Connect with Us

Abuzime me tokat në bregdet/ Ish-funksionarët po tentojnë të humbasin gjurmët e krimit

Nen Kryesore 2

Abuzime me tokat në bregdet/ Ish-funksionarët po tentojnë të humbasin gjurmët e krimit

Publikuar

-

Ajo që ka ndodhur përgjatë këtyre viteve me tokat në bregdet është e paimagjinueshme.

Në  zonat bregdetare dhe turistike ku lakmia për të pasur një tokë është më e madhe, pronat janë ndarë, si mall pa zot

Për ti vënë fre këtij abuzimi dhe për të dërguar para drejtësisë abuzuesit, kreu i ALUIZN –it, Artan Lame ka njoftuar se qeveria po përgatit një skemë veprimi për të qartësuar mish-mashin  me zonat bregdetare të vendit.

Më pas pronat me të cilat është abuzuar, do të rigrupohen në duart e shtetit dhe do të kalojnë për kompesim tek ish-pronarët si dhe do të përdoren për turizëm.

Sipas Lames, abuzimet më të mëdha me tokat në bregdet kanë ndodhur , në Velipojë, Shëngjin, Lezhë, Ishull-Lezhë, Gjirin e Lalëzit, Spille, Nartë, Orikum etj.

LEXO EDHE:  Sekretari i PD Korce ne ndjekje penale per here te dyte

“Janë ndarë disa toka bujqësore në zonën e rërës në plazh, janë ndërruar zërat kadastralë duke i kthyer në toka të pafrytshme, në toka bujqësore etj. Janë 30 mijë parcela gjatë gjithë bregdetit. Ditët e fundit, një pjesë po mundohen të humbasin gjurmët e krimit duke i shitur dhe rishitur apo duke i ndarë. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien në kurthe të tilla. Pas tyre fshihen ish-funksionarë që kanë përfituar prona të paligjshme dhe tani në panik përpiqen t’i heqin qafe me çfarëdo lloj çmimi”, ka thënë Lame.

Në procesin që fillon  këto ditë, rol kryesor do të kenë prefektët, të cilët do të bëjnë “krehjen” e abuzimeve në zonat bregdetare./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nen Kryesore 2

Muaji i Mjaltit: Cila është historia e vërtetë e kësaj tradite romantike

Publikuar

-

Nga

Muaji i Mjaltit, është një pushim tradicional, ku të porsamartuar shijojnë ditët e para të martesës, duke pasur një intimitet maksimal mes tyre, larg shtëpisë dhe të afërmve të tyre. Ai është një largim i çiftit drejt një destinacioni ekzotik ose romantik, dhe një arratisje e vogël nga realiteti, që si rregull duhet t’u sigurojë intimitet dhe rehati në ditët e para të martesës, si dhe një shans që ata të forcojnë më tej lidhjen e tyre.

Muajt e Mjaltit në kohët moderne, të konceptuara si udhëtime për pushime për të porsamartuarit menjëherë pas dasmës, u përhapën diku në fundin e shekullit XIX-të, gjatë të ashtuquajturës  La Belle Époque (Epoka e Bukur), dhe rilindjes kulturore të Evropës.

Në ato kohë të gëzueshme, qytete si Parisi, Venecia, Roma dhe Verona, u bënë qendrat kryeore të inovacioneve teknologjike, shkencore dhe kulturore, dhe vende që ofruan forma të reja dhe emocionuese të argëtimit. Këto vende, ishin ëndërra e përmbushur e çdo çifti të ri.

Në fund të ceremonisë martesore, çiftet përshëndeteshin me nxitim me të afërmit dhe dasmorët për të kapur trenin apo vaporin e linjës, në mënyrë që të zinin një vend në rreshtat e parë për shfaqjet më madhështore të kohës në një nga kabaretë apo sallat e shumta të vallëzimit.

Ata vdisnin për “The Moulin Rouge”, për një shëtitje nën Kullën Eifel në Paris, apo për një udhëtim tejet romantic me gondola nëpër kanalet e Venecias. Kjo traditë kulturore perëndimore e një çifti të porsamartuar që shkon me pushime, daton që nga fillimi i shekullit XIX-të në Britaninë e Madhe.

Atje, çiftet e martuara të shtresave të pasura, do të ndërmerrnin atë që quhej “turneu nusësor”. Të shoqëruar nga miqtë ose familja, turneu i tyre përbëhej kryesisht nga vizita të planifikuara tek të afërmit, të cilët për ndonjë arsye apo tjetrën, nuk kishin marrë dot pjesë në ceremoninë martesore.

Kjo praktikë, u kopjua shumë shpejt në çdo pjesë të kontinentit, dhe në Francë që nga vitet 1820 ajo njihej si ‘Voyage à la façon Anglaise’, ose një udhëtim në stilin anglez. “Turneu nusëror” ka evoluar me kalimin e kohës, duke lënë pas të afërmit dhe miqtë.

LEXO EDHE:  Pushooo!- Artan Lame rikthehet në studion e Fevziut/Surpriza që i bëri! (Foto)

LEXO EDHE:  Skema e mashtrimit me TVSH/ Zbardhen të tjera detaje, zbulohen 5 kompani fantazmë

Sot, ky udhëtim është një festë e veçantë, dhe një muaj emocionues për të porsamartuarit. Edhe pse nuk ka ndonjë shpjegim dhe etimologji të fjalës “Honeymoon” në Fjalorin Anglez të Oksfordit, ka shembuj të tjerë që datojnë nga shekulli XVI-të, ku një term i ngjashëm “honey moone” u regjistrua për herë të parë në vitin 1546.

Ajo përfaqësonte idenë se muaji i parë i martesës, është më i ëmbli nga të gjithë. Në fakt, disa të dhëna, edhe pse të diskutueshme, tregojnë se në disa gojëdhëna të hershme, që në shekullin V-të, kur kalimi i kohës matej me ciklet e hënës, donte të thoshte pikërisht këtë.

Të porsamartuarve u jepej me vete një furnizim 1-mujor me Mead, një pije alkoolike e prodhuar nga mjalti i fermentuar, që duhet ta konsumonin çdo ditë, me bindjen se duke vepruar kështu, ata do të bëheshin me fëmijë deri në fund të atij viti.

Gjatë kohërave mesjetare, në Irlandë, Uells, Gjermani ose Skandinavi, mead (vera prej mjalti), ishte tradicionalisht një pjesë e ritualit të martesës. Pas dasmës, nusja dhe dhëndri furnizoheshin sa duhet me këtë pije alkoolike me bazë mjaltin, që ta kishin deri në kalimin e një Hëne të plotë. Duke besuar se ajo zotënte veti afrodiziake, ata inkurajoheshin ta konsumonin gjatë Hënës së tyre të parë së bashku, për të sjellë fat të mirë në martesën e tyre. Ata besonin se konsumi i kësaj pijeje, do ta nxiste çiftin të kishte shumë pjellori. Nga ai ritual, lindi edhe termi “Muaj Mjalti”. Sot ka shumë fjalë në gjuhë të tjera, me një kuptim dhe referenca kulturore të ngjashme. Megjithatë kur përkthehen, ato zbulojnë që të gjitha të njëjtin cikël hënor. Forma franceze përkthehet në “Hëna e Mjaltit” (lune de miel), ashtu si spanjishtja (luna de miel), rumanishtja (luna de miere), portugalishtja (lua de mel) dhe ajo italiane (luna di miele)./Pergatiti CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Eunukët dhe dylberët e Erdoganit në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, njihet si një person  me autoritet të fortë, por edhe një njëri që kërkon të jetë sulltani i ri i Turqisë dhe euro – azisë, duke shkelur jo pak mbi demokracinë, liritë dhe të drejtat e njeriut.

Erdogan, jeton në një pallat si sulltani dikur dhe tashmë ai ka nevoja të shumta. Haremet e tij duhet ti mbushë plot me eunuke e dylberë, përveç valltareve që do kënaqin sulltanin e ri.

Mesa duket eunukun dhe dylberë ka kërkuar të ketë edhe nga Shqipëria, që dikur i ngriti shpatën, por 500 vjen e mbajti nën thundër duke e robëruar dhe coptuar në fund.

Sulltani i ri Erdogan, stimuloi pak vite më parë një “grusht shteti” të cilin u duk se e komandoi nga avioni i tij, por në fund “grushti” dështoi dhe Erdogan thjesht forcoi pozitat e tij .

Për të kujtuar këtë ngjarje “historike” sulltani duke përdorur eunukët dhe dylberët e tij në Tiranë gjeti një vend për përmendoren e dëshmorëve të “grushtit të shtetit”.

