LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet lokale/ Rama presion deputetëve

4 Mars 2018, 09:13, Aktualitet CNA

Zgjedhjet lokale kanë tundur bazën e Partisë Socialiste, pasi kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve që të mbyllin zgjedhjet në parti dhe të dalin në terren e të njihen me problemet e banorët të zonave përkatëse, lidhur me Platformën e Bashkëqeverisjes ?Shqipëriaqëduam?, por edhe të bashkëpunojnë fort me bazën sa i takon reformimit të administratës.

Sikurse raporton gazeta ?Sot?, Rama ka kërkuar nga deputetët që personat të cilët do të jenë krerët e rinj të Partisë Socialiste, duhet me doemos të përmbushin kushtet e kërkuar prej tij, nga barazia gjinore deri tek arsimim me shkollë të lartë.

Në udhëzim Rama kërkon që të hapen zyrat e bashkëqeverisjes në të gjitha ato bashki, ku aktualisht nuk ofrohet ky shërbim.

Ndërsa sa i përket ish-koalicionit PS-LSI, Rama ka bërë thirrje se të gjithë militantët e Lëvizjes Socialsite për Integrim duhet të largohen nga puna, pasi sipas tij, jo vetëm që nuk plotësojnë kriteret profesionale dhe arsimore, por janë emëruar në ato vende pune në mënyrë klienteliste dhe politike. /CNA.al

Lajmet e fundit nga