LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacionet plastike që do pësojnë rritje në 2018-n

2 Mars 2018, 22:10, Lifestyle CNA
Operacionet plastike që do pësojnë rritje në 2018-n

Operacionet plastike do jenë gjithmonë të kërkuara nga femrat dhe jo vetëm.

Ka  pasur një zhvendosje të madhe drejt procedurave më pak invazive në industrinë e kirurgjisë plastike, sipas të dhënave nga Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë .

ASPS ka vënë re një rritje prej 200 për qind në shërbimet si botox apo tërheqja e lëkurës nga viti 2000. Në përgjithësi, numri i përgjithshëm i procedurave kozmetike është ende në ngritje.

1.Zmadhimi i gjoksit

2017-a pati një numër total prej 300,378 ndërhyrjesh në gjoks, veçanërisht nëpërmjet injektimit të yndyrës së transplantuar nga një pjesë tjetër e trupit, sipas ASPS.

2.Lipostuksioni

246,354 ndërhyrje për thithjen e masës dhjamore janë kryer në 2017-n, 5 për qind më shumë se në 2016, sipas ASPS.

3.Rinoplastika

218,924 operacione hunde janë kryer në vitin 2017. Viti 2017 kishte 2 për qind më ndërhyrje në  hundë se sa viti 2016, sipas ASPS.

4.Blefaroplastika

Është kirurgjia kozmetike për të hequr lëkurën ose masën dhjamore të tepërt nga qepallat. Në 2017-n mjekët kryen 209.571 operacione  të tilla.

5.Abdominoplastika

Heqja e dhjamit të tepërt të barkut apo lëkurës dhe restaurimi i muskujve të stomakut u rrit me 2%  në 2017-n me një total prej 129,753 procedurash./CNA.al

Lajmet e fundit nga