LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndihma ekonomike/ Duma ngre alarmin: Mund të ketë vetëvrasje

2 Mars 2018, 20:56, Politikë CNA

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e emisionit “Ekopolitikë” të televizionit “Ora News”, ka vijuar me sulmet ndaj qeverisë lidhur me skemën e ndihmës ekonomike.

Duma u shpreh se nuk janë 20 mijë familje të larguara nga skema e ndihmës ekonomike, por janë rreth 30 mijë të tilla. Ajo tha se ata janë larguar padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike, që sipas saj është jotransparente.

Duma u shpreh se në kontaktet e saj ka shumë persona që i janë shprehur se do t’i japin fund jetës, pasi nuk e përballojnë dot varfërinë dhe nuk ushqejnë dot familjen me bukë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga