LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Banorët nën pushtetin e krimit/ Elbasani, qyteti ku policia nuk ekziston

5 Mars 2018, 19:56, Aktualitet CNA

Nga ARTUR  AJAZI

Statistika të frikshme krimesh javët e fundit në Elbasan. Qyteti ku muajt e fundit policia ka qenë e pranishme me forca të specializuara, duket se nuk po gjen qetësi. Pothuajse çdo natë ka grabitje të bizneseve dhe banesave, pothuajse çdo natë ka me qindra telefonata nga qytetaret që ankohen për mbushjen e hyrjeve të pallateve dhe rrugicave me drogaxhinj, dhe një polici e cila është e pazonja të nderhyjë vendosë rendin dhe të ndëshkojë elementët kriminalë.

Elbasani ka edhe një trafik makinash kuturru, pasi edhe sektori Qarkullimit rrugor pothuajse nuk ekziston fare. Akset rrugore kryesore dhe rrugët dytësore, gjenden nën pushtetin e kaosit 24 orë non-stop. Banorët e lagjeve ankohen se ?të fortët? ecin me shpejtësi, banorët ankohen se makinat u zënë hyrjet e pallateve, rrugicat dhe portat e banesave, por askush nuk nderhyn. Policia e Elbasanit  ka qenë dhe mbetet e molepsur nga paaftësia, dhe një pjesë e saj nga lidhjet e hershme me elementët me precedentë penalë. Vetëm në 10 ditët e fundit, në Elbasan janë regjistruar 32 raste grabitjesh në banesa dhe biznese, duke hapur në mes të bulevardit qepenat e dyqaneve, duke grabitur gjithçka brënda, nën hundën e policisë, e cila shërbimin e natës e kryen duke u strukur ose brënda makinave ose tek ndonjë lokal  që rri hapur deri pas mesnate.

Kjo situate ka vite që po shoqeron qytetin e luleve, qytetin e arsimit, qytetin e njerëzve të kulturuar, që duan rendin, qetësinë, zhvillimin, që duan mbështetjen dhe ndihmën e shtetit kur janë në rrezik, por që nuk e marrin. Akset rrugore janë mbërthyer nga trafiku mbytës, që nuk kursen edhe jetën e qytetareve. Muajt e fundit si pasojë e mungesës së masave nga policia, janë 5 fishuar aksidente, janë 5 fishuar të plagosurit nga aksidentet, dhe janë 50 fishuar grabitjet. Natyrisht rritja e numrit të personave të papunë, do të ketë edhe pasoja të tilla sociale, por qytetaret gjithsesi duan ndihmën e uniformave blu. Asnjëherë qytetarët nuk marrin në kohë ndihmën e policisë, asnjëherë qytetaret nuk gjejnë tek policia strukturën e shtetit që i ndihmon, i mbështet, pasi ajo ndihmon, nderon dhe mbështet rrugaçët, të fortët, pasi me at ambush edhe xhepat.

Ministri Brendshëm Fatmir  Xhafaj, ka qenë shpesh në Elbasan, ka vajtur atje dhe ka premtuar rritjen e masave rradikale ndaj krimit, elementeve kriminale, dhe zbulimin e autoreve të veprave penale. Por deri sot zoti Xhafaj , në Elbasan asgjë nuk ka ndryshuar, mbetet po ajo polici, mbeten po ata policë që jo vetëm janë të paaftë, por edhe të korruptuar dhe të lidhur me elementë me precedentë penalë. Kjo është policia që duam dhe vallë kjo është policia që priste qytetari i Elbasanit, që ndjehet i pasigurtë në dyqanin dhe banesën e tij ?  Jo, kjo polici  nuk ka lidhje fare me strukturën e shtetit që godet dhe parandalon krimin, të cilin e ka misionin  e saj kryesor, që godet dhe arreston elementët kriminalë, pasi kjo polici më e pakta pi  birra  me elementët  me precedentë penalë, dhe më e shumta korruptohet prej tyre.

Ndaj VETTINGU,  duhet të flakë  jashtë rradhëve të policisë,  ata që janë majmur  nga uniforma blu e shtetit, madje duke i evidentuar çdo shkelje dhe abuzim me detyrën dhe ligjin, për ti çuar në ndjekje penale. Ndryshe kjo polici kurrë nuk mund të quhet e Shtetit por e Xhepit.

Lajmet e fundit nga