LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detajet/ Fillon reality show më i ri shqiptar i prezantuar nga Albana Osmani

4 Mars 2018, 11:20, Lifestyle CNA

E ftuar sot në “Thumb” ishte moderatorja e njohur Albana Osmani e cila gjatë intervistës zbuloi edhe projektin e saj më të ri, një reality show që do fillojë së shpejti dhe që do të jetë i lidhur edhe me nismën e saj “Ti je një luledielli”.

“Po planifikoj të bëj një show, një projekt në Youtube i cili do të jetë i titruar dhe i përkthyer në anglisht me qëllimin që të shikohet kudo. Duhet sensibilizohet dhe mbahet audienca e mirëinformuar dhe update-uar me gjithçka që ndodh rreth kësaj nisme”, tregoi Albana duke u shprehur se nuk do ketë asnjë përfitim monetar, por gjithçka do e bëj vullntetarisht.

“Nuk po e nis në Youtube pastaj të kaloj ne televizion, se unë aty jam. Është një show që nga klikimet të fitoj për të paguar stafin dhe të zhvillojmë idetë tona. Show do të jetë si reality, pak Ellen Degeneres por e lidhur me nismën. Do të jetë një herë në javë”, zbuloi moderatorja./CNA

Lajmet e fundit nga