi Rama dhe askush tjetër, këtej ka një front të madh politik, i cili ka për detyrë të përfaqësojë shqiptarët. Ne e kemi marrë këtë mision qartë dhe prerë, pas zgjedhjeve më të shëmtuara që ka parë histria e këtij vendi?, deklaroi Vasili./CityNews

Lajmet e fundit nga