LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Më quajnë Xhulia” romani më i ri në treg, nga Hiljana Biba

5 Mars 2018, 16:37, Blog CNA

Hiljana Biba është një gjimaziste në shkollën Petro Nini Luarasi në vitin e tretë .

Ajo ndër të gjitha angazhimet në botën e filmit , pikturës dhe arsimit , ia ka dalë të përfundojë romanin e saj të parë , i cili është një projekt katër ? vjeçar mbi adoleshnetët .

?Më quajnë Xhulia? , përveçëse është një libër i cili do të botohet online , pritet të sjell dhe një sërë risish të reja , ku përfshihet dhe një trailer.

Hiljana, si lindi ideja jote për të shkruar këtë libër ?

Thjesht nga një ëndërr.Diku në memorien time artistike kisha ilustruar një imazh , një vajzë. Silueta e saj ishte e turbullt ndaj vendosa ta pikturojë për ta përfunduar .Gjatë kohës që e vazhova mendova të krijoj dhe një histori rreth saj.

Nga kush mund të lexohet ky projekt ?

Ky roman i adresohet adoleshentëve . Megjithatë jam e sigurt që edhe për prindërit, ose për një moshë më të madhe , do të jetë i vefshëm .

Në vija të përgjithshme, kush është Xhulia?

Xhulia, personazhi kryesor, është një adoleshente tipike e kohës moderne , me të mirat dhe të metat e saj. Ajo do të vërtitet rreth shoqërisë së vërtetë , marrdhënieve me familjen , talentit që zotëron dhe ëndrrave.Në përdishmërinë e saj të ngjeshur dhe dinamike , jam e sigurt që çdokush do të gjej nga pak vetëveten.

Cilat janë përfitimet e një botimi online?

Së pari , në ?Booksie? , aty ku do të gjendet dhe libri im , çdokush mund të lexojë falas dhe në mënyrë fare praktike. Nuk është e nevojshme as të regjistrohesh në atë faqe për të lexuar. Së dyti, mendoj se është pozitive që një pjesë e kohës që kalojmë duke përdorur teknologjinë , të shpenzohet për të lexuar . Së treti, është praktike. Të gjithë , padiskutim, e mbajmë celularin gjithë kohës me vete. Duke bërë këtë, dhe romanin po ashtu e kemi pranë në çdo kohë.

Kush të ka mbëshetur më tepër për realizmin e këtij projekti ?

Shumë individë. Duke nisur që nga familja , shoqëria, por edhe ata që zotërojnë njohuri në fushën e letërsisë kanë qenë gjithnjë optimist përpara dëshirës sime për të shkruar. /CNA.al

Lajmet e fundit nga