Connect with Us

Rama në konferencën “World Leaders”/ Shqipëria shembull i tolerancës fetare, njohëm të parët në Evropë të drejtën e hebrenjve

Aktualitet

Rama në konferencën “World Leaders”/ Shqipëria shembull i tolerancës fetare, njohëm të parët në Evropë të drejtën e hebrenjve

Publikuar

-

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka marrë pjesë në konferencën “World Leaders” që po zhvillohet në Washington DC të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbajtur nga Komiteti Izraelito-Amerikan të Çështjeve Publike.

Në fjalën e tij para të pranishmëve Rama tha se, Shqipëria është shembull i tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, e për këtë ai shtoi se vendi ynë ishte i pari në Evropë që njohu të drejtën e hebrenjve.

Ai tha se hebrenjtë në Shqipëri nuk u shpëtuan vetëm nga muslimanët por edhe nga kleri katolik, ku edhe tregoi një rast. Rama tha:

LEXO EDHE:  I krahasoi shqiptarët me organin gjenital/ Rama ia hedh përsëri

“Hebrenjtë, u shpëtuan jo vetën nga muslimanët, por edhe nga kleri katolikë. Një prej klerikëve më të mëdhenj, pagëzoi shumë hebrenj në mënryë që t’i mbronte. Asnjë hebre nuk iu dorëzua gjermanëve nga Shqipëria. Ishim ndër të parët që njohëm të drejtat e hebrenjve.”

Në vijim Kryeministri tha se, “Shqipëria mbron të njëjtat vlera si Izraeli.” /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Arrestimi i Llallës/ Juristi shpjegon si veprohet kur i dënuari ka probleme shëndetësore

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Juristi Ledio Braho e konsideroi në një intervistë për Euronews Albania si një vendim domethënës dënimin e ish-kryeprokurorit.

Megjithatë ai u shpreh se suksesi i reformës në drejtësi pritet të matet me dënimin e atyre që janë ende në institucione shtetërore, jo me ish-funksionarët.

Braho sqaroi se vendimi i formës së prerë nga Apeli kërkon që ish-kryeprokurori Llalla të arrestohet.

Avokati i ish-zyrtarit të lartë të drejtësisë ka ngritur shqetësim për gjendjen shëndetësore të Llallës me shpjegimin se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe se ndodhet në kujdes spitalor.

LEXO EDHE:  Rama duhet të qeverisë vetëm apo me aleatët?/Befason deputeti i Bashës

LEXO EDHE:  Vettingu në Shqipëri, PPP (Partner Publik Privat Austriako–shqiptar)



“Gjendja shëndetësore është një nga mekanizmat që mund të përdoret për ta pezulluar ekzekutimin e këtij vendimi. Megjithatë kjo sërish kalon nëpërmjet gjykatës,” u shpreh juristi Braho, i cili nuk komentoi më gjatë duke shtuar se mjetet juridike që do të përdoren i takojnë avokatit të z. Llalla.

Vepra penale për të cilin ish-kryeprokurori u dënua ka dënim maksimal 3 vite burg.

Braho theksoi se është mjaft e vështirë për hetimet të gjenden provat për vërtetimin e veprave penale pas largimit nga funksioni të zyrtarëve./euronews

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Elbasan/ Bie nga ballkoni i banesës, humb jetën 6 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan.

Mësohet se një 6 vjeçar, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës ku jetonte dhe ka humbur jetën.



“Më datë 22.09.2021,rreth  orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan,  shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotē të rrethanave të ngjarjes.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha del sërish bllof/ Justifikohet me amerikanët dhe gënjen demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i PD Lulzim Basha pas përjashtimit anti-statutorë të ish liderit historik Sali Berisha nga Grupi Parlamentar, ka tentuar të justifikohet, duke gjetur si alibi, amerikanët.

Në një deklaratë sot për mediat Basha është shprehur se “Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur.”

Me këtë deklaratë Basha e ka zhytur akoma më shumë veten e tij në “batakun” ku ka rënë duke thelluar më tej mosbesimin e demokratëve.

LEXO EDHE:  Zbulohet skandali/ Drejtori i Soros, anëtar i Gjykatës së Strasburgut

LEXO EDHE:  Rama duhet të qeverisë vetëm apo me aleatët?/Befason deputeti i Bashës

Qeveria amerikane nuk ka dhënë asnjë vendim që të përjashtohet Berisha nga Grupi Parlamentar.

Çështja është tek vendimet anti-statuore dhe abuzimet e Lulzim Bashës.

Kuvendi do të shqyrtojë abuzimet e skandalet e Lulit, jo vendimet e SHBA, që në fakt nuk janë për përjashtime siç gënjen Luli./CNA.al

Basha shënon “autogol”/ Deklarata që “fundos” kreun e PD  



Nevoja për Opozitë

Krimi që fsheh Lulzim Basha

 

LEXO TE PLOTE