Dhe “djemtë” që ka në Tiranë menjëherë ja plotësuan porosinë.

Si pjesë e haremit të sulltanit të ri, stërniprit e Skëndërbeut do ngrinin një memorial për një ngjarje që nuk kishte ndodhur në vendin e tyre por tek Sulltani i ri i euro-azisë.

LEXO EDHE:  Artan Lame shpërthen ndaj Kumbaros/Po sillemi me kalatë, si të marrët e Kalifatit me monumentet

LEXO EDHE:  Korrupsioni në KESH/ Pse fshihet dosja e abuzimeve të ish-drejtorit Agron Hetoja

Memoral u quajt, por me Shqipërinë nuk ka asnjë lidhje, duket thjesht si varri i bimbashit të Gjirokastrës, vrarë nga djemtë e çetës të Çerçiz Topullit.

Eunukët dhe dylberët e Tiranës heshtin, disa festojnë e flasin, janë më shumë turq se shqiptarë. Por “patrioti” ynë i madh që e kemi kryeministër, na doli pjesë e haremit, eunuk apo dylber ta zgjedhë vetë. Nuk ikën larg as kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, që në fakt është i freskët për harem por ngelet shoqërues i kryeministrit tonë dhe “qejfeve” të tij politike. Lali eunuk apo dylber?! Pas tyre shkon edhe Lulzim Basha, që nuk thotë një fjalë si kryetar opozite për këtë turp dhe skandal politik në Ssqipëri. Hesht edhe çuni nga skrapari Ilir Meta që e kemi president. Heshtin elitat e PS, PD, LSI etj etj, pa folur për ata që i mbështesin e flasin në emër të tyre.

Të gjithë së bashku nuk janë asgjë tjetër, thjesht eunukë, të tredhur, dylberë, të përdhunuar nga Erdogani dhe interesat e tij politike. Janë çunat e haremit të sulltan Erdoganit, janë ata që turpërojnë Shqipërinë.

Të paktën jemi të sigurt se sulltani e ka haremin plot me eunukë e dylberë, që pretendojnë se janë pasardhës të Skëndërbeut./Elvi FundoCNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bleu patundshmëri dhe ndërtoi pa leje/ Si e shtoi pasurinë në 8 vite Ramiz Lala

Publikuar

-

Nga

Kreu i Gjykatës Administrative të Gjirokastër, Ramiz Lala pritet të dalë nesër në seancën e Vettingut.

Rivlerësimi i tij do të bëhet nga trupa e gjyqtarëve Etleda Çiftja, Firdes Shuli dhe  Pamela Qirko.

Gjyqtari Ramiz Lala, i zhvendosur nga Kukësi në Tiranë dhe i punësuar fillimisht në Përmet dhe më pas në Gjirokastër,  ka konsiderueshëm pasuri të patundshme.

Ai deklaron se ka bërë ndërtime pa leje në zonën e Paskuqanit, në Tiranë dhe se e ka legalizuar më vone.

Bëhet fjalë pas viteve ku ai ka nisur punën si gjyqtare.

Në deklaratën fillestare atë vitit 2010, sipas të dhënave të ILDKPKI-së, rezulon se ai kishte në pronësi dy apartamente, pasuri të patundshme, tokë, arë si dhe  një automjet që kushtonte 4 000 marka.

Ai deklaron apartamente, njërin me sipërfaqe 85 m2 me vlerë 650 000 lekë që në vitin 2011 e ka shitur në shumën në shumën 4 400 000 lekë  dhe apartamentin  tjetër në Tiranë me sipërfaqe 86 m2, në Tiranë  me vlerë 51 960 euro.

Në vitin 1993 ai thotë seka blerë një tokë me sipërfaqe 600 m2 me vlerë 60 000 lekë.

Në vitin 2012, bashkëshortja e tij nga zyra e papunësimit në Kukës, siç deklaron ai, është punësuar në Tiranë, si mësuese në ciklin parashkollor.

Nuk dihet se si i është gjetur vendi, por dihet se familjarët e gjyqtarëve kanë përfituar jo vetëm punë por edhe më tepër.

Nga viti 2013 deri në vitin 2015 ëhstë marrë me legalizime të pasurisë së patundshme në Tiranë, të cilën e ka blerë në vlera të ulta.

