Connect with Us

Horoskopi javor, nga data 5 mars deri në 11 mars 2018

Kryesore

Horoskopi javor, nga data 5 mars deri në 11 mars 2018

Publikuar

-

cna horoskopi

DASHI21. mars – 20. prill

Këtë jave nuk duhet te shqetësoheni aspak për jetën tuaj ne çift sepse planetët do mendojnë për gjithçka. Marrëdhënia me partnerin ka për te qene e mrekullueshme. Beqaret do afrohen akoma me shume me disa persona qe kane pëlqyer prej kohesh dhe do sigurohen se ata janë te duhurit. Për financat do jete një jave e trazuar. Shpesh do gjendeni edhe ne vështirësi për te kryer shpenzimet. Për shëndet akoma me te mire duhet te lini sa me pare duhanin, te ushqeheni mire dhe te mos neglizhoni aktivitetin fizik. Ne pune nuk do ju dale asnjë lloj problemi, kështu qe çdo gjë ka për t’iu ecur sipas planeve. Jeta familjare mund te ketë disa probleme te vogla, por pa pasoja.

DEMI21. prill – 21. maj

Do jeni shume kritike ndaj partnerit tuaj këtë jave dhe kjo here pas here mund te ndeze debate te zjarrta. Ndryshoni sa me shpejt mënyrë te sjelli sepse ne te kundërt ai qe keni ne krah ka për t’u lodhur shpejt. Beqaret do preferojnë t’ia lënë gjerat kohës dhe nuk do hedhin asnjë hap për te ndryshuar diçka. Ne fakt kjo do jete gjeja e duhur. Buxheti do jete disi delikat ditët e para, por situata shume shpejt do filloje te stabilizohet. Pas te mërkurës mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër. Shëndeti do vije duke u përmirësuar dite pas dite. Ne fundjave do jeni ne formën me te mire te mundshme. Ne pune nuk duhet te nxitoheni për asgjë, me durim, qetësi dhe këmbëngulje mund te arrini çdo gjë. Familja pa probleme.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Kjo jave do jete tejet pasionante për juve qe jeni ne një lidhje. Me partnerin do merreni vesh edhe pa thënë asgjë. Çdo çast ka për te qene fantastik dhe i mbushur me emocione te veçanta. Edh për beqaret priten risi, megjithatë nuk duhet te nxitohen për asgjë. Ne planin financiar ndikimi i yjeve do jete goxha negativ. Nuk do arrini dot t’i vini fre vetes tuaj dhe buxheti do destabilizohet ndjeshëm. Për fat te mire shëndeti nuk do ketë probleme serioze, përveç ndonjë dhimbjeje te lehte koke ne ditët me te lodhshme. Ne pune do i bëni gjerat me dëshirë dhe entuziazëm, prandaj do i arrini synimet. Ne familje do diskutoni gjere e gjate dhe do i zgjidhni problemet.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Jeta juaj ne çift do jete e mrekullueshme gjate kësaj jave. Ne çdo çast do ndiheni si mbi re dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret duhet te bëjnë durim deri ditët e fundit ne mënyrë qe te gjejnë personin me te përshtatshëm. Buxheti nuk do jete i keq, por nëse nuk i kryeni shpenzimet me llogari, gjendja mund te ketë tronditje te forta. Mendoni pak edhe për kohen ne vijim, jo vetëm për te sotmen. Gjendja shëndetësore do jete aq e mire saqë nuk do keni me për çfarë te qaheni. Do ushqeheni si duhet dhe nuk do neglizhoni as aktivitetin fizik. Puna ne përgjithësi do ece mire pavarësisht disa pengesave te vogla qe mund t’iu dalin here pas here. Familja harmonike.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Periudhe e begate do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Qe ditën e pare do përjetojnë emocione pranë atij qe dashurojnë dhe do sigurohen akoma me shume qe ai është i duhuri për te kaluar jetën. Beqaret do i kenë mendimet shume te qarta dhe do dine çfarë hapash te hedhin. Jeta e tyre do ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Venusi do iu ndihmoje t’i mbani gjithë kohës nen kujdes te ardhurat. Gjendja do vazhdoje te mbetet e kënaqshme. Për shëndetin nuk duhet te shqetësoheni aspak, pasi gjendja ka për te qene perfekte. Nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do jete Jupiteri ai qe do iu japë një shtyse me shume për te vene ne jete projektet e menduara. Marrëdhënia me familjaret do jete e kënaqshme.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Jave rutine do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here mund te mërziteni tej mase me atë qe keni ne krah dhe mund t’i thoni gjera te pamenduara. Kujdes sepse mund ta shkatërroni gjithë atë qe kishit ndërtuar deri me sot. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare, mjafton qe te ndihen mire dhe jo vetëm. Financat nuk do jene aspak te qëndrueshme dhe here pas here do ju duhet te bëni vërtet kursime. Gjendja shëndetësore do filloje te përmirësohet ndjeshëm. Nuk do i keni me as shqetësimet nga stomaku. Ne pune do jeni modeste edhe pse ne fakt arritjet do jene goxha te mëdha. Jeta familjare do jete e kënaqshme ne çdo moment.

