LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal/ Qeveria nis kontrollin e profileve në rrjetet sociale për punonjësit e administratës

2 Mars 2018, 22:19, Aktualitet CNA
Skandal/ Qeveria nis kontrollin e profileve në rrjetet sociale për

Qeveria nis kontrollin e profileve personale në rrjetet sociale për punonjësit e administratës.

Emisioni investigativ STOP ka publikuar këtë të premte një shkresë zyrtare, e dalë nga ALUIZNI, e cila i drejtohet të gjithë punonjësve të saj me direktiva nga më absurdet.

Institucioni i drejtuar nga Artan Lame, u kërkon punonjësve të tij që të fshijnë nga rrjetet sociale materiale apo fotografi që nuk përputhen me ?etikën e administratës?…

Më poshtë shkresa e sjellë nga zëdhënësja e ALUIZNI-t, drejtuar punonjësve.

-Spastroni në Facebook-un profilet tuaja dhe të punonjësve tuaj nga fotografi, material apo komente, që nuk përputhen me etikën e punonjësit të administratës publike. Punonjësit, nga ana tjetër, duhet të bëjnë ?share? publikimet e faqes së institucionit.

-Në lidhje me daljet publike në mediat e shkruara apo vizive, lokale apo kombëtare ju lutem do na vini në dijeni. Do ishte shumë mirë që të jeni sa më shumë prezent në media.

-Ndërsa zyrat e hipotekës, një herë në javë të bëjnë gati listën e personave, që kanë regjistruar pronën.

Lajmet e fundit nga