LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grabitja me armë në Fier/ Ndërron jetë një i plagosur

3 Mars 2018, 07:49, Kronika CNA

Një nga dy personat që mbeti i plagosur dje me armë zjarri në Fier, pasi ndërhyri për të ndalur agresorët të grabisnin një pikë këmbimi valutor ka ndërruar jetë.

Nga të dhënat mësohet se viktima ndërruar jetë sot në spitalin e Traumës dhe është shtetasi me iniciale A.V, vjeç 53.

I plagosuri tjetër që është pronari i pikës së këmbimit valutor, shtetasi Gëzim Hoxha, është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia arriti të kapë në kohë rekord autorët e dyshuar, Zini Fyraj, Lulëzim Demiraj, Dashamir Gergali.

Ngjarja, njoftimi i policisë:
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:55 ku dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një pikë së Exhange pranë ?Zogut të Zi? në Fier. Ata kanë plagosur pronarin e pikës së këmbimit valutor, Gëzim Hoxhën dhe 53-vjeçarin Agur Vrenozi, pronar i godinës ku ndodhet pika e këmbimit valutor. Grabitësit kanë qëlluar dhe janë larguar me një makinë tip ?Benz? me targa AA879JG, ku priste bashkëpunëtori i tyre.

Njoftimi i policisë:
Në ndjekje nga policia kapet në lumin pranë fshatit Baltëz njëri prej autorëve i cili për t?i shpëtuar policisë u hodh në lumë. Autori i dytë kapet te ura e Baltëzës. Gjithashtu kapet autori i tretë i cili ishte fshehur në një banesë në fshatin Baltëz.

Arrestohen në flagrancë shtetasit:
Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë.
Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë.
Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Arrestim i tyre u bë pasi në datën 02.03.2018, rreth orës 10:55 në vendin e quajtur ?Zogu i Zi? Fier këta shtetas nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një pikë këmbimi valutor.

Autorët e dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë janë plagosur 2 shtetas, pronari i exchange, shtetssi G.H, 64 vjeç dhe një shtetas tjetër që ndodhej aty pranë, shtetasi A.V, 53 vjeç.

Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë polica u vu në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar me mjetin tip ?Benz? me targa AA 879 JG (dyshohen të jenë të falsifikuara).

Si rezultat i ndjekjes nga policia, autorët braktisën mjetin dhe u larguan me vrap në këmbë.
Policia kapi fillimisht njërin prej autorëve i cili në përpjekje për t?i shpëtuar policisë u hodh në lumin pranë fshatit Baltëz.

Pas ndjekjes u kap autori i dytë në vendin e quajtur ?Ura e Baltëzës? si edhe autori i tretë në një banesë në fshatin Baltëz. Policia ka sekuestruar çantën me paratë që u vodhën në exchange.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga