LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hapja e HEC-it të Fierzës/ Përmbytje në disa fshatra

5 Mars 2018, 10:16, Kronika CNA

Shkrirja e menjëhershme e dëborës dhe shirat sollën shkarkimet e detyrueshme nga hidrocentrali më i madh në vend duke tejkaluar kështu parashikimet e specialistëve.

Hapja e HEC-it të Fierzës ka krijuar një situatë problematike në qarkun e Shkodrës. Mësohet se përmbytje ka pasur në disa zona në këtë qark, ndërsa më e prekur është zona e Obotit në njësinë Administrative Ana e Malit.

Forcat e Armatosura janë angazhuar për përballimin e situatës së krijuar në fshatin Obot të njësisë administrative Ana e Malit në bashkinë e Shkodrës.

Mjetet e kalueshmërisë së lartë, ato ujore dhe efektivët e batalionit të parë të këmbësorisë së Vaut të Dejës po ndihmojnë lëvizjen e banorëve të Obotit drejt qytetit, pasi rruga e fshatit është e bllokuar në një gjatësi prej rreth 2 km si pasojë e prurjeve të shumta.

Prurjet arrijnë në 1300 metër kub për sekondë, ndërsa shkarkimet arrijnë në kuotën e 400 metër kub në sekondë. Burime nga hidrocentrali i Fierzes thonë se shkarkimet do të vijonin edhe përgjatë ditës së sotme.

Lajmet e fundit nga