LEXO EDHE:  Horoskopi javor, 24-30 Korrik 2017
PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Do keni një marrëdhënie te shkëlqyer me partnerin tuaj sot dhe nuk do qaheni për asgjë. Ai mund t’iu përgatisë edhe disa surpriza për te cilat nuk ju ka shkuar ndonjëherë ne mendje. Beqaret duhet te tregohen te arsyeshëm dhe nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse nga veprimet e tyre do varet e ardhmja. Financat për fat te mire nuk do jene te këqija, kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me shume. Shëndeti nuk duhet neglizhuar për asnjë moment sepse pasojat do jene te renda. Ne pune do jeni kreative dhe te gatshëm për te bere edhe sakrifica vetëm për te arritur atje ku doni. Disa kolege do ju ndihmojnë. Ne familje duhet te toleroni me tepër qe t’ia kaloni mire.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Rutina ka mundësi t’iu pushtoje këtë jave ju qe jeni ne një lidhje dhe shpesh mezi do i kaloni ditët. Do mërziteni jashtëzakonisht. Beqaret as nuk do e vrasin mendjen te krijojnë një lidhje, por do ja lënë çdo gjë kohës. Ne fakt deri ditën e premte mund te ndodhe diçka e jashtëzakonshme për ta. Financat me shume përpjekje nga ana juaj do fillojnë te stabilizohen disi. Vazhdoni ne rrugën qe keni nisur. Shëndeti ka për te qene i qëndrueshëm. Nuk do keni probleme për te cilat te merakoseni. Ne planin profesional do privilegjoheni gjithë kohës. Do keni edhe arritje dhe mund t’iu behet edhe një propozim për rritje ne detyre. Jeta familjare do ketë vështirësi te vogla.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Jave e ngrohte do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i kaloni te gjitha pengesat dhe madje do kërkoni edhe falje për gabimet e bëra. Beqaret do i kenë idetë shume te qarta dhe do dini si dhe ke te joshin. Dita me më fat do jete e mërkura. Financat do përmirësohen tej mase jo vetëm nga ndihma e te afërmve, por edhe nga strategjia qe keni ndjekur ju kohet e fundit. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Do keni probleme me gjumin dhe shpesh di ndiheni pa fuqi. Mos lini pa konsumuar frutat dhe perimet e stinës. Ne pune mos merrni vendime te nxituara sepse do pendoheni. Kërkoni ndihmën e miqve nëse nuk jeni shume te qarte. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Ne jetën tuaj ne çift ka mundësi te merrni vendime shume te rëndësishme. Gjerat do ndryshoje njëherë e përgjithmonë dhe nuk do ketë me kthim mbrapa ne kohe. Beqaret nuk do e gjejnë dot shpirtin e tyre binjak edhe pse nuk do lënë gur pa lëvizur. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Shpenzimet e domosdoshme mund t’i kryeni pa u druajtur fare. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Do keni energji dhe shqetësimet e mëparshme nuk do ndihen aspak. Edhe ata qe kane pasur probleme me stomakun do jene me te qete. Ne pune do filloni disa projekte mjaft interesante, por qe do duan me tepër përkushtim dhe kohe te harxhuar. Jeta familjare do jete përgjithësisht pozitive.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Këtë jave do bëni te pamundur qe ta largoni rutinën nga jeta juaj ne çift dhe do mendoni vetëm si ta bëni te ardhmen sa me te bukur. Do bashkëpunoni fort me partnerin dhe nuk do i dilni kundër njeri-tjetrit për asgjë. Beqaret nuk duhet te bëjnë gabim te hidhen ne krahët e te parit qe do i joshe sepse do lëndohen tej mase. Ne planin financiar mund te bëni gabime te njëpasnjëshme dhe situata nuk do jete e qëndrueshme. Shëndeti do jete delikat ditët e para, por do përmirësohet pas te enjtes. Mos e neglizhoni ushqimin dhe gjumin. Ne pune do i keni shume te qarta hapat qe duhet te hidhni dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Jeta familjare nuk do jete ne gjendjen me te mire.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Këtë jave do jeni shume impulsive ju te dashuruarit dhe mund te bëni gabime te njëpasnjëshme. Reflektoni dhe mendojini gjerat sa me shpejt sepse ne te kundërt do vije ndarja. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë vetëm dhe nuk do bëjnë asnjë lëvizje për ndryshime, por ditën e enjte do takojnë një person sharmant qe nuk do i rezistojnë dot. Sektori i financave nuk do jete aspak i trazuar. Mund ta kryeni pa frike ndonjë shpenzim te vogël për qejfin tuaj. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Mund te keni goxha shqetësime nga stomaku kështu qe shmangni pikantet dhe pijet alkoolike. Ne pune do jeni shume te organizuar dhe gjithçka do ju ece sipas planeve. Me familjaret do keni disa debate te vogla.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kryesore

Drogë e fshehur në zarf/ Arrestohet i riu shqiptar në Itali

Publikuar

-

Nga

Arrestohen dy shqiptarë në Itali/ U kapën me hashash dhe kokainë

Policia italiane ka arrestuar nje shtetas shqiptar pasi iu gjet në kuzhinën e banesës së tij, në Romë një zarf me 26 gramë kokainë.

Në pranga u vu shtetasi N.J., 23 vjeç i cili  vëzhgohej prej një kohe të gjatë nga autoritetet italiane.  Droga dhe materialet e tjera paketuese iu gjetën pas një sërë kontrollesh në banesën dhe lokalet që frekuentonte shqiptari.

LEXO EDHE:  Horoskopi javor, 21-27 gusht 2017

LEXO EDHE:  Horoskopi javor, nga 2 mars deri në 8 mars 2020



I riu ëshë dërguar në qendrën e vuajtjes së dënimit ‘’La Costarelle’’, ku do të përgatitet për të dalë në gjyq për akuzën e trafikut të drogës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kryesore

Zëri Amerikës përplas aktorët, dalin detaje të reja/ Soros, Berisha, Rama, Basha dhe Veliaj

Publikuar

-

Nga

Xhorxh Soros, është një filantrop i cili ka zgjedhur të investojë për një shoqëri të hapur në Shtetet e Bashkuara dhe mjaft vende të botës dhe ta mbështesë karierën e tij rreth kësaj ideje. Ai krijoji në Amerikë në fund të viteve 60 Fondin Kuant, një prej fondeve më të sukseshme të investimeve më risk. Miliarderi, në fund të viteve 80 çeli zyra të fondacionit në disa vende të Europës lindore, dhe pas rënies së sistemit komunist edhe në Shqipëri.

Mirëpo edhe pse ai ka investuar qindra miliona dollarë në vendet ish-komuniste, në fusha si arsimi, shëndetësia, dhe në mjaft projekte me ndikim për shtresat në nevojë, sot debati është përqendruar në ndikimin e tij politik në këto vende. Në Shqipëri ky debat kulmoi gjatë hartimit dhe miratimit të Reformës në Drejtësi 3 vjet me parë.

“Lidhet drejpërdrejt dhe vetëm me rolin e reformës së drejtësisë dhe me faktin se kjo reformë ka filluar të japë rezultatet e para, sado pikëpyetje dhe problematika që ka patur në ecurinë e vet”- thotë Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

“Le të marrim pak reformën në drejtësi. Le të më thotë mua çdo njeri, çfarë do Fondacioni Soros të hartojë strategjinë e reformës në drejtësi. Një qëllim të vetëm ka, për të shëndrruar drejtësinë shqiptare në degë të ekzekutivit të Edi Ramës”– shprehet Sali Berisha, ish Presdient i Shqipërisë.

