LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do ta sfidojë Patozi, Lulzim Bashën në zgjedhjet vendore?/ "Në politikë asnjëherë nuk thuhet kurrë, por..."

5 Mars 2018, 18:51, Aktualitet CNA

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, njëherësh një nga kritikët më aktiv kundër kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Basha, sot ka paralajmëruar krijimin e një partie të re, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Në një prononcim për “Top Channel”, Patozi u shpreh se, nuk ka vullnet nga Lulzim Basha për bashkimin e PD-së, edhe pse po afrojnë zgjedhjet vendore.

“Nuk ka asnjë gjest e asnjë akt për bashkimin e PD, por ka një letargji, ndërkohë që po afrojnë zgjedhjet vendore.”, – u shpreh Astrit Patozi.

Më tej, duke iu përgjigjur pyetjes se a do ta sfidojë Patozi, Lulzim Bashën në zgjedhjet vendore, ai tha se në politikë asnjëherë nuk thuhet kurrë.

“Në politikë asnjëherë nuk thuhet kurrë. Por çdo hap do ta marrim në koordinim me demokratët.”, – tha Patozi. /CNA.al

Lajmet e fundit nga