LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Elton Deda i revoltuar: Gjithçka ordinere që ndodh pasqyrohet me zell, por....

4 Mars 2018, 21:25, Aktualitet CNA

Këngëtari Elton Deda, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, është shprehur i revoltuar dhe akuzon mediat se i kushtojnë pak vëmendje kulturës, pasi sipas tij merren me njerëz pas asnjë vlerë.

Ai shprehet se në vendin tonë vlerë kanë vetëm ordinerët, ndërsa ata që bëjnë art nuk kujtohen në asnjë media, e sipas tij kjo është vërtet për të ardhur keq.

Postimi i plotë

Gjithçka ordinere qe ndodh, histori seksi ose njerez pa asnje lloj vlere qe behen te famshem brenda dites, lajme pa kurrfare brendie, servilizma per perkrahje politike, ose futje hundesh neper gjera private te njerezve?

Keto i bejne me shume qejf dhe zell.

Por askush nuk foli per koncertin e 3 Musketiereve dhe as per koncertin e Albanit, per kete ere te re qe po e gezon qytetin tone.

Askujt nga mediat tona nuk i intereson kultura dhe gjerat e mira qe me aq mundim i bejme.

Kjo eshte vertet per te ardhur keq. /CNA.al

Lajmet e fundit nga