“Ne nuk kemi ofruar asnjë paketë për Komisionin e Vencias apo për çdo institucion tjetër. Ne kemi asistuar financiarisht parlamentin e Shqipërisë në punën që kanë kryer 60 ekspertët e e emëruar prej tij. Ne kemi investuar 600 mijë dollarë për parlamentin shqiptar praktikisht. Këtu fillon dhe mbaron mbështetja e Fondacionit Soros për Reformën në Drejtësi”– sqaron Andi Dobrushi drejtor

Edi Rama, Alex Soros, George Soros

ekzekutiv i Fondacionit “Soros”.

Por debati mbi veprimtarinë e Fondacionit Soros në Shqipëri është më i hershëm se Reforma në Drejtësi. Ish-presidenti Berisha përkundrejt rezervave të forta dhe incidentit me dy punonjës të Fondacionit Soros që u shpallën non grada prej tij, me argumentin se ishin kapur nga shërbimet sekrete shqiptare duke iu dhënë informacione shërbimeve serbe, e vlerëson kontributin e Sorosit në fillim të viteve 90.

“Por kjo natyrisht nuk ndërpreu marrëdhëniet midis vendit tonë dhe Xhorxh Soros. Investimi i tij në Shqipëri për ngritjen dhe mbështetjen e shoqërisë civile, ishte shumë i mirpritur nga unë. Unë isha president i një vendi, në atë përiudhë i treti më i varfër në botë. Njerëzit nuk kishin asnjë mundësi të udhëtonin, nuk kishin mundësi të siguronin zyra, dhe e vërteta është së në këtë drejtim Fondacioni Soros, mendoj se ishte burimi kryesor i financimit dhe krijimit të këtyre organizatave”– pohon zoti Berisha.

Xhorxh Soros ndikoi në Shqipëri në fillim të viteve 90-të në mbështetjen dhe organizimin e shoqërisë civile. Por kjo veprimtari u shoqërua nga opinione dhe gjykime të ndryshme shpeshherë dhe të ashpra.

“Pas 4-5 vitesh konstatova se ky ishte një investim pothuajse tërësisht i njëanshëm dhe Xhorxh Soros ngriti një rrjet shoqatash të cilat në 80-90% të tyre ishin leva të ish-partisë komuniste, të partisë socialiste që ndërroi emrin. Ishte një dëmtim palcor i rolit dhe misionit të shoqërisë civile”– shprehet Sali Berisha, ish- Presdient i Shqipërisë.

“Në një kuadër më të gjerë Xhorxh Sorosi është njeri pas politikave progresiste dhe liberale dhe njëkohësisht dhe një nga kontribuesit në vendet postkomuniste. Kështu që dihet që është një antikomunist. Nuk mund të jetë një njeri që investon tek e majta”- shprehet Edlira Gjoni, Drejtuese e Qendrës për Ndikim Publik.

“Në një fondacion që punon për gratë e trafikuara, ti nuk i thua një gruaje a je e majtë apo e djathtë që unë të të shërbej dhe të jap shërbimin tim. Për këtë arsye them që paratë që janë derdhur për shoqërinë civile 80% e tyre kanë shkuar tek ata që kanë patur nevojë për t’i marrë këto shërbime”– thotë Iris Luarasi, aktiviste e të drejtave të grave.

Protagonistë të shoqërisë civile veçojnë meritën e Xhorxh Sorosit në lëvrimin e 130 milion dollarëve në arsim, mjekësi, në ndihmë të komunitetit rom dhe egjiptian, në ndihmë të familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, duke iu dhënë mbështetje ligjore si dhe mjaft projekte të tjera.

“Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se në kohën kur Berisha ishte president, ky njeri financonte ndërtimin e mbi 200 shkollave. Kështu që nuk mund të mohohen investimet që Soros ka bërë, pavarësisht se cila parti ka qenë në pushtet”– thotë Edlira Gjoni, Drejtuese e Qendrës për Ndikim Publik.

“Asgjë si mohohet asgjë. Dhe unë kam bashkëpunuar me Xhorxh Sorosin në dekadën e romëve. Qeveria ime me Organizatën e Kombeve të Bashkuara është angazhuar me interes të veçantë në këtë drejtim”– shprehet Sali Berisha ish Kryeministër i Shqipërisë.

