Sa është “cilësor” niveli i arsimit në Kosovë?! – CNA
Connect with us

Blogu

Sa është “cilësor” niveli i arsimit në Kosovë?!

Publikuar

-

Vlerësimi i cilësisë në bazë të ekonomisë së tregut në arsimin superior në Kosovë

Së fundmi u panë disa lista vetëvlerësuese për bartësit e arsimit superior në Kosovë, ku renditeshin këto institucione si më të “mirat”! Në këto lista printe Universiteti Publik si i pari dhe Kolegji AAB si i dyti e kështu me rradhë. Në bazë të kësaj liste, secili nga këto institucione, mundohej të  ”shiste”  idenë  kinse kanë cilësi dhe kualitet studimi!

Pikësëpari, që në start gara është e pabarabart. Universiteti Publik funksionon me fonde  të garantuara publike, me staf të mjaftueshëm akademik (ne si popull  e kemi mentalitetin që të vrapojmë pas punës së shtetit), stafi i këtij institucioni  të ardhurat i kanë të garantuara dhe kjo bënë që ata të jenë të vetëkënaqur dhe mos të vrapojnë për student, të tre niveleve. Nuk do të ketë garë për fonde, për inovacione, për botime shkencore, për studime  të fenomeneve të ndryshme që do ti hynin në punë qytetarëve të Kosovës.

Bartësit privat të arsimit superior  kanë status të biznesit që për synim ka fitimin e jo dijen. Këta janë të diskriminuar në shumë aspekte: si në atë të  financimit, stafit akademik dhe atë ligjor. Financimi i këtyre institucioneve dhe ekzistenca e tyre varet nga regjistrimi i studentëve “ konsumatorëve” kurse përballen me institucionet publike që punën më të madhe ua garanton shteti;e i cili menaxhon edhe me taksat e këtyre studentëve,  të këtyre institucioneve private, që i bie këta të paguajnë edhe për studimet e veta, edhe për studentët e Universitetit Publik.

Në  formën ekzistuese, në të  dy variantet gjithçka mund të ketë, por, vetëm cilësi jo!

Mënyra më e mirë e funskionimit do t’ishte:

  • Shkollimi  universitar nuk janë të obliguar me ligj, dhe në këtë mënyrë nuk është shteti i obliguar të financoj studimin në masë të gjërë, siç  është tani!
  •    Buxheti aktual i cili financon këto institucione të ndryshojë mënyrën e financimit, atë ta bëj Ministria e Arsimit! Ministria e Arsimit, të bëjë politikat komfor kërkesave të tregut dhe në përputhje me këto kërkesa të bëjë edhe financimin (bursa për nxënësit) dhe studimeve shkencore nga institucione universitare.
  •   Ky buxhet të ndahet në dy linja:një për nxënës dhe student,tjetra për institucionet universitare për projekte studimi.
  1. ) Nxënësit që kanë notën mesatare 4.5-5 të financohen 100% nga fondi i Ministrisë së Arsimit,

b.) Nxënësit që kanë Notën mesatare 3.5-4.5 të financohen me 50% nga fondi i ministrisë.

  1. Institucionet Universitare të aplikojnë me projekte studimi të cilët janë në të mirën e komunitetit dhe qytetarëve, të përfitojnë financimin e tyre nga fondi i Ministrisë së Arsimit.

Statusi:

Të ndryshojë forma e organizimit e universiteteve në dy sektorët, si në atë publik ,po ashtu edhe në atë privat.

Të mirret forma e administrimit dhe regjistrimit si Universiteti Amerikan në Kosovë, i cili nuk është biznes, po as institucion publik, por, ka statusin e OJQ- ve, të cilat funksionojnë në këtë formë në shumë vende të botës.

Vlerësimi:

Për vlerësimin e cilësisë të ngrihet një institucion i pavarur i cili monitoron punën e këtyre institucioneve në mënyrë shkencore dhe periodike,  e jo me hamendësim dhe përceptim, si  bëhet aktualisht në këtë sferë, e në të cilën kemi shumë ngecje!

Ky instrument mundë të jetë  si OJQ, e cila krijon protokoll dhe kritere të vlerësimit të këtyre institucioneve.

Vlerësimi të bëhet në këtë formë:   

Të themelohet një institucion i pavarur për vlerësimin dhe monitorimin e  këtyre institucioneve, kjo mundë të jetë edhe një organizatë qeveritare! Kjo organizatë ti fus në monitorim të vazhdueshëm të gjitha institucionet e arsimit superior në Kosovë; Të dalë me raporte periodike për vlerësimet e bëra.