Ndërsa në vitin 2018 ka deklaruar se ka blerë një  automjet, Benz Mercedez, modeli, E220 CDI me vlerë 620 000 lekë.

Më poshtë do të gjeni të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Ramiz Lala, i cili në 8 vite gjyqtar ka një pasuri të majme.

 Viti 2010 (Deklarata fill estare)

Apartament banimi me sip.85 m2 me vlerë 650 000 lekë

Apartament banimi me sip.86 m2, në Tiranë  me vlerë 51 960 euro.

Tokë, 600 m2 blerë në vitin 1993 me vlerë 60 000 lekë.

Tokë bujqësore në Kukës me sip 4 561 m2, përfituar me ligjin 7 501.

Automjet tip Benz, 190 , vit prodhimi 1986 , blerë në vitin 2000, me vlerë 4 000 marka.

Të ardhura nga aktiviteti privat për periudhën 2000-2006, në shumën 5 000 euro.

Të ardhura nga puna në aeroportin e  Kukës, në vitet 2006-2010, në shumën 63 000 lekë.

Të ardhura nga paga mujor në Ministrinë e Drejtësisë, 65 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Bashkinë e Kukësit, 25 000 lekë.

Viti 2010 (Deklarata vjetore)

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Përmet, 78 251 lekë.

Shpërblim, 7 200 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nëpërmjet Zyrës së Papunësisë në Kukës, 7 700 lekë.

LEXO EDHE:  Artan Lame shpërthen ndaj Kumbaros/Po sillemi me kalatë, si të marrët e Kalifatit me monumentet

LEXO EDHE:  Shembja e shtëpive në Astir/ Lame bën përgjegjës Bashën dhe Berishën

Viti 2011

Ka shitur apartamentin me sip 85 m2, në shumën 4 400 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, 929 971 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nëpërmjet Zyrës së Papunësisë në Kukës, 57 866 lekë.

Kredi konsumatore 925 000 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga paga si gjyqtar, 871 907 lekë.

Të ardhura në emër të bashkëshortes Vera Lala, nëpërmjet Drejtorisë Rajonale të Arsimit, Tiranë, 451 222 lekë.

Viti 2013

Ka paraqitur për legalizim një pasuri  të patundshme , shtëpi banimi, në Paskuqan me sipërfaqe bazë ndërtimi pa leje 92 m2, ndërsa sipërfaqja e përgjithshme e ndërtimit pa leje është 209 m2. Vlera e ndërtimit është 998 780 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, dhe kryetarit të Gjykatës Gjirokastër, 1 026 221 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si edukatore në Tiranë, 448 716 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si gjyqtar, dhe kryetarit të Gjykatës Gjirokastër, 1 166 352 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si edukatore në Tiranë, 544 974 lekë.

Kredi 5 000 000 lekë, marre me afat 3 vjeçar për të likujduar një tjetër kredi.

Bashkëshortja ka blerë një autoveturë të markës Damler Chrysler, në vlerë 290 000 lekë.

Viti 2015

Ka regjistruar në hipotekë, arë dhe truall me sip totale 90.5 m2 dhe sipërfaqe ndërtimore 90.5 m2. Prona në bashkëpronësi me të atin.

Regjistruar në hipotekë, sip e tokës arë prej 140 m2 me vlerë 32.200 lekë.

Ka legalizuar një ndërtim pa leje, që nuk e cilëson se çfarë është.

Gjendje cash, 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, dhe kryetarit të Gjykatës Gjirokastër 1191607 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si edukatore në Tiranë, 408 858 lekë.

Gjendje cash në emër të gruas, 100 000 lekë.

Viti 2016

Kursime, 450 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, dhe kryetarit të Gjykatës Administrative, Gjirokastër, 1 207 495 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si edukatore në Tiranë, 511 608 lekë.

Viti 2017

Ka shitur pasurinë  me sip 71.3 m2  me vlerë 32 000 lekë.

Kursime cash, shtesë, 100 000 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 13 128 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, dhe kryetarit të Gjykatës Administrative, Gjirokastër, 1 223 147 lekë.

Ka shlyer kredinë prej 5 000 000 lekë.

Viti 2018

Blerje automjeti, Benz Mercedez, modeli, E220 CDI me vlerë 620 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, dhe kryetarit të Gjykatës Administrative, Gjirokastër, 1 240 389 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 68608.53 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si edukatore në Tiranë, 551 724 lekë./CNA.al

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: