Connect with Us

Itali, në pranga dy kushërinj për trafikim kokaine

Kronika

Itali, në pranga dy kushërinj për trafikim kokaine

Publikuar

-

Marsi ka filluar ters për narkosat tanë në Itali. Kapje pas kapjes kokaine, heroine dhe kanabisi. Rasti më i fundit është ai në Provincën e Vincencas, ku karabinierët arrestuan Xhuljo Aliajn 24 vjeç dhe kushëririn e tij Sokol Hadërajn 34 vjeç.

Dy shqiptarëve ju kap një kile kokanë si edhe 5 000 euro kesh të dyshuara si të fituara nga shitja e drogës. Shqiptarët e sillnin drogën direkt nga grosistët në Shqipëri, ndërsa e strehonin në banesën e të dashurës së Xhuljos.

LEXO EDHE:  Foto-Kush është "Lenka Çuko" e Italisë?

Blerësit paguanin me pare në dorë, ndërsa kur nuk kishin euro paguanin duke i dhënë 2 shqiptarëve arturina, vetura e sende të tjera me vlerë.

Ndërsa 2 kushërinjtë shqiptarë përfunduan në burg, italiania u la në arrest shtëpie, sepse do të kujdesej për një bebe, që e kishte ende në gji./Gjergj Thanasi

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dëmet nga tërmeti/ Arrest me burg” për ish-kreu i ALUIZNI-it

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Durrësit ka caktuar në mungesë masën “arrest me burg” për personat e  shpallur në kërkim në lidhje me dëmet e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mësohet se Prokuria ka kërkuar burg për ish-kreun e ALUIZN-it, Flamur Gjuzi, Artur Çelën, Skerdiliad Bellon si dhe Artemis Malkon.

Po ashtu, e njëjta masë është kërkuar dhe për Rasim Shehun dhe Aldo Dakavellin.

Kujtojmë se mbrëmjen e 13 dhjetorit policia ndërmori një valë të gjerë arrestimesh në Durrës, zyrtarë e ish-zyrtarë, ndërtues, arkitekt, inxhinierë si dhe biznesmenë, pasi akuzohen se kanë shkelur ligjin, duke sjellë dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti ku humbën jetën 51 persona.

LEXO EDHE:  Dorëzohet drejtësia italiane/ Liron nga burgu binjakët shqiptarë

LEXO EDHE:  Foto-Kush është "Lenka Çuko" e Italisë?

Mësohet se në këtë operacion u lëshuan 17 urdhër-arreste.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi të ndryshonte dëshminë/ Arrestohet avokati i mësuesit “zhigolo” në Fier

Publikuar

-

Nga

Avokati i profesorit Agron Bego i përfshirë në video-skandalin e “Stop” ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi që të ndryshonte dëshminë e një prej vajzave të ngacmuara seksualisht.

Niko Bega, 53 vjeç, banues në Fier, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si avokat, i ka kërkuar një shtetasi të ndikonte te nxënësja që të ndryshonte thëniet e saj në ngarkim të klientit të avokatit i cili është me masë sigurimi “Arrest me burg” për veprën penale “Ngacmim seksual”.

LEXO EDHE:  Ditë zie në Itali, tërmeti shkaktoi 290 të vdekur

LEXO EDHE:  Shqiptarët po konkurrojnë organizatat mafioze në Itali

Materialet i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme.

“Stop” transmetoi dje se avokati i profesorit Agron Bego, Niko Bega, është filmuar duke i kërkuar një shokut të vajzës së parë të ngacmuar seksualisht, që ajo të ndryshonte dëshminë.

Ai i thoshte se do t’i tregonte vetë se çfarë të dëshmonte dhe se duhej të shprehej se: “Agroni s’më ka kërkuar seks”.

Akuza që rendon sakaq mbi avokatin Bega është ajo “Korrupsion aktiv”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Keqtrajtoi seksualisht një vajzë në klub nate/ Dënohet me 1 vit burg 29-vjeçari shqiptar në Skoci

Publikuar

-

Nga

Një 29-vjeçar shqiptar është dënuar me 1 vit burg pasi akuzohet se ka keqtrajtuar seksualisht një vajzë në një klub nate.

I arrestuari është identifikuar si Edison Bala ndërsa ngjarja është regjistruar në klubin e natës në Downtown, Skoci në maj të vitit 2018.

Sipas medias së huaj, viktima është shprehur se ka tentuar të kryejë vetvrasje pas gjendjes së rëndë psikologjike.

LEXO TE PLOTE