Në domenin e vlerësimit të përfshihen:

  1. Plan-programi, (kurrikulat e studimit)
  2. Stafi akademik
  3. Infrastruktura teknike e cila është në përputhje me programet e studimit që i ofron institucioni.
  4. Projektet studimore që i bëjnë institucionet, e që i hynë në shërbim qytetarëve apo Qeverisë!
  5. Të monitoroj aktivizimin e studentëve në projektet e tyre të studimeve dhe në punë praktike!
  6. Të monitoroj numrin e studentëve të punësuar pas diplomimit!
  7. Të monitoroj studentët e punësuar se sa puna e tyre ka qenë produktive në institucionin ku janë duke punuar!

Kjo do t’ishte një mënyrë subjektive e vlerësimit dhe shumë e pa anëshme, ku çdo institucionit do t’i llogariten pikët vlerësuese në bazë të numrit të përgjithshëm të studentëve në programin përkatës, të nxirren përqindjet dhe të publikohen rezultatet në bazë të specifikave të lartshënuara!

Në bazë të këtij vlerësimi do të orientoheshin edhe nxënësit për të vijuar studimet universitare, dhe do të orientoheshin fondet përkatëse për studime universitare!

Kjo do të eliminonte politizimin e sistemit, nepotizmin, korrupsionin, arrogancën, etj!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Agron Sadiku: Ekonomist, Hulumtues për çështje ekonomisë së tregut në Kosovë, Veteran i UÇK-së, Aktivist i Shoqërisë Civile në Kosovë dhe Luginë të Preshëvës.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Foto-Simboli i shqiponjës shfaqet në Tokyo/ Ç’ndodhi në Japoni

Publikuar

-

By

Veshjet tradicionale shqiptare kanë shkuar deri në Japoni. E themi këtë, pasi në Tokyo kostumet janë veshur nga një dhëndër shqiptar dhe nusja japoneze.

Por dasma e Arbër Demos dhe Mana Aoki është bërë akoma më e veçantë, në momenti që të gjithë dasmorët kanë bërë simbilin e shqiponjës me duar.

Ka qenë miku i çiftit, Micky Haxhislami, ai që ka shpërndarë fotot e veçanta në profilin e tij në rrjetet sociale, nga dasma e zhvilluar në Tokyo.

E siç duket simboli shqiptar ka fluturuar deri në kontinetin aziatikik, duke na bërë të gjithëve krenar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Telashet nuk kanë fund për ministrin Salvini/ Fyhet nga 17-vjeçarja

Publikuar

-

By

Telashet për ministrin e Brendshëm italian, Matteo Salvini nuk kanë fund.

Mediat italiane raportojnë, se pasi u grabit shtëpia ku jetonin dy prindërit e tij të moshuar, Salvini është quajtur racist dhe fashist gjatë një takimi me qytetarët

E ditur bëhet, se ka qenë një 17-vjeçare, ajo që ka bërtitur nga turma për të fyer ministrin, i cili i ka shpallur luftë  bandave kriminale.

Ministri Salvini e ka kaluar me qetësi këtë pjesë, pasi është shprehur se, ata që mendojnë ndryshe duhet të trajtohen mirë.

“Unë ofroj një birrë për atë vajzë, sepse ne trajtojmë mirë ata që nuk mendojnë si ne”,- ka qenë reagimi i plotë i Salvinit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Basha dhe fjalimi që “vrau” protestën

Publikuar

-

By

Nga Xhuljo Ferzaj

– Gjatë protestës së opozitës fjalim u mbajt vetëm nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ndërsa Monika Kryemadhi zgjodhi të mos flasë para pjesëmarrësve. Ligjërata e Bashës nisi me një nga thëniet e Naim Frashërit “Dielli për shqiptarët lind nga Perëndimi”. Më pas kaloj direkt te shifra e pjesëmarrësve duke thënë se ishin mbledhur qindra e mijëra, krahasimi i vitit 2018 me periudhën e komunizmit ku vendi ishte i izoluar nga bota perëndimore, ripërtëritë “Diellin, Perëndimi, Lirinë, Demokracinë”, krahason qeverinë “Rama 2” si qeveri bizantine, osmane, anti eurpiane. Në minutën e 5 të fjalimit tregon se opozita nuk është mbledhur për përfitim politik, por shkatërrimin e “Sundimtarin shkatërrues”, betejë midis të mirës dhe të keqes.

Ky është momenti i parë kur kryetari i PD-së, ngre zërin sipas fjalëve, për të marrë në këmbim brohoritje, duartrokitje, mbështetje por nuk arriti ta realizonte. Gjithsesi vazhdoj të lexonte fjalimin duke e pasur të vështirë të kuptonte se vëmendja e pjesëmarrësve nuk u tërhoq siç duhej. Basha tentoj të krahasonte veten e tij, pjesëmarrësit me njerëzit që duan drejtësinë dhe atyre që se duan dhe i përkasin “Aleancës së krimit”. Sipas deklaratës së tij problemi nuk është midis opozitës dhe mazhorancës, por dhunimi i demokracisë, të drejtës së qytetarëve, në fund e mbyll fjalinë duke akuzuar se shteti është i kapur nga krimi dhe korrupsioni. Kjo është hera e dytë, gjatë fjalimit kur Basha tenton të bëj për vete pjesëmarrësit por has vështirësi, kuptohet nga reagimi i tyre, disa fishkëllyen, pak veta duartrokitën, vëmendja nuk ishte aspak te fjalët që lexoheshin.

Në minutën e 8 Basha tenton të rregulloj intonacionin dhe tonin, kupton se nuk del siç duhej, kjo nuk u arrit, nervozizmi, mungesa e përqendrimit, dëshira për ta përfunduar sa më para fjalimin, e pengoj të rregullonte problemin, kjo solli një lexim mekanik duke e bërë monoton dhe aspak tërheqës për kontrollin, psikologjinë e pjesëmarrësve. Mund të mbledhësh protestues, është vetëm puna e parë, fjalimi nëse rezulton pa inspirim zbeh shpirtin e protestës, e “vret”. Këtu ndikuan shumë faktor, së pari, Basha ka vështirësi të mbaj një fjalim para turmave të qytetarëve, kjo kuptohet qartë, lexon në mënyrë mekanike, nuk inspiron, krijon tension te dëgjuesi, që me siguri thotë “kur do mbaroj”. Përveç kësaj ishte vetë Basha, ai që hasi pengës në fjalim, u kuptua qartë, mezi priste ta përfundonte, kjo i solli gabime në renditjen e fjalimit, pasi nuk i lexoj të gjitha, nuk e përcolli me emocion për të marrë shpirtin e protestueseve, fundja në një protestë ky është një ndër synimet kryesore.

Gjestet, lëvizja e dorës së djathë, herë duke treguar me gishtin tregues, me grusht dhe dy gishtërinjtë shoqëruar me ngritjen deri në maksimum të vokalit gjatë fjalëve “Lufta me autokratët e korruptuar”, i dha më shumë fishkëllima se sa duartrokitje dhe brohoritje, në minutën e 11. Provoj të bënte pauzën por kjo nuk ndikoj aspak te duartrokitjet, brohoritjet dhe reagime që tregonin se ishin duke e ndjekur me vëmendje, nuk ndikuan aspak në psikologjinë e pjesëmarrësve, gjithçka pritej të realizohej mbi bazën e skemës së ndërtuar. Nëse kjo do ndodhte protestuesit do duartrokisnin, thërrisnin me zë të lartë emrin e kryetarit të PD, “Basha, Basha”, gjë e cila do kërkonte kohë deri sa të qetësoheshin, nuk ndodhi as kjo.

Gjatë gjithë fjalimit Basha u përpoq të fshinte zhgënjimin e tij me numrin e ultë të pjesëmarrjes, i solli tension dhe shpërqendrim, nuk arriti ta fshehte para dëgjuesve. Numri i pjesëmarrësve ishte shkruanim, kishte menduar se sheshi do mbushej plotë, por siç pamë nga ekranet e televizioneve numri i mbështetësve ishte i vogël, madje dhe mazhoranca priste një pjesëmarrje më të gjerë. Shumica e qytetarëve që kishin planifikuar pjesëmarrjen hoqën dorë, nuk donin të dëgjonin përsëri historinë e përsëritur me “Babalen”. Në fjalim kishte një kombinim midis akuzave, propagandës, krahasimeve, jo mesazh, pasi vetë Basha premtoj se do tregonte gjëra të reja, që do tronditnin qeverinë, ndodhi që përsëriteshin të njëjtat fjalë si në media dhe kuvend.

Fjalimi u përcoll si propagandë asgjë më shumë, në të gjithë fjalët e përdorura nuk pati asnjë mesazh, përveç 300 fjalëve që lexoheshin e rilexoheshin disa herë. Ka nga ata që thonë se të gjitha fjalët e tij ishin mesazhe, vlerësimi bëhet pas përfundimit të protestës. Kishte një ngatërresë midis propagandës dhe akuzave, nuk solli asnjë manipulim/ndikim  për ti nxitur pjesëmarrësit të kishin një reagim mbi bazën e ndikimit të fjalëve të Lulëzim Bashës. Në një fjalim llogariten mesazhet që do prodhojnë dhe mbushin mediat me lajme, kjo nuk ndodhi pasi llogaria ishte bërë gabim. Reagimi i qytetarëve nuk erdhi nga fjalë e Bashës, për këtë problem është i vetëdijshëm edhe vet. Më shumë lajm prodhoj dëmtimi i kryeredaktorit të Rilindjes Demokratike, se sa fjalimi i Bashës.

Pavarësisht se për këtë të fundit u pretendua se u dhunua si gazetar, në të vërtet ai nuk kishte në dorë mikrofon, regjistrues, apo diçka që ta identifikonte si të tillë, ishte protestues si të gjithë qytetarët. Reagimet e deputetëve të PD nisën të ndërtoheshin mbi këtë ngjarje, duke akuzuar qeverinë si të dhunshme dhe polici që mbron krimin, jo mbi fjalimin e kryetarit. Kryeredaktori u bë epiqendra e lajmeve ndërsa vetë kryetari i PD, nuk u bë krijues. Nuk ndodhi se e fshehu informacionin, s’kishte kauzë politike, ky është problemi thelbësor. Mesazh është numri i pjesëmarrësve por jo gjithmonë, mund të bëhet edhe me 50 persona, madje me një figurë satirike nëse je lider.

Një politikan si në rastin e Bashës i cili pretendon të jetë lider politik, përveçse duhet të ketë një fjalim të përgatitur për të ushqyer protestuesit, mediat brenda dhe jashtë vendit, qytetarët që nuk janë pjesëmarrës, përfshirë edhe ata që nuk e mbështesin duhet ta menaxhoj ai dhe jo anasjelltas. Problem ishte përmbajtja e fjalimit, mënyra se si u përcoll, pa dashur të futem te pjesa e organizimit, numrit të pjesëmarrjes, sa veta u dëmtuan, banderolat, flamurat.etj.

Nuk pamë një Basha krijues sipas rrethanave, por një lexues fjalimesh në mënyrë mekanike që mezi priste edhe vetë të mbaronte. Mungesa e  menaxhimi i fjalimit pengoj vetë Bashën e qytetarët ta dëgjonin me vëmendje, dukej sikur thoshin të mbaroj sa më shpejtë për të kaluar te Ministria e Brendshme për fazën e dytë të protestës, përplasje verbale dhe fizike, në fakt kjo u duk sikur të ishte qëllim kryesor, u la në dorë të pjesëmarrësve për një kohë të gjatë por dikush i kërkoj Bashës të tërhiqte personat që tentuan konfrontimet. Gjë të cilën e bëri duke kërkuar largimin nga Ministria e Brendshme. Pa dashur të dal nga kontesti i fjalimi të Bashës, u vu re se fjalët e tij nuk shërbyen si orientim për reagimin e protestueseve, vepruan mbi bazën e planifikimit që ishte bërë në skenarin e protestës. Basha kishte llogaritur të mbante një fjalim më të gjatë, ai lexoj 60 % të tij.

Një sukses që pati lideri i PD ishte mungesa e konkurrencash, mbajtja e fjalimit vetëm nga ai i dha shumë pikë përball Monika Kryemadhit, tashmë ai mund të quhet “Lideri i opozitës” ndërsa kryetarja e LSI e humbi këtë gjë. Nuk dihet nëse Monika Kryemadhi vendosi vetë të mos mbante fjalim, ishte e gatshme për pjesën tjetër të organizimit të protestës, kjo varet nga talenti. Basha nuk e kishte konkurrent në fjalim Kryemadhin, pavarësisht se kjo në demokraci është diçka e bukur, pavarësisht se nuk u realizua. Në protestë s’kishte konkurrencë midis fjalimeve por një tërheqje nga ana e Kryemadhit e cila për mendimin tim ka bërë gjënë e duhur, nëse do kujtojmë fjalimin e saj të fundit preferoj të mos e komentoj.

Basha përpiqet ta nisi me sukses fjalimin, gjatë rrugës i dalin shumë probleme, jo vetëm me zërin, hapjen e gojës, gjestet, leximi i protestueseve e mënyra se si përcillet është problematike, duke e kthyer në një ligjëratë vetëm për tu lexuar, pa menduar mesazhet, lajmet që duhet të prodhojnë fjalët. Këtu nuk diskutohet për menaxhimin e situatës, lidhjen fjalim-protestues, kjo gjë ishte shumë larg për ata që ishin prezent në shesh dhe jo për ne që e dëgjuam nëpërmjet mediave.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet08:22 - 26 Shtator, 2018

Ndryshon moti/ Mësoni sa do jenë temperaturat për sot

Moti për ditën e sotme do të mbetet me  kthjellime e kalime  të pakta vranësirash në relievet malorë. Era do të jetë...

Aktualitet08:14 - 26 Shtator, 2018

Horoskopi i ditës, 26 shtator 2018 

DASHI 21. mars – 20. prill Kjo do të jetë një javë mjaft e ngjeshur e cila do ju lejojë që...

Aktualitet23:47 - 25 Shtator, 2018

Deklarata bombë e Hoxhës/ Deputetes së PS-së i është vënë pistoleta në kokë

Gazetari Artan Hoxha gjatë intervistës në emisionin “Top Show” në Top Channel, ka lëshuar një deklaratë bombë. Hoxha i është...

Aktualitet23:35 - 25 Shtator, 2018

MIma: Paratë e vjedhura me koncesione do i kthehen shtetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan është shprehur se paratë e...

Aktualitet23:20 - 25 Shtator, 2018

Arrestimi i Safet Bajrit/ Reagon Ministri belg i Drejtësisë

Operacioni “Oaz” i cili konkludoi me arrestimin e 11 personave, mes tyre edhe Safet Bajri është komentuar nga ministri i...

Aktualitet23:20 - 25 Shtator, 2018

Historia e rrallë e yllit anglez/ “Kam në kokë 14 pllaka metalike dhe 28 vida…”

Nuk është e lehtë të asistosh në tërheqjen e lamtumirën e futbollistëve rreth të 35-ave apo më shumë, nga sporti...

Aktualitet23:16 - 25 Shtator, 2018

Hoxha jep alarmin/ Tregon pse Xhafaj po luan me dy karta

Gazetari Artan Hoxha gjatë emisionit “Top Show” në Top Channel ka lëshuar akuza të forta nga policisë, e cila është...

Aktualitet23:02 - 25 Shtator, 2018

Interi duket në rrugë të mbarë/ Fiton ndaj një rivali të fortë

Inter ka fituar 2-1 ndaj Fiorentina në “San Siro” duke ndrequr fillimin e keq të kampionatit, Pasi mori vetëm katër...

Aktualitet22:54 - 25 Shtator, 2018

Referendumi në Maqedoni/ “Propaganda për bojkot, rrezik për vendin dhe rajonin”

Zv.Kryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH, se në prag të referendumit...

Aktualitet22:40 - 25 Shtator, 2018

Ditë speciale te Skënderbeu/ Trajneri dhe ylli i ekipit festojnë ditëlindjen

Ditë e veçantë kjo e sotmja në klubin e Skënderbeut. Orges Shehi ka festuar 41 vjeorin e lindjes së tij,...

Aktualitet22:30 - 25 Shtator, 2018

“Mos më bëj lojëra mua këtu”/ Fevziu debaton ashpër me ish-ministrin

Ish-ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi ka debatuar ashpër me moderatorin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevziun. Fevziu i është drejtuar Bardhit...

Aktualitet22:25 - 25 Shtator, 2018

Shokohet Bayern Munich/ Vëllai i Mario Gotzes u bën gjëmën

Bayern Munich ka barazuar 1-1 ndaj Augsburg, në derbin e Bavarisë, duke lënë pikë, për herë të parë në këtë...

Aktualitet22:24 - 25 Shtator, 2018

Akuzat për lidhje me bandat/ Balla i përgjigjet “flakë për flakë” Bashës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në emisionin”Top Show” ka folur për akuzat që kreydemokrati,...

Aktualitet22:20 - 25 Shtator, 2018

Thjesht e jashtëzakonshme/ Tifozët më të mirë në botë dhurojnë spektakël

Tifozeria është shpirti i një ekipi. Një pamje e pazakontë tifozerie futbolli vjen nga Maroku. Raja Casablanca arriti të sigurojë...

Aktualitet22:15 - 25 Shtator, 2018

“Shushunja politike”/ Deputeti demokrat i kundërpërgjigjet Bushkës

Ditën e sotme deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është përplasur në distancë me deputeten e Partisë Socialisite, Klotilda Bushka,...

Aktualitet22:08 - 25 Shtator, 2018

“Shihemi në gjyq”/ Deputetja e PS-së sfidon opozitën pas akuzave për pasurinë

Pas deklaratës të deputetit të video-skandalit erotik, Ervin Salianji, në të cilën tha se bashkëshorti i deputetes së PS, Klotilda...

Aktualitet22:00 - 25 Shtator, 2018

Deklarata bombë e yllit të Milanit/ Atje luaja dy ndeshje në ditë

Frenk Kesie ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Milan TV”. Afrikani ka folur për fillimet e karrierës, por edhe për...

Aktualitet21:51 - 25 Shtator, 2018

Dhoma Amerikane kundër Bashës/ Mos trembni investitorët

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crowford në një intervistë në televizionin “Ora News”, ka kërkuar që politika shqiptare,...

Aktualitet21:50 - 25 Shtator, 2018

Gjimanzet e Tiranës “pushtohen” nga lëndët narkotike

Emisioni investigativ “Stop” mbrëmjen e sotme ka sjellë në vëmendje  problemin e shitjes së drogëravce pranë gjimnazeve në Tiranë. Në...

Aktualitet21:40 - 25 Shtator, 2018

“Masakër” në Korçë/ Ja si arbitrat njollosën ndeshjen

Gjyqtarët e bëjnë “baltë” në javën e pestë. Skënderbeu-Tirana 1-1, edhe pse një ndeshje pa tifozë dhe jo me ndonjë...

Aktualitet21:32 - 25 Shtator, 2018

“Deri tani i kemi toleruar”/ Biletë urbani edhe për të miturit

Shoqata e Transportit Urban ka dhënë vendimin se edhe fëmijë do të paguajnë biletën e udhëtimit, në autobus, me të...

Aktualitet21:26 - 25 Shtator, 2018

CNA.al publikoi faktet/ “Stop” vë me shpatulla pas muri Bashën

Edhe mbrëmjen e sotme emisioni “Stop” referuar denoncimit të para disa ditëve të CNA.al ka prekur çështjen e kompanisë së...

Aktualitet21:20 - 25 Shtator, 2018

Garon për skuadrën e Shumakerit/ Piloti shqiptar rekord në Formula 4

Sezoni në Formula 4 përfundoi në mënyrën më të mirë për pilotin shqiptar nga Maqedonia, Lirim Zendeli. Djaloshi 18-vjeçar, edhe...

Aktualitet21:10 - 25 Shtator, 2018

Skandali me tatimorët në “Fiks Fare”/ “Duam 500 mijë lekë, ta mbyllim këtë çështje”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Fiks Fare” është denoncuar një skandal me inspektorët tatimorë në Tiranë. Një video e publikuar...

Aktualitet20:59 - 25 Shtator, 2018

Mourinho e turpëron keq para shokëve Pogban/ Nuk do të jesh më…

Jose Mourinho i ka thënë Paul Pogba-s se nuk do të jetë më kapiteni i Manchester United teksa marrëdhënia mes...

Aktualitet20:59 - 25 Shtator, 2018

“Goditja e oligarkëve”/ Shehaj: Ata që kanë ç’fshehin duhet të tremben

Sekuestro e kompanive me kontrata korruptive është komentuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj i ftuar në emisionin “Top...

Aktualitet20:42 - 25 Shtator, 2018

“Lum PS-ja që të ka në opozitë ”/ Fiks Fare “masakron” Bashën

Moderatorët e emisionit “Fiks Fare” kanë ironizuar deklaratën e djeshme të kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili nga studio...

Aktualitet20:41 - 25 Shtator, 2018

Ndodh çmenduria në Gjermani/ Ja çfarë goli shënohet në minutat e fundit të ndeshjes

Në Gjermani është shënuar një gol i çmendur. Koln ka fituar 2 me 1 ndaj Ingolstadt në ndeshjen e vlefshme...

Trending

Read previous post:
Përveç drogës,vettingut e kufijve të detit, ka dhe gardianë në nevojë!

Nga Valentin MACAJ Shumë zhurmë për kufij deti, maska, drogë, aksidente, vetting sa për sy e faqe, popull i hutuar...

Close