Spastrime në organin e akuzës/ Arta Marku “trondit” rrethin e Llallës
Pas ardhjes së Arta Markut në krye të Prokurorisë së përgjit...
Historiani Kastriot Dervishi, ka vijuar me publikimin e dokumenteve të kohës së komunizmit, për të dhënë një panoramë të realitet të asokohe.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Dervishi ka publikuar një letër të Muharrem Avdulla Xhakonit, nga Burreli, i cili ishte i burgosur në burgun e këtij qyteti, në të cilën tregon keqtrajtimet dhe vdekjet në këtë institucion të komunizmit.
Teksa publikon ekstraktin e letrës, Dervishi shkruan:
“Burgu i Burrelit, i njohur fillimisht si Burgu nr.3 dhe më pas si Reparti nr.321, përmblidhte të burgosurit më të rrezikshëm për regjimin komunist. Në rast se Shqipëria pushtohej prej ndonjë shteti, të gjithë të burgosurit e Burrelit ekzekutoheshin. Muharrem Avdulla Xhakoni, i vitlindjes 1924, u arrestua në vitin 1955 dhe u dënua me 12 vjet heqje lirie për tendencë arratisje, megjithëse ishte në Sukth kur u arrestua. Ishte një nga të dënuarit e këtij burgu. Më 20 shkurt 1963 ai dërgon një letër në të cilën bën të njohura torturat dhe vdekjet në Burgun e Burrelit.”
Më poshtë një ekstrakt nga letra:
Këtë ankesë po e ngre kundra ndihmësmjekut kapter Kamberit dhe kapter Asllanit, të dy efektivë të këtij reparti.
-Kur isha me temperaturë 40 nga gripi aziatik, kapter Asllani më ngriti nga dysheku, me futi në qeli, më zhveshi, më zbathi kur çimentoja ishte e lagur dhe temperatura e të ftohtit (ishte) 8 (gradë) nën zero. Mbas 8 orëve, në atë gjendje, më ngriu gjaku, u paralizova dhe humba ndjenjat. Kur erdha në vete, pashë se ndodhesha në dhomë. U ktheva në jetë nga masazhet e shokëve dhe borseta me ujë të ngrohtë.
-Herën e fundit, më ngre në mesnatë nga dysheku, më futi në qeli e pastaj së bashku me ndihmësmjekun Kamber, më zhveshin, më zbathin, më lidhin me hekura dhe kur duart m?u mpinë, kur duart u nxinë, atëherë m?i tërhoqën, m?i tundën në formë torture.
-Kapter Asllani më nxjerr në oborrin e burgut me imponim kur bien shira të rënda. Pleq, të sëmurë dhe të vobektë që janë të zbathur e me lecka, lagen në shi, pa pas zjarr, ndërresa dhe soba me u terë.
-Kur ecim, kërkohet një heshtje absolute. Po të thuash fjalën mirëmëngjesi, kapter Asllani të fut në qeli me gjithë pasojat e tjera, sikur të ishim hije të vdekura e jo qenie njerëzore të gjalla.
-Po të bësh 5 minuta gjimnastikë në vendin tënd, të fusin në qeli, të zbathur e të zhveshur. Kjo gjë na dëmton të gjithëve, sidomos ata që vuajnë nga reumatizma dhe paraliza të ndryshme.
-Ky kapter ka dhënë urdhër të prerë mos me la kokën, qafën, veshët dhe mos me përdor sapun në mëngjes. Viktimat e këtij urdhri janë me duzina të burgosur. Patër Donat Kurti, pse lau pak kokën, u dënua në birucë. Mori një ftohje në veshkë, si efekt i tre ditëve në qeli pa tesha. Ka tre muaj që bën kura, i shtruar në infermierinë e burgut.
-Kur hapen dyert me dalë në oborr, duhet të ecim me vrap, në formë krosi popullor. Në korridoret e ngushta këputen rripat e nallaneve, të sëmurët pleq rrëzohen. Të pasmit hipin sipër atyre që janë më përpara dhe përsëri dëgjohet e fuqishme komanda e rojës që thotë: vrap, vrap, vrap. Pra kolona tundet përsëri dhe ata që mbesin në bisht futen të gjithë në birucë.
-S?ka ditë që kur ka shërbimin kapter Asllani të mos zhvishen, zbathen e futen ndër birucat e lagura e gjithnjë pa tesha fjetje, 4-5 të burgosur.
-Me qenë se komanda e ka emëruar si kujdestar të rojeve të tjera, (kapter Asllani) i ka urdhëruar edhe ato të veprojnë si ai. Dënimet e tij, megjithëse të papërfshira në rregullore, të shumtat e rasteve i kalojnë 10-15-30 ditë, pa tesha fjetje, zhveshur, zbathur ndër birucat e lagura. 95% e dënimeve, janë arbitrare.
-Dënimi ynë në biruca që lagen me ujë shiu gjithë dimrit, të zhveshur, të zbathur e pa te sha fjetje, po na shkakton vazhdimisht sëmundje: gastrit, ulçer, interkolit, hemorroide, reumatizëm, paraliza të ndryshme dhe të gjitha sëmundjen e tjera tuberkulare… Dënime të tilla na kanë çuar dhe po na çojnë në një vdekje që vjen në forma graduale. Ato trupa që me rezistencën e tyre natyrale e durojnë, mbeten invalidë për jetë. /CNA.al
Pas ardhjes së Arta Markut në krye të Prokurorisë së përgjit...
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, me anë të një pos...
Pas grabitjes së ndodhur më 14 shkurt në Rrëshen, ku 4 perso...
Dy grabitje kanë ndodhur brenda natës së djeshme në Malësi t...
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka marrë pjesë në konferencë...
Dajlet ne media të Ramës e Nikollës sa i përket sigurisë në...
Ministria e Mbrojtjes, ka raportuar sot për situatën e kriju...
(Pas takimeve me demokratët e Korçës, Pogradecit dhe Devolli...
Procesi i Vetingut pritet që të spastrojë së pari radhët e o...
Procesi i vetingut ende nuk ka dhënë rezultate, ndërsa prits...
Zgjedhjet lokale kanë tundur bazën e Partisë Socialiste, pas...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, 4 mars 2018....
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
DASHI21. mars – 20. prillDite mjaft euforike kjo e sotmja pë...
Mosratifikimi ende i marrëveshjes për demarkacionin e kufiri...
Valon Sadiku, është njëri ndër shqiptarët i cili është i suk...
Prodhuesit nga Kosova kërkojnë më shumë hapësirë për t’i pla...
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes n...
Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia janë anëtarë të Kombeve të Ba...
Sikurse vendi jonë edhe Maqedonia vijon të vuaj të njejtin f...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...