“Problemi që ka lindur në Shqipëri me problemin Soros lidhet kryesisht me programin politik, pra të trajnimit të lidershipit dhë të forcimit të kapaciteteve të partive politike”- shprehet Lavdrim Lita, bashkëthemelues i Qendrës Zëri i Integrimit.



Komponenti politik është dhe fusha gri e gjithë debatit ndaj figurës së Xhorxh Sorosit. Kundërshtarët e tij në Shqipëri shohin tek ai një mbështetës dhe financues të fuqishëm të së majtës dhe eksponentëve të saj.

LEXO EDHE:  Horoskopi javor, nga 27 janar deri në 2 shkurt 2020

LEXO EDHE:  Horoskopi javor, 24-30 prill 2017

“Kemi një ç’ekuilibrim të balancës politike në raport me Fondacionin Soros. Kemi një raport 8-2, pra kemi një favorizim e partive politike më bindje të majta dhe lënie mënjanë e PD dhe partive të qendrës së djathtë” – argumenton Lavdrim Lita, bashkëthemelues i Qendrës Zëri i Integrimit.

“Në këtë mes është e vështirë të spekulosh se mbështetja ka qenë 80% për të majtët dhe 20 për të djathtët sepse unë nuk e di se kush është kjo shoqëri civile që është e majtë dhe kush është e djathtë” – sqaron Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

“Ai mund të thotë se unë kam financuar edhe qendrën e djathtë, por ato kanë qenë stërpika krahasuar më milionat e milionat, që ai derdhi për financimin e ish pasardhësve të nomenklaturës”– shprehet Sali Berisha ish Kryeministër i Shqipërisë.

“Për rastin e zotit Basha, për çfarë informacioni kam unë, ka patur një marrëveshje mes Univeristetit të Uhtretit dhe Fondacionit Soros për bursa të përbashkëta për studentët shqiptarë. Dhe ka rastisur që dhe zoti Basha ka qenë student në atë kohë dhe ka përfituar prej tyre. Nuk besoj se ka patur një bursë specifike për zotin Basha”– sqaron Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

“Unë nuk di të këtë marrë bursë, por edhe sikur të ketë marrë bursë, kjo nuk do të thotë që unë të mbetem skllav i një burse. Po të jetë ashtu dhe nësë do të isha në vendin e tij ja ktheja ato para”– pohon ish Kryeministri Sali Berisha.

Fondacioni Soros drejtohet nga një bord, në përbërje të të cilit vit pas viti kanë qenë mjaft përsonalitete të jetës shoqërore dhe politike në Shqipëri. Sot nën dritën e re të diskutimit dhe debatit mbi rolin dhe ndikimin e Xhorxh Soros për një shoqëri të hapur, mjaft emra shigjetohen si tregues, se filantropi ka mbështetur të majtën ekstreme duke sjellë pasoja për vendin.

“Edi Rama vetë ka qenë kryesor në Fondacionin Soros. Linda Rama vetë ka qenë drejtuese e Fondacionit Soros. Erjon Veliaj gjithashtu. Në një aspekt, me paratë e tij është mbjellë fara e korrupsionit e paimagjinueshme. Nuk është se nuk ka ekzistuar korrupsi

oni, por dhe ka ndikuar”– shprehet Sali Berisha ish Kryeministër i Shqipërisë.

“Në bordin e Fondacionit Soros njerëzit nuk vijnë të bëjnë karrierë dhe nuk e ndërtojnë karrierën e tyre nga bordi i fondacionit përkundrazi të mos harrojmë se në bordin e fondacionit kanë qenë njerëz si Ylli Popa, Ismail Kadareja. Ka patur gjithnjë një balancë në përbërjen e bordit sidomos përsa i përket si bindjeve po ashtu dhe prurjeve dhe ideve”– argumenton Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

Ish Kryeministri Sali Berisha thotë për Zërin e Amerikës se takimi i tij i fundit me zotin Soros ishte pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2005.

“Xhorxh Sorosin e kam pritur në 2005-ën. Fitova zgjedhjet dhe ai erdhi për Edi Ramën. E prita në një drekë, diskutova, i përcaktova qëndrimet e mija se unë kam ndërmend të bashkëpunoj më të gjithë pushtetin vendor, dhe natyrisht dhe me kryetarin e bashkisë së Tiranës, kam ndërmend të bashkëpunoj me opozitën. Interesi i tij në këtë takim ishte Edi Rama.”

“Ne kemi punuar dhe bashkëpunuar me të gjitha qeveritë si të majta ashtu dhe të djathta. Mund të jemi konfrontuar madje me to, siç ka qenë rasti i Gërdecit. Raste të tjera janë aktuale. Një çështje e pacientes hemofilike, që është fituar në gjykatë kundër Ministrisë së Drejtësisë. Çështje tjetër është një e sëmurë që vuante nga kanceri dhe që nuk i jepeshin medikamentet nga Ministria e Shëndetësisë. Në Tepelenë përshëmbull kundër ndërtimit të hidrocentraleve. Kemi raste të tjera të ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë. Janë çështje juridike që vazhdojnë”– argumenton Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

Lidhur me pyetjen e Zërit të Amerikës se kritikët shprehen se Partia Demokratike po kërkon të gjejë një armik të jashtëm pasi nuk arrin të jetë frymëzuese për mbështetësit e saj, zoti Berisha shprehet se:

“Sot opozita është shumicë dhe do të ishte absurde të mendohej se PD do të preferonte për armik një superspekulant të planetit me një fuqi të jashtzakonshme, sepse përdor paratë për të blerë politikanët dhe politikë, si askush tjetër në botë. Por Partia Demokratike guxon dhe do të guxojë t’i thotë të vërtetat në sy.”

Debati mbi aktivitetin e miliarderit Xhorxh Soros dhe rolin e tij në mbështetje të shoqërisë civile nuk është një çështje thjesht dhe vetëm shqiptare. Filantropi është i atakuar edhe në Amerikë pasi ai mbështet demokratët dhe është kundërshtar i fortë i Presidentit Tramp. Kritika ndaj ideologjisë Soros për një shoqëri të hapur, pati vitet e fundit edhe në disa vende të Europës, veçanërisht në Hungari dhe Maqedoninë e Veriut. Vala e këtij diskutimi ngre pikpyetje mbi këtë figurë komplekse, që u bë i pasur duke investuar fonde më risk, dhe që një pjesë të parave të tij, në ndryshim nga mjaft miliarderë të tjerë, ka zgjedhur t’i shpenzojë për forcimin e atyre që ai e quan shoqëri të hapura./VOA

LEXO TE PLOTE

Kryesore

Hetimi i Ilir Metës/ Fatmir Mediu injoron deputetët

Publikuar

-

Nga

 Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane, ka qenë pjesë e të intervistuarit në “Ditarin” e televizionit “A2-CNN”, ku si temë diskutimi ishte dalja e presidentit Ilir Meta, paraditen e sotme, përpara trupës së Komisionit Hetimor parlamentar.

Ndërsa e ka vlerësuar qëndrimin e Presidentit, Mediu ka injoruar deputetët pjesëmarrës në aktin e marrjes në pyetje të Ilir Metës, duke i etiketuar si shërbetor të verbër të urdhërave politik etj.



“Sot ishte shfaqja më e turpshme e Kuvendit të Shqipërisë, deputetë që nuk njohin as Kushtetutën, por i shërbejnë verbërisht urdhrave politikë. Nga ana tjetër, Presidenti, me përgjegjësinë dhe me autoritetin që i jep Kushtetuta, shpjegoi vendimin e tij për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, e cila nuk u respektua për shkak të urdhrit politik të Edi Ramës. Ku objekt hetimi ishte i ndërtuar qëllimisht nga ana e Partisë Socialiste, e cila pas raportit të OSBE/ODIHR duhet të kishte një reflektim. Interesi i tyre politik dominon mbi interesin kombëtar. Më bëri përshtypje analiza e Presidentit, më tërhoqi vëmendjen qëndrimi i tij kur tha se nuk donte të kishte një Rajshtag në Shqipëri. Ky komision është një zgjatim i pavlerë. Edi Rama ka shpërfytyruar shtetin dhe shtetarin. Sot shqiptarët mendojnë se shteti dhe shtetari janë një gjë e keqe. Rama e ka bërë këtë qëllimisht. Nuk ka parlament. Jemi në një vend ku nuk kemi as Gjykatë të Lartë e as Prokurori. Edhe Partia Socialiste është drejt degradimit”, , ka deklaruar Fatmir Mediu./CNA.al.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: