LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meghan organizon festën e beqarisë/ Vihej re mungesa e kunatës

5 Mars 2018, 22:20, Lifestyle CNA
Meghan organizon festën e beqarisë/ Vihej re mungesa e kunatës

Ndërkohë që vëmendja e gjithë botës ishte përqendruar në ndarjen e çmimeve ?Oscar?, Meghan Markle organizoi festën e saj të beqarisë. ?Daily Mail? bëri me dije se ditën e diel, në orën 5 pasdite Meghan organizoi festën e beqarisë së bashku me mikeshat e saja më të ngushta.

Eventi i madh u mbajt në një ?spa? luksoze, brenda një resorti me pesë yje. Kjo ishte një festë shumë private dhe për çështje sigurie nuk janë zbuluar detaje të mëtejshme.

Në këtë festë ra në sy mungesa e nënës së Meghan dhe kunata e saj e ardhshme, Kate Middelton, e cila është në pritje të fëmijës së saj të tretë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Meghan së bashku me shoqet e saj të ngushta dhe me disa shoqe të Princ Harry-t kaloi një ditë relaksuese, mbushur me trajtime fytyre, masazhe dhe shumë shampanjë./CNA.al

Lajmet e